
Të gjithë jetojmë më gjatë, por në vend se të përpiqemi të qëndrojmë të rinj, pse të mos mësojmë si të plakemi mirë?
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra anglezë shkuan në front, ndërsa gratë zunë vendin e tyre në fuqinë punëtore. Fabrikat u mbushën me miliona gra, ndërsa pikërisht në atë periudhë futbolli i femrave fitoi një rëndësi të veçantë, në mungesë të ekipeve të përbëra nga meshkujt.
Në fabrikën “Dick, Kerr and Co.” në qytetin veriperëndimor anglez Preston, gratë shtynin lokomotivat me lëndën e parë dhe municionet e reja që prodhoheshin nga linjat e montimit. Gjatë kohës së pirjes së çajit dhe pushimeve të drekës, gratë më të reja në moshë luanin futboll në oborrin e fabrikës dhe mundnin rregullisht ekipet amatore të meshkujve.
Duke parë talentin e grave, administratori i fabrikës Alfred Frenklend themeloi ekipin “Dick, Kerr Ladies” për t’u angazhuar në ndeshje bamirësie me synim mbledhjen e fondeve për ushtarakët e plagosur në fushën e betejës. “Dick, Kerr Ladies” nuk ishte skuadra e parë e futbollit të femrave në Angli, por shumë shpejt ajo tregoi se ishte më e mira.
Ditën e Krishtlindjes së vitit 1917, rreth 10.000 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Deepdale’ që i përkiste ekipit të njohur të meshkujve “Preston North End”, për të parë “Dick, Kerr Ladies” që atë ditë mposhtën me rezultatin 4-0 ekipin “Arundel Coulthard Factory”.
Në fillim tifozët mund të jenë tërhequr nga kurioziteti. Por aftësia e jashtëzakonshme e vajzave të fabrikës së municioneve, i mahniti po aq sa edhe i argëtoi. Duke qenë shumë i aftë në zbulimin e talenteve, Frenklend rekrutoi në skuadër lojtare si fenomeni Lili Parr, 14-vjeçe, që ishte e jashtëzakonshme në depërtimet e saj në krahun e majtë kur luajti me skuadrën “St. Helen’s Ladies” në një ndeshje kundër ekipit të tij.
Sipas shoqes së skuadrës Xhoan Uollej, Parr kishte “një goditje të fortë si të një mushke”. Aq sa thuhet se në një rast goditja e saj nga distanca i theu krahun një portieri profesionist mashkull. Sipas Muzeut Kombëtar të Futbollit të Anglisë, ajo shënoi 43 gola në sezonin e saj të parë, dhe adoleshentja 1.83 metra e gjatë u bë shumë shpejt ylli më i famshëm i ekipit.
Të veshura me fanella me vija bardh e zi, pantallona të shkurtra ngjyrë blu dhe kapele për të mos i penguar flokët gjatë lojës “Dick, Kerr Ladies” dominuan ekipet e zonës. Madje ato mundën disa herë skuadrën kombëtare franceze gjatë një serie ndërkombëtare ndeshjes në vitin 1920.
Në “Ditën e Boksit”, më shumë se 50.000 tifozë mësynë në shkallët e stadiumit “Goodison Park”, një nga famshmit në Liverpul, për të parë fitoren 4-0 të “Dick, Kerr Ladies” ndaj “St. Helen’s Ladies”. 10.000 tifozë të tjerë mbetën jashtë stadiumit.
Geil Njusham, autore e librit “Në ligën e tyre: Dick, Kerr Ladies 1917-1965”, gratë u bënë aq të famshme saqë luajtën më shumë se 60 ndeshje vetëm gjatë vitit 1921, ndërsa vazhdonin të punonin më kohë të plotë në fabrikën e municioneve.
Ato tërhoqën turma që herë pas here arrinin në 25.000 në disa nga stadiumet më të njohura të Britanisë si “Stamford Bridge” në Londër, “Old Trafford” në Mançester, “Celtic Park” në Gllasgou dhe “Tynecastle Park” në Edinburg. Por popullariteti i madhi i futbollit të femrave, nisi të shihej si një kërcënim për atë të meshkujve.
Ndaj më 5 dhjetor 1921, Shoqata e Futbollit të Anglisë (FA) i ndaloi anëtarët e saj të lejonin ekipet e futbollisteve femra që të përdornin fushat e tyre. “Loja e futbollit është shumë e papërshtatshme për femrat dhe nuk duhet të inkurajohet”- shprehej në deklaratën e saj federata angleze e futbollit.
Edhe pse nuk u ndaluan plotësisht, skuadrat e femrave u penguan që të luanin në stadiumet e futbollit në qytetet e mëdha përpara turmave të mëdha. Të detyruara të luanin në vende më të vogla dhe në terrene kriketi, “Dick, Kerr Ladies” e vazhduan aktivitetin.
Skuadra prej 16 femrash kishte shpresa të mëdha për të organizuar një turne në Amerikën e Veriut në vjeshtën e vitit 1922. Por kur mbërritën në Kanada, mësuan se edhe organi drejtues i sportit në atë vend, i refuzoi futbollistet femra dhe i ndaloi të luanin. Shtetet e Bashkuara u treguan më të hapura.
Por pavarësisht një bumi që po vërehej te futbolli amerikan në vitet 1920, nuk kishte ende ekipe për femra. “Femrat futbolliste në këtë qytet, janë pothuajse aq të pakta sa edhe dhëmbët e pulave”-shkruante në një artikull në vitin 1922 gazeta lokale “Philadelphia Inquirer”, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për vendin në tërësi.
“Dick, Kerr Ladies" u detyruan të përballen me ekipet e meshkujve, përfshirë disa nga Liga Amerikane e Futbollit e nivelit më të lartë. “Ajo që vajzave u mungonte në lëvizjen e shpejtë të këmbëve, e kompensonin me kombinimet e zgjuara, dhe pasimet e tyre u shoqëruan vazhdimisht me duartrokitje”- raportoi gazeta "New York Times" pas ndeshjes së tyre të parë, ku humbën 6-3 ndaj ekipit të meshkujve “Paterson FC” të Nju Xhersit.
“Dick, Kerr Ladies” luajtën 9 ndeshje kundër meshkujve. Ato fituan 3, humbën 3 dhe barazuan 3. Ndeshjet u ndodhën nga turma spektatorësh midis 4.000 dhe 10.000 personave.
Ato ndeshje sfiduan rolet e zakonshme shoqërore për gratë. Kur Lili Parr u tërhoq në vitin 1951, ajo kishte shënuar rreth 900 gola në karrierën e saj 31-vjeçare, pra më shumë se çdo futbollist femër apo mashkull në historinë e këtij sporti në Angli.
Ajo do të bëhej e vetmja grua e përfshirë Hall of Fame (Hollin e Famës) të Futbollit Anglez inauguruar në vitin 2002. Ndalimi i FA ndaj futbollit të femrave vazhdoi deri në vitin 1971, 6 vjet pasi ekipi i “Preston Ladies” luajti ndeshjen e tij të fundit. Sipas Muzeut Kombëtar të Futbollit, skuadra luajti 828 ndeshje, duke humbur vetëm 24 prej tyre. Ndërkohë “Dick, Kerr Ladies” mblodhi dhjetëra mijëra dollarë për bamirësi, ndërsa la një trashëgimi të pasur për futbollin e sotëm të femrave./ Përshtatur nga CNA
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...