LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-disidenti polak Leh Valesa/ Të rinjtë të mos gënjehen nga socializmi, ka fjalë të bukura, por në praktikë sjell vetëm katastrofa

30 Gusht 2023, 07:20, Blog Marc A.Thiessen

Ish-disidenti polak Leh Valesa/ Të rinjtë të mos gënjehen

Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu për të marshuar përkrah Solidarnost (Solidariteti), lëvizjes që ndihmoi në rrëzimin paqësor të komunizmit sovjetik. Tani më shumë se tri dekada më vonë, i kam sjellë fëmijët e mi në Gdansk për të mësuar rreth komunizmit dhe për të takuar njeriun që e luftoi me sukses atë: Leh Valesa.

Nga gjigantët që rrëzuan perden e hekurt - mes tyre Ronald Regan, Margaret Theçër, Papa Gjon Pali XX II, Vasllav Havel - vetëm Valesa është ende gjallë. Në moshën 79-vjeçare, ai duket ende po aq energjik sa elektricisti i ri që udhëhoqi dikur një kryengritje të punëtorëve kundër “diktaturës së proletariatit”.

Po ashtu, ai e detyroi regjimin marksist të Polonisë të njihte sindikatat e para të pavarura në botën komuniste; u burgos në bazë të ligjit ushtarak, dhe më vonë i detyroi ish-burgosësit e tij të ulen me të në tryezën e negociatave për të lejuar zgjedhje të lira.

Dhe që si presidenti i parë i Polonisë së re të lirë, e ankoroi në institucionet e Perëndimit vendin që sikur ishte pjesë e Paktit të Varshavës. E takova në zyrën e tij në Qendrën Evropiane të Solidaritetit, muzeu i ndërtuar në territorin e kantierit të vjetër “Lenin” ku lindi Solidarnost, dhe e pyeta për sondazhet që tregojnë se gjysma e të rinjve amerikanë kanë një pikëpamje pozitive mbi socializmin.

Cili është mesazhi i tij për të rinjtë që nuk kanë një përvojë të dorës së parë nga komunizmi? “Në fakt shumë të rinj gënjehen, duke e pranuar komunizmin si një ide interesante. Ai përmban fjali të bukura që flasin për barazinë, për drejtësinë… Por sapo fillon që ta vësh në praktikë atë sistem, ndodhin lloj-lloj katastrofash serioze. Mjerisht shpeshherë të rinjtë nuk e dinë këtë. Ne polakët kemi përvojë me socializmin, ndaj dimë vërtet diçka për të. Prandaj, unë u rekomandoj fuqimisht që ta refuzojnë atë”- shprehet ai.

Ish-disidenti polak Leh Valesa/ Të rinjtë të mos gënjehen

Por, vazhdoi ai, ne duhet të kuptojmë arsyen pse të rinjtë po kthejnë kokën nga e kaluara. “Ata po e bëjnë këtë sepse sot nuk ka përgjigje të qarta, ide për të ardhmen. Ndaj sot botën po e udhëheqin demagogët populistë sepse për ta është më e lehtë. Por duhet të zgjohen nga gjumi ata që potencialisht kanë zgjidhje më të mira se demagogët dhe populistët”- thekson ai.

Po çfarë mendon sot teksa sheh trupat ruse të sulmojnë Ukrainën, njeriu që dikur si president, i detyroi trupat ruse të largohen nga territori polak? “Unë e di shumë mirë se çfarë mund të ndodhte nëse Polonia nuk do të kishte arritur të anëtarësohej në kohë në NATO. Patjetër që Rusia do të sulmonte Poloninë dhe jo Ukrainën. Unë po bëj çmos që ta ndihmoj Ukrainën, sepse në njëfarë mënyre, ata po luftojnë në vendin tonë”- thekson Valesa.

Ish-disidenti i famshëm shton se e admiron shumë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. “Si Zelensky edhe unë nuk jemi politikanë. Ne jemi njerëz praktikë, dhe kjo është arsyeja pse priremi që të kemi sukses”- deklaron ai. Por nga ana tjetër Valesa shqetësohet se çfarë do të ndodh më tej me komedianin e kthyer në një burrë shteti.

Ish-disidenti polak Leh Valesa/ Të rinjtë të mos gënjehen

“Deri më tani, Zelenski po ecën mirë. Por problemi i vërtetë fillon në momentin kur të duhet të rikthehesh drejt zgjidhjeve paqësore. Gjithnjë nëse ai do të jetë në gjendje ta gjejë atë  lloj zgjidhje. Si njeri praktik, unë shoh shumë rreziqe në atë fazë. Gjithsesi, i uroj gjithë të mirat”- nënvizon Valesa.

Ndërkohë, ai kritikon strategjinë e Perëndimit për ta sfiduar imperializmin rus, pasi sipas tij është e pamjaftueshme:

“Sigurisht, për sa kohë që ata qëllojnë ndaj nesh, ne duhet të përdorim për momentin tanket. Por shumë më tepër përpjekje duhet të përqendrohen në luftën propagandistike. Solidarnosti dha dikur një shembull se si luftohet.

Ne nuk përdornim as harqe dhe shigjeta, e lëre më pastaj tanke, por në fund e shkatërruam Bashkimin Sovjetik. Edhe sot duhet të luftojmë në mënyrë politike, përmes propagandës, ashtu si Solidarnosti dikur, në radiostacione, televizione, media.

Ne duhet ta çojmë mesazhin tonë tek çdo rus dhe duhet t’i bindim ata... Duhet t’u themi hapur: Vendi juaj nuk duhet t’i japë kaq shumë pushtet një diktatori si Vladimir Putin… Ne nuk jemi kundër jush si rusë. Ju po e humbisni luftën, edhe ne kemi humbjet tona, ndaj kjo situatë nuk ka kuptim të vazhdojnë më tej”.

I pyetur në lidhje me rolin e tij qendror në rënien e komunizmit, Valesa mbetet modest.

Ish-disidenti polak Leh Valesa/ Të rinjtë të mos gënjehen

“Deri në momentin e zgjedhjes së Papa Gjon Palit II, unë organizoja pak njerëz për t’iu kundërvënë komunistëve. Gjatë 20 viteve, isha në gjendje të organizoja vetëm 10 persona. Dhe në mesin e atyre 10 personave 2 ishin agjentë të policisë sekrete. Por kur Gjon Pali II u bë papë, kisha me vete 10 milionë njerëz.

Kur Papa erdhi në Poloni në vitin 1979, edhe anëtarë të policisë sekrete morën pjesë në meshën e Papës dhe në tubimet me popullin polak. Ne njihnim shumë prej tyre. Mësuam se nuk ishin komunistë të vërtetë. Ishin tamam si rrepat, pra të kuq nga jashtë dhe të bardhë nga brenda. Prandaj nuk kishim më frikë prej tyre”.

Valesa është i sigurt se pa Papën komunizmi do të kishte zgjatur shumë më gjatë. “Në fakt Ati i Shenjtë e përshpejtoi procesin e rrëzimit të komunizmit…dhe luajti një rol të rëndësishëm në fundin e tij pa gjakderdhje dhe dhunë”, - thotë ai.

Po si dëshiron që të mbahet mend nga brezat e ardhshëm? “Kjo gjë nuk më intereson aq shumë. Unë kam bërë më të mirën e mundshme, dhe e bëra me ndershmëri, thjeshtësi dhe pa asnjë manipulim”-thekson ai.

Më pas ai iu drejtua fëmijëve të mi, 17, 20 dhe 21 vjeç:

Prandaj më intereson shumë që brezi juaj të ketë sukses, sepse vetëm suksesi juaj do të garantojë disi suksesin tim, suksesin e Solidarnost…Nëse do të keni ju sukses, atëherë njerëzit do të më lavdërojnë. Por nëse nuk do t’ia dilni dot ju, mua mund të më shajnë! Pra në një farë mënyre, trashëgimia ime varet nga suksesi juaj”./ Përshtatur nga CNA

Lajmet e fundit nga