
Të humbësh jetën duke qeshur apo nga një dardhë që të bie mbi kokë/ 11 rastet më të çuditshme
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdornin mumifikimin si një mënyrë për të ruajtur një trup të pajetë pas vdekjes. Megjithatë, një ekspozitë e ardhshme muzeore tregon se nuk ka qenë kurrë kështu. Përkundrazi, kjo teknikë shumë e përpunuar e varrimit, ishte në fakt një mënyrë për ta udhëhequr të ndjerin drejt takimin me Zotin.
Studiues nga Muzeu i Mançesterit në Angli, po nxjerrin në pah keqkuptimin e zakonshëm, si pjesë e përgatitjeve për një ekspozitë të quajtur “Mumjet e Arta të Egjiptit”, e cila hapet në fillim të vitit të ardhshëm. Ky kuptim i ri mbi qëllimin e mumifikimit, përmbys në thelb shumë gjëra nga ato që u janë mësuar deri tani studentëve për mumiet.
“Është një ndryshim 180 gradë i qasjes”- thotë Kampbell Prajs kuratori i muzeut të Egjiptit dhe Sudanit. Po si lindi ky keqkuptim që ekzistoi për kaq shumë kohë?
Prajs tha se ideja e udhëhequr nga Perëndimi filloi me studiuesit e Epokës Viktoriane, të cilët thanë gabimisht se egjiptianët e lashtë i ruanin të vdekurit e tyre në një mënyrë të ngjashme si dikush ruan dhe edhe peshqit që ka kapur.
Arsyetimi i tyre? Të dy proceset përmbanin një përbërës të ngjashëm:kripën. “Ideja ishte që ju e ruani e peshkun për ta ngrënë disa kohë më vonë”-thotë Prajs. Prandaj ata supozuan se ajo që i bëhej trupit të njeriut, ishte e njëjtë me trajtimin e peshkut.
Megjithatë, substanca e kripur e përdorur nga egjiptianët e lashtë, ndryshonte nga kripa e përdorur për të ruajtur nga prishja mishin e peshkut. I njohur si natron, ky mineral natyral (një përzierje e karbonatit të natriumit, bikarbonatit të natriumit, klorurit të natriumit dhe sulfatit të natriumit) ishte i bollshëm rreth shtretërve të liqeneve pranë Nilit, dhe shërbeu si një përbërës kryesor në procesin e mumifikimit.
“Po ashtu e dimë se natroni përdorej në ritualet e tempujve, por edhe në statujat e Perëndive. Ai është përdorur shpeshherë për pastrim”- shton ai. Prajs shprehet se një material tjetër që zakonisht lidhet me mumiet është temjani, i cili gjithashtu shërbeu si dhuratë për perënditë.
“Temjani dhe mirra janë pjesë e historinë e krishterë të Jezusit, dhe ishin dhurata nga 3 dijetarët. Në historinë e lashtë egjiptiane, ne kemi zbuluar se ato ishin gjithashtu dhurata të përshtatshme për një Perëndi. Vetë termi temjan në egjiptianishten e lashtë ishte ‘senetjer’, që do të thotë “të bësh hyjnore”.
Prandaj kur digjni temjan në një tempull, kjo është diçka e përshtatshme pasi është shtëpia e një perëndie, dhe e bën hyjnore atë hapësirë. Dhe kur e përdorni në një trup, jeni duke e bërë atë hyjnor dhe në një qenie të perëndishme. Pra nuk jeni domosdoshmërisht duke e ruajtur atë.
Ashtu si egjiptianët, edhe egjiptologët viktorianë besonin se të vdekurit do të kishin nevojë për trupat e tyre në jetën e përtejme, gjë që e përforcoi më shumë besimin në keqkuptimin e mumifikimit. “Në këtë rast ndikoi obsesioni bio-mjekësor që lindi nga idetë e Epokës viktoriane për nevojën e trupit të plotë për në jetën e përtejme.
Kjo përfshinte heqjen e organeve të brendshme. Mendoj se në fakt ka një kuptim disi më të thellë... Në thelb ka të bëjë me kthimin e trupit në një statujë hyjnore, sepse personi i vdekur është transformuar”-thekson Prajs.
Arkeologët gjejnë shpesh mumie të vendosura në një sarkofag, me figura që tregojnë ngjashmëri më të ndjerin. “Në gjuhën anglisht, termi maskë varrimi është diçka që errëson identifikimin tuaj; një portret që e mbulon identitetin. Këto objekte, panele dhe maska ??i japin një imazh të idealizuar formës hyjnore”- nënvizon eksperti.
Si pjesë e ekspozitës, muzeu do të shfaqë një numër maskash varrimi, portrete panelesh dhe sarkofagësh të lidhur me varrosjet e lashta egjiptiane, duke ofruar prova të mëtejshme të synimeve origjinale të mumifikimit.
“Mumjet e Arta të Egjiptit”, do të ekspozohen në Muzeun e Mançesterit duke filluar nga data 18 shkurt 2023. Muzeu ka botuar gjithashtu edhe një libër me të njëjtin titull të shkruar nga Prajs, që do të shoqërojë ekspozitën e ardhshme.
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe m...
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...