LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta në Ukrainë: Legjionarët e frontit!

23 Tetor 2023, 14:40, Blog CNA

Lufta në Ukrainë: Legjionarët e frontit!

Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nuk janë në frontin e luftës. Më pas vijnë orë qetësie dhe bisedimesh larg frontit. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë një legjion ndërkombëtar lufton në krah të ushtrisë ukrainase. Në njësinë e legjionarëve të huaj janë rreshtuar luftëtarë nga shumë vende të botës. Motivet e tyre janë të ndryshme. Edhe marrëdhënia e tyre me qëndrimin në ushtri është ndryshe nga e ajo e luftëtarëve ukrainas. Gjermani Max Eberhardt, i cili ka shërbyer dy vite në Bundesvehrin gjerman thotë, se "jemi një njësi normale ushtarake, por të përbërë nga të huaj. Dhe ne luftojmë së bashku me ukrainasit."

Askush nuk e mendonte luftën

Ai erdhi në Ukrainë pak javë pas fillimit të luftës dhe kujton, se nuk e kishte menduar kurrë, se do të kishte edhe njëherë luftë në Europë. Pas thirrjes së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski, ai mori vendimin. "Nuk kisha ndonjë punë kushedi që të bëja, një punë e mërzitshme. Doja të ndihmoja njerëzit dhe pas thirrjes së Zelenskit erdha këtu."

Tre ditë pas fillimit të luftës presidenti ukrainas thirri "miqtë e paqes dhe demokracisë" të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tij. Ky mesazh e preku edhe vullnetarin finlandez, me nofkën, Hobit. Më ka mbetur diçka në mendje, që Europa nuk ka bërë aq sa duhet. Por më është kujtuar, që edhe ne në Finlandë në luftë kemi pasur vullnetarë dhe mendova; dreqi e mori, të paktën kaq gjë mund ta bëj edhe unë." Hobit e ka fjalën për luftën finlandezo-sovjetike në vitet 1930-1940.

Lufta në Ukrainë: Legjionarët e frontit!

Shumë nga vullnetarët e legjionit të huaj në Ukrainë sjellin me vete historitë e vendeve nga vijnë. Ata vijnë nga 60 vende të botës dhe kanë ardhur të ndihmojnë Ukrainën. Disa qëndrojnë për disa javë, të tjerë për muaj dhe luftojnë krah për krah ukrainasve, por luftëtarët e huaj mund të kthehen në shtëpi kur të duan. Kjo e bën dallimin, thotë australiani, Caleb List. "Kur shkon në një njësi ukranaise të bie në sy, se aty çdo gjë është e pastër. Ata kanë njerëzit që gatuajnë dhe pastrojnë. Pas kthimit nga një mision luftarak, çdo gjë është e pastër, por tek legjioni i huaj, vijnë gjithmonë të rinj. Njerëzit aty shkojnë e vijnë. Ata bëjnë të njëjtat gabime, dhe shpesh vendet kanë probleme pastërtie dhe nuk janë të organizuar mirë. Ata thjesht i lënë gjërat në tokë."

Lufta në Ukrainë: Legjionarët e frontit!

Kontribut për vazhdimin e mbështetjes së perëndimit për Ukrainën

Caleb List erdhi para një viti nga Australia dhe pa asnjë përvojë ushtarake. Tani ai është drejtues i trupës. Ai donte t'i bashkohej legjionit të huaj francez, kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, por planet ndryshuan. Për Caleb aventura ka qenë motivimi i tij. Doja të testoja veten me pjesëmarrjen në legjionin e huaj, për të kuptuar se ku i kam limitet e mia. Me të njëjti motivim erdha këtu dhe kështu filloi historia. Dhe tani po qëndroj, sepse është e vetmja gjë që di ta bëj mirë."

Legjioni i luftëtarëve të huaj ka luftuar nën komandon ukrainase në ofensivën e Kharkivit dhe Bahmutit. Luftëtarët e huaj duan që të vazhdojë mbështetja e perëndimit për Ukrainën dhe pjesëmarrjen në front  shohin si kontribut për këtë. Gjysmë me shaka Hobit thotë, se nuk është qëllimi ynë që të plagosemi disa herë apo të vritemi me qëllim që Ukraina të qëndrojë në fokus të mediave. "Por mendoj, se në fund ky është edhe efekti më i madh që mund të arrijmë." Secili prej legjionarëve të huaj jep kontributin që mundet, por për momentin kthimin e shpejtë në jetën civile nuk e përfytyron askush./ DW

Lajmet e fundit nga