LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjak, pisanjos dhe tiran, çfarë duhet të dini mbi Mao Ce Dunin

9 Shtator 2023, 09:13, Blog CNA

Manjak, pisanjos dhe tiran, çfarë duhet të dini mbi Mao Ce

Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao Ce Dun. Disa e kosinderojnë atë
një lider të madh, ose siç thirrej Timonieri i Madh. Të tjerë e etiketojnë si një diktator të pamëshirshëm. Ja cilat janë disa fakte të çuditshme por të vërteta mbi Maon.

Ishte shkaktar i vdekjes së dhjetëra miliona njerëzve Maos i njihet merita e stabilizimit të Kinës dhe rritjes së madhe të jetëgjatësisë dhe numrit të përgjithëm të popullsisë. Megjithatë aktet e tij, duke filluar nga persekutimi i armiqve politikë deri te revolucioni bujqësor që shkaktoi urinë e madhe në Kinë, sollën vdekjen e 40 deri në 70 milionë njerëzve, që është numri më i madh i vdekjeve të shkaktuara nga një person i vetëm në historinë e njerëzimit.

Pëlqente vajzat e mitura por ishte infertil

Në mesin e shumë grave, Mao pati një marrëdhënie me Chen Luwen, një e ashtuquajtur “konkubinë perandorake”. Ajo ishte 14 vjeç dhe ai 68. Lidhja zgjati pothuajse një dekadë, nga vitit 1962 deri në 1971-in. Sipas dr.Li, mjeku personal i Maos, sundimtari kinez ishte infertil, pavarësisht shtatzënisë së konstatuar të të paktën njërës prej të dashurave të tij të reja. Por me gjithë infertilitetin, kryetari Mao pati zyrtarisht 4 gra, të cilat sollën në jetë 10 fëmijë. Po ashtu ai ishte edhe gjyshi i 12 nipërve dhe mbasave.

Braktisi shkollën që fëmijë dhe ishte shumë pisanjos
Në moshën 13-vjeçare, Mao Ce Duni u detyrua të braktiste shkollën për të ndihmuar në punët e fermës së familjes. Sipas shumë dëshmivë të kohës, Mao nuk i lante dhëmbët si të tjerët. Ai e shpëlante gojën me çaj dhe më pas përtypte gjethet. Për këtë arsye dhëmbët i morën ngjyrë jeshile ndërsa mishrat e dhëmbëve iu qelbëzuan. Kur u inkurajua nga mjeku i tij që të niste t’i lante dhëmbët si të gjithë Mao iu përgjigj: “A i lan dhëmbët një tigër?”. Ai i shmangej edhe larjes së trupit, duke e konsideruar një “humbje kohe”. Pasi notonte, fshihej me peshqirë të ngrohur.

I ofroi SHBA-së shitjen e 10 milionë grave

Tre vjet para vdekjes së tij, Mao Ce Duni u ofroi të dërgonte 10 milionë gra në Shtetet e Bashkuara. Ai besonte se vendi i tij ishte shumë i varfër për të mbajtur sipas tij një “numërgrash të tepërta”.

Vuante nga pagjumësia
Udhëheqësi kinez vuante aq shumë nga pagjumësia, sa do të merrte 10 fishin e dozës normale e pilulave të gjumit. Pagjumësia bëri që Mao të vuante periudha të varësisë nga barbituratet dhe hidrati i klorurit (barna qetësuese-hipnotike).

Vdekja
Kur vdiq, trupi i tij u balsamos dhe u ekspozua brenda një arkivoli prej kristali. Vizitorët mund ta shohin ende trupin e tij të ruajtur në mauzoleumin “Mao Ce Dun” në sheshin e madh Tiananmen në Pekin.

Hakmarrja shërbehet më mirë si një “pjatë e nxehtë”

Gjatë një vizite në Rusi, pasi ishte ngjitur në krye të Kinës, kryetari Mao u ndje i shpërfillur nga kreu i Bashkimit Sovjetik, Josef Stalin, i cili e trajtoi atë si një mysafir të zakonshëm. Në shenjë hakmarrje, disa vite më vonë Mao e vendosi pasuesin e Stalinit, Nikita Hrushovin, në një dhomë pa ajër të kondicionuar gjatë një vere shumë të nxehtë dhe të lagësht në Pekin. Për
t’ua shtuar edhe më shumë sikletin liderit sovjetik, Mao urdhëroi që takimi mes tij dhe Hrushovit të bëhej në një pishinë të hapur. Problemi i vetëm? Hrushovi nuk dinte të notonte.

Noti si një mjet propagandistik
Në moshën 73-vjeçare, Mao Ce Duni u zhyt në lumin Jance dhe notoi 15 kilometra për vetëm 65 minuta sipas qeverisë kineze. Kjo do të thotë se ai notoi për 1.6 km në më pak se 8 minuta, në një kohë kur rekordi botëror i kohës ishte 20 minuta.

Ishte nju duhanxhi i thekur
Kur mjeku personal e paralajmëroi atë për efektet e dëmshme të pirjes së duhanit, Mao u përgjigj: “Pirja e duhanit është gjithashtu një ushtrim i frymëmarrjes së thellë, a nuk mendoni kështu?”. Timonieri ishte një duhanpirës i thekur, që përveç ushqimit dhe strehimit, u zgjaste miqeve të tij cigare njëra pas tjetrës.

Shfarosi shtresën e pronarëve
Si në shumë vende komuniste Mao ia rishpërndau tokën shtresës së fshatarëve dhe punëtorëve pa tokë duke urdhëruar vrasjen e pronarëve më të pasur. Numri i viktimave arrin në miliona.

Lufta brutale kundër drogës
Nën qeverisjen e tij, Kina e ndali prodhimin dhe konsumimin e opiumit. Qeveria komuiniste detyroi mbi 10 milionë përdorues t’i nënshtroheshin desintoksikimit të detyrueshëm, ndërsa tregtarët u ekzekutuan dhe fushat që prodhonin opium u rimbollën me kultura të tjera bujqësore.

Dha një zgjidhje katastrofike për problemin e dëmtuesve
Mao urdhëroi që minjtë, mizat, mushkonjat dhe harabela të eliminoheshin për të përmirësuar higjienën dhe rezultatet shëndetësore të Kinës. Qytetarët shpërbleheshin nëse mund të vërtetonin (me trupat e kafshëve të ngordhura) se morën pjesë në fushatën e eliminimit të dëmtuesve. Popullsia e harabelëve u godit rëndë dhe kjo solli dëmtimin e rëndë të të
mbjellave nga karkalecët.

Një kapitalist në zemër
Gjatë Revolucionit Kulturor, Mao i persekutoi shkrimtarët kinezë dhe urdhëroi djegien e librave dhe poezive. Por ai vetë botoi librat e tij duke fituar miliona juanë, ndërsa përballej praktikisht me zero konkurrencë në treg. Publikimi i tij më i njohur, Libri i Kuq, arkëton ende fitime që shkojnë për familjarët e Maos.

 

Lajmet e fundit nga