LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një kërkim 1300-vjeçar/A ka ekzistuar vërtet përbindëshi i Loch Ness?

9 Shtator 2023, 15:46, Blog CNA

Një kërkim 1300-vjeçar/A ka ekzistuar vërtet

Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë Veriore për atë që cilësohet si kërkimi më i madh i përbindëshit të Loch Ness në 50 vitet e fundit. Ekspedita, që do të ketë në përbërje vullnetarë që monitorojnë sipërfaqen e liqenit për lëvizje “të pashpjegueshme”, vjen pas disa përpjekjeve të spikatura për të zbuluar krijesën pas më shumë 1000 sinjalizineve të pavarura.

Përbindëshi u shfaq për herë të parë i regjistruar në biografinë e një misionari katolik nga Irlanda, Shën Kolumba, i cili udhëtoi për në Skoci. Ai pretendoi se ishte dëshmitar i varrosjes së një njeriu që ishte vrarë nga një bishë uji.

Më pas përbindëshi u rishfaq sërish për të sulmuar një tjetër notar në lumin Ness, nga i cili rrjedh edhe emri Loch Ness i përbindëshit. Në biografinë e tij zyrtare shkruhet se Shën Kolumba bëri shenjën e kryqit, duke e detyruar bishën të largohej me not.

Në vitin 1933, në Loch Ness, vërshuan një sërë ekspeditash por edhe turesh turistike, pasi një gazetë lokale, “The Inverness Courier”, raportoi se një çift kishte pikasur një “përbindësh me pamje të frikshme” teksa po udhëtonin përgjatë liqenit.

“Atje, krijesa u largua duke u rrokullisur dhe zhytur për 1 minutë. Trupi i saj i ngjante asaj të një balene, dhe uji që vërshonte rreth e rrotull llokoçiste si në një kazan që zien”- raportoi gazeta. Pasuan shumë sinjalizime të tjera, të cilat u pasqyruan me entuziazëm nga gazetat.

Shkencëtarët nisën të thonë se ndoshta nuk bëhet fjalë për një përbindësh të vërtetë. Gjithsesi “ethet e Loch Ness” kërkonin një shpjegim nga shkencëtarët, shumë prej të cilëve menduan se qenia fantastike kishte të ngjarë të ishte një krijesë e njohur deti, si për shembull një fokë.

Një kërkim 1300-vjeçar/A ka ekzistuar vërtet

Dr.Uilliam Bibi, shefi i Departamentit të Kërkimeve Tropikale në Shoqata Zoologjike të Nju Jorkut (sot Shoqata e Ruajtjes së Jetës së Egër), tha në një konferencë në janarin e vitit 1934 se besonte se “përbindëshi nuk është asgjë më shumë se sa një kallamar i madh”.

Komentet e tij bënë që “New York Times” të shkruante në një titull se nuk kishte më “Dragonë në Oqean”. Daily Mail publikoi foton bardh e zi të atij që pretendohej se ishte Nessie më 21 prill 1934. Fotoja përshkruante një qafë të gjatë gjarpri dhe një kokë të ngritur mbi ujë.

Në vitin 1994, imazhi, i njohur si “fotografia e kirurgut”, u zbulua se ishte një model 12 30.48 cm i lartë i bërë nga druri plastik dhe një nëndetëse lodër. Sër Eduard Mauntein, biznesmen në fushën e sigurimeve, organizoi një kërkim në vitin 1934.

Ai dërgoi në liqen 20 njerëz të pajisur me kamera Kodak dhe syze speciale. Eduard i tha një shoqërie shkencore se ekuipazhi i ekspeditës e pa përbindëshin 21 herë në 2 javët e kërkimit.

Ndërkohë në vitin 1961 u formua Byroja e Hetimit të Dukurive të Loch Ness. Ajo kreu disa ekspedita të reja, duke përfshirë edhe kontrollet gjatë natës. Grupi u shpërbë në vtin 1977. Dr.Robert H. Rajnes i Universitetit të Bostonit udhëhoqi një kërkim 1-mujor në Loch Ness, duke përdorur kamera nënujore dhe duke realizuar më shumë se 108.000 fotografi dhe imazhe të prodhuara nga sistemi sonar për të kërkuar në fund të liqenit për skelete dhe kufoma të mundshme.

Ai kërkim u sponsorizua nga Akademia e Shkencave të Aplikuara, një grup inxhinierësh dhe shpikësish me bazë në Boston dhe gazeta e njohur amerikane “The New York Times”. Ekspedita nuk gjeti prova të reja për të shpjeguar sinjalizimin mbi Loch Ness.

Adrian Shajn, natyralist në profesion drejtoi operacionin “Deepscan”, që u quajt “ekspedita më e madhe shkencore e ndërmarrë ndonjëherë” në Loch Ness, dhe që përfshinte të paktën 20 mjete detare që synuan të bënin një kontroll të plotë të liqenit me sonar. As ata nuk e gjetën përbindëshin e Loch Ness.

Një kërkim 1300-vjeçar/A ka ekzistuar vërtet

Korporata Britanike e Transmetimeve përdori 600 rreze për të kapur tinguj dhe për të investiguar sërish liqenin, por arriti në përfundimin se përbindëshi i Loch Nessi nuk ekzistonte. Edhe televizioni britanik BBC testoi publikun duke fshehur një shtyllë gardhi nën sipërfaqen e liqenit dhe duke e ngritur atë përpara një grupi turistësh.

Kur anëtarëve të grupit iu kërkua të tregonin atë që kishin parë, disa vizatuan një kokë në formën e një përbindëshi. Profesori Neil Xhemell i Universitetit të Otagos në Dandin, Zelanda e Re, prezantoi gjetjet nga 250 mostra uji që kishte marrë nga Loch Ness të cilave u kishte testuar ADN-në.

Ai tha se gjeti një “sasi të konsiderueshme të ADN-së së ngjalës”, por asnjë informacion gjenetik për të mbështetur teorinë shumë popullore tashmë, sipas së cilës përbindëshi mund të jetë një zvarranik i epokës Xhurasik. Profesor Xhemell tha se “ajo që njerëzit shohin dhe besojnë se është përbindëshi i Loch Ness mund të jetë një ngjalë gjigante”.

Një kërkim 1300-vjeçar/A ka ekzistuar vërtet

“Loch Ness Exploration”, një grup kërkimor vullnetar, po udhëheq tani kërkimin më të ri, që cilësohet si më i madhi i kryer në liqen që nga viti 1972. Grupi do të skanojë liqenin për të parë nëse ka lëvizje të pazakonta, dhe do të përdorë mjete, përfshirë dronët e zbulimit të nxehtësisë dhe një hidrofon i cili zbulon sinjalet akustike nën ujë.

Vendet nga ku mund të ndiqet ekspedita janë zënë tashmë nga kureshtarët e shumtë. Por gjithsesi njerëzit do të kenë mundësi ta shohin kërkimin në liqen falë një transmetimit televiziv të drejtpërdrejtë. Sipas regjistrit zyrtar të sinjalizimeve, ka pasur 3 shikime të supozuara të përbindëshit vetëm këtë vit. Kërkimi vazhdon./ Përshtatur nga CNA

 

Lajmet e fundit nga