LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një luftë e brendshme në Kremlin?/ E konfirmon zëdhënësja e Lavrov

15 Mars 2023, 08:58, Blog Andrea Muratore
Një luftë e brendshme në Kremlin?/ E konfirmon
Foto ilustruese

A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme dhe me shumë ndikim me Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për një konflikt të fortë për pushtet brenda Kremlinit dhe midis pjesëtarëve të rrethit të zyrtarëve që rrethojnë Vladimir Putinit?

Sipas Institutit Amerikan të Studimeve të Luftës (ISW), po. ISW u referohet disa zërave që po qarkullojnë në median ruse dhe në kanalet e "Telegram", në të cilat ka nisur të përhapet pakënaqësia për sjelljen e autoriteteve me Luftën në Ukrainë.

Ndër të tjera merret në konsideratë përmbajtja e një konference të zhvilluar më 11 mars në Kremlin me temë “Aspekte praktike dhe teknologjike të informacionit dhe luftës konjitive në realitetet moderne.” Pushteti në Rusi nuk është monolit, dhe kjo është e vërtetë edhe në lidhje me kontrollin e informacionit mbi konfliktin.

Ideja e një elite që është përfshirë në një luftë të brendshme, sugjeron që Kremlini nuk e kontrollon më plotësisht gjithë Rusinë. Zëdhënësja e Lavrov dyshohet të jetë shprehur se “Kremlini nuk mund të përsërisë qasjen staliniste të krijimit të një ekuivalenti modern të Zyrës Sovjetike të Informacionit, për të kontrolluar në mënyrë të centralizuar hapësirën e brendshme të informacionit të Rusisë për shkak të luftës midis elitave të paspecifikuara.”

Një pranim qartazi i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë i situatës reale. Por që nuk mund të qëndronte si një deklaratë zyrtare. Pak minuta pas komentit të ISW, vetë Zakharova i cilësoi si “lajme të rreme” këto deklarata në kanalin e saj "Telegram".

Por kuptimi i fjalëve mbetet po ai. Pavarësisht nëse zyrtarja 47-vjeçare, ish-gazetare, i ka thënë apo jo këto fjalë, koncepti është i qartë: Në Rusi ka një klimë të turbullt, dhe kjo është krijuar nga burime në internet dhe në deklaratat e shumëllojshme politike, diplomatike dhe ushtarake që shpërndahen në blogjet dhe kanalet "Telegram". Dhe të gjitha ato lidhen me pasigurinë mbi narrativën e luftës.

Ndikimi i Kadirov dhe Prighozin

As me luftën në Ukrainë Putini nuk ka arritur një centralizim “stalinist” të komunikimit rreth luftës. Prania e Kadirov dhe Prighozin, “skifterët” luftënxitës në krye të milicive çeçene dhe Vagner, ka hapur çështjen kryesore të autonomisë në sektorët e njësive ushtarake që luftojnë në Ukrainë nga narrativa zyrtare e Kremlinit mbi luftën.

Çeçenët dhe mercenarët po luftojnë fort ndaj Kievit, por në të njëjtën kohë po debatojnë me Kremlinin, duke kërkuar objektiva të saktë, duke denoncuar çdo lloj zëri disfatist dhe duke nxitur tensione të vazhdueshme. Institucione si Ministria e Jashtme e Lavrov dhe Zakarovës janë lënë në hije për muaj të tërë.

Dhe tani që Kremlini po fillon të humbasë autoritetin e tij, “skifterët” po përpiqen që të rifitojnë hapësirën e tyre. Sipas ISW, nëse zëdhënësja e Lavrov do t’i ketë thënë vërtet këto fraza “ajo mund t’i ketë diskutuar për herë të parë drejtpërdrejt këto çështje, për të zbutur pritshmëritë e militantëve nacionalistë rusë në lidhje me aftësinë aktuale të Kremlinit për të qenë koherent rreth një narrative të unifikuar apo ndoshta edhe një politike të unifikuar.” Arsyetimi i “denazifikimit” të Ukrainës është tashmë i kotë, shpresa për një fitore të plotë ushtarake është zhdukur, ka nisur një luftë e shkatërrimit të ndërsjelltë, ndaj Rusia duhet të gjejë një strategji që nënkupton kërkimin e një rrugëdaljeje nga ky konflikt.

A është lufta brenda elitave ruse, e vënë në dukje nga Zakarova, ajo ku mund të përfshihen Kadirov dhe Prighozin nëse vazhdojnë me ekstremizmin e tyre luftarak kundër segmenteve më pragmatike të Kremlinit? Apo është një lojë që ndikon gjithsesi drejtpërdrejt në autoritetin e Putinit?

Koha e telasheve në Rusi nuk duket se po përfundon. Në një vend ku prej një viti pushteti po lodh gjithnjë e më shumë ata që e kanë dhe ata që e duan. Kjo lodhje po duket të jetë edhe më problematike për ata që e ushtronin, siç dëshmohet nga zinxhiri i vdekjeve të dyshimta në mesin e oligarkëve dhe figurave më të njohura të qeverisë ruse. Pranimi i një konflikti mes elitave është një akt paqësor. Më e vështirë për t’u kuptuar është se cilat janë figurat kryesore në një luftë që duket se zhvillohet në çdo nivel të zinxhirit vendimmarrës në Rusi./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga