
Sindroma e “motrës së madhe”/ Çfarë është dhe si ta kapërceni
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini pa më në fund dritën e Diellit pas një qëndrimi 500-ditor në një shpellë. Një rekord absolut, të paktën për kohët moderne. Ajo tregoi për mediat se e humbi të gjithë ndjesinë e kohës që në ditën e 65-të.
Por a mund të jetë vërtet e sigurt se ishte dita e 65-të?
Për krahasim, në vitin 1962 francezi Mishel Sifrë doli nga shpella Skarason në Itali pasi kaloi 33 ditë atje. Në fakt, ai kaloi 58 ditë i mbyllur në shpellë. Por si munden qeniet njerëzore të izoluara të ruajnë gjurmën e kalimit të kohës, edhe kur janë të shkëputur nga mjedisi i tyre përreth?
Kjo ndodh sepse rimet biologjike janë në zemër të jetës, duke e rregulluar atë nga niveli molekular dhe deri në të gjitha pjesët e mëdha të trupit. Këtu përfshihen jo vetëm ciklet tona të gjumit/zgjimit, por edhe temperatura e trupit, hormonet, metabolizmin dhe sistemi kardiovaskular.
Dhe këto ritme kanë shumë pasoja, madje edhe në aspektin e shëndetit. Në fakt, një sërë sëmundjesh që janë episodike, si për shembull astma, shfaqin simptoma më të rënda gjatë natës, ndërsa ngjarjet e rënda kardiovaskulare janë më të shpeshta në mëngjes. Një shembull tjetër është puna me turne, e cila i shkëput njerëzit nga mjedisi i tyre.
Ajo mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit tek punëtorët, duke bërë që vetë OBSH ta etiketojë atë si një shkaktar të mundshëm të sëmundjeve kancerogjene. Por ritmet cirkadiane ndikojnë edhe tek mënyra se si ne ndërveprojmë me speciet e tjera.
Për shembull, Trypanosomiasis afrikane, e quajtur edhe Sëmundja e Gjumit, është një çrregullim i ritmit tonë të përditshëm i shkaktuar nga paraziti Trypanosoma brucei, metabolizmi i të cilit ka një mekanizëm të ngjashëm me imunitetit tonë.
Një orë biologjike është një mekanizëm i brendshëm i organizmave, që në mungesë të një sinjali mjedisor, funksionon sipas frekuencës së tij. Për shembull, alternimi i rregullt i ditës dhe natës ka favorizuar evolucionin e orës cirkadiane (circa, do të thotë “përafërsisht” ndërsa diem “ditë” në latinisht).
Mekanizmi i orës cirkadiane u zbulua për herë të parë tek miza e frutave, e njohur edhe si Drozofila, që në vitet 1970. Ai bazohet tek fazat e reagimit përmes përkthimit të veprimeve të disa gjeneve. Gjeni A promovon shprehjen e gjenit B, që nga ana tjetër e pengon shprehjen e gjenit A, duke krijuar një luhatje.
Gjatë ditës, drita nxit zvogëlimin e faktorëve specifikë nëpërmjet një fotoreceptori të quajtur kriptokrom. Megjithatë, rregullimi i saktë i orës bazohet në një rrjet kompleks molekular dhe neuronal që siguron kohën dhe saktësinë e saj.
Nuk ka një orë të vetme gjithëpërfshirëse që do të organizonte gjithë jetën, pasi gjenet përgjegjëse për orën biologjike ndryshojnë nga speciet në specie. Por parimi mbetet i njëjtë: gjenet, shprehja e të cilëve luhatet. Ritmet biologjike janë vënë re tek të gjitha organizmat e studiuara deri më sot, të cilat përfshijnë cianobakteret (një lloj bakteresh që e merr energjinë nëpërmjet fotosintezës), kërpudhat, bimët dhe kafshët, dhe sigurisht edhe njerëzit.
Përveç kësaj, disa mekanizma ndihmës të kohës, e sinkronizojnë organizmin me mjedisin e tij: drita (më e studiuara deri më sot), temperatura dhe ushqimi. Sinjalet mjedisore në përgjithësi, dhe drita në veçanti, ndihmojnë në risinkronizimin e individit.
Tek njerëzit, drita nuk perceptohet drejtpërdrejt nga ora molekulare, por kapet në retinë dhe më pas transmetohet nëpërmjet rrugës retino-hipotalamike tek një orë qendrore, ku e modulon sintezën e proteinave. Sistemi nuk është pafundësisht i shkallëzueshëm, megjithatë: trupit të njeriut i duhet afërsisht një ditë për t'u përshtatur me një diferencë kohore prej 1 ore.
Por ora cirkadiane nuk është i vetmi mekanizëm i orës që ekziston në natyrë. Shumë procese biologjike janë sezonale, si migrimi i një morie zogjsh dhe insektesh, riprodhimi dhe letargjia e shumë llojeve të kafshëve dhe lulëzimi i bimëve. Ky sezonalitet në përgjithësi diktohet nga disa faktorë, duke përfshirë atë që njihet si një orë rrethore në rastin e shumë specieve. Mekanizmi i kësaj ore nuk është përcaktuar ende./ Përshtatur nga CNA
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Forcat e policisë në pikat kufitare kanë konstatuar dhe go...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ...
Detaje të reja dhe pista të tjera po hetohen në lidhje...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin me ini...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku...
Kreu i shërbimit për shtyp të Grupit Lindor të Forcave të ...
Pasi të vërtetohen të gjitha rrethanat dhe faktet e asaj q...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka publ...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...