
Mosmarrëveshja Kosovë - Serbi: Po sikur BE-ja të përdorte një qasje më të ashpër?
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet perëndimore, po e vendosnin nën një presion të paprecedentë ekonominë ruse, ushtrinë dhe sistemin e saj politik. Siç e tregoi edhe rebelimi i dështuar i kreut të Vagner, Jevgeni Prigozhin, ndryshime drastike mund të ndodhin në çdo moment.
Por ekzistojnë njëherazi një sërë faktorësh të rëndësishëm, të cilët mund ta ndihmojnë regjimin e presidentit rus Vladimir Putin të mbijetojë për shumë më gjatë sesa do ta dëshironte Perëndimi, dhe madje t’i japin mundësi Moskës të rindërtojë ushtrinë e saj gjatë viteve të ardhshme.
Është shumë e rëndësishme që të merren parasysh këta faktorë, jo si një arsye për të kërkuar një marrëveshje paqeje me Moskën, por për të kuptuar realisht sfidat që mund ta presin Perëndimin, Evropën por Ukrainën në veçanti. Në aspektin ekonomik, Rusia po përjeton një krizë shumë të veçantë.
Ndërsa rusët e kanë humbur shansin e tyre për një të ardhme më të begatë, regjimi në Kremlin është ende i pasur. Moska mund të mbështetet tek miliarda dollarët që i vijnë nga eksportet për të mbushur arkën e saj gjatë viteve të ardhshme.
Edhe në gjysmën e parë të këtij viti, Rusia fitoi mbi 200 miliardë dollarë, më shumë se sa i duhet për të mbuluar nevojat e saj për import. Edhe nëse kufiri i çmimit të naftës që vendosi G7 për të do të funksiononte në mënyrë të përsosur, Moska mund të presë ende 400 miliardë dollarë në vit të ardhura nga eksporti.
Për sa kohë që tregjet globale të naftës mbeten nën presion si pasojë e kërkesës së madhe, Perëndimi nuk ka shumë hapësirë për të manovruar. Situata mund të ndryshojë vetëm në rastin e një rënieje ekonomike globale shumë serioze. Industria ruse është ende tërësisht e ndërvarur nga teknologjitë perëndimore.
Por pavarësisht sanksioneve, ajo është gjithashtu në gjendje të importojë shumë elementë përbërës jetikë që i nevojiten për të prodhuar armë. Kina i ka ardhur në ndihmë Moskës, duke i shitur Rusisë sasi të mëdha produktesh perëndimore me përdorim të dyfishtë, siç janë gjysmëpërçuesit.
Ndërsa disa armë ruse të prodhuara rishtazi janë bërë më pak të sofistikuara, problemi kryesor i vendit duket se është rritja e shpejtë e kapacitetit të prodhimit. Gjetja e makinerive për të ndërtuar linja të reja prodhimi është bërë më e vështirë si pasojë e sanksioneve.
Por prodhimi nuk po pëson ndonjë rënie drastike si pasojë e mungesës së përgjithshme të pjesëve të këmbimit apo materialeve. Një element tjetër i krizës në Rusi, është mungesa e madhe e fuqisë punëtore e shkaktuar nga një krizë demografike afatgjatë, e kombinuar me efektet afatshkurtra të mobilizimit ushtarak si dhe emigrimi jashtë vendit i shumë rusëve të kualifikuar.
Duke pasur në dispozicion më pak punëtorë të kualifikuar, rusët mund të jenë në gjendje të përfitojnë nga më shumë vende të lira pune dhe paga më të larta. Të paktën në qytetet më të mëdha, popullsia e Rusisë është afër punësimit të plotë. Standardet e jetesës janë më të ulëta se sa para luftës, dhe do të vazhdojnë të bien sepse qeveria po i jep përparësi prodhimit të armëve mbi shpenzimet sociale.
Nga këndvështrimi i shumë rusëve, ka ende mundësi (ose nevoja) personale ekonomike, që u japin atyre një arsye për të injoruar politikën dhe për t’u përqëndruar tek karriera dhe jeta e tyre familjare. Dhe kjo do të thotë se ata do të mendohen 2 herë para se të shprehin pakënaqësinë e tyre për luftën apo Putinin, pasi kanë ende diçka për të humbur.
Me luftën në Ukrainë u forcua censura dhe represioni. Disa nga anëtarët më aktivë të shoqërisë civile ruse janë larguar nga vendi ose janë burgosur. Lufta e ka thelluar përçarjen midis rusëve, të cilët tani duhet të jenë të kujdesshëm kur shprehin mendimin e tyre për Ukrainën, madje edhe tek miqtë dhe kolegët e tyre.
Po ashtu, lufta ka qenë efektive edhe në disiplinimin e zyrtarëve të lartë të Rusisë. Edhe teknokratët që ishin dukshëm të tronditur kur nisi pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës, tani janë kryesisht të shqetësuar për shmangien e disfatës së ushtrisë ruse. Në realitetin e ri të krijuar nga lufta, ata e shohin Putinin si mjetin më të mirë për mbijetesën kolektive.
Vështirë se ka ndonjë skenar të pasluftës për një Rusi post-Putin, që do të tërhiqte vëmendjen e këtyre elitave cinike. Krimet e luftës, shkatërrimet dhe vdekjet që ka shkaktuar Rusia në Ukrainë janë të pakthyeshme. Së bashku me territoret ukrainase që ka aneksuar në mënyrë të njëanshme, ato e bëjnë të pamundur kompromisin ose rivendosjen e marrëdhënieve me Perëndimin dhe heqjen e sanksioneve për një kohë shumë të gjatë.
Ndërkombëtarisht, Rusia është kryesisht e izoluar nga Perëndimi dhe urdhër-arresti i Gjykatës së Hagës për Putinin e kufizon shumë lëvizjen e presidentit rus jashtë vendit. Putin nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’u kërkojë ndihmë liderëve të vendeve shumë më pak të zhvilluara si Koreja e Veriut dhe Irani, duke blerë prej tyre municione dhe dronë.
Ndërkaq, shumica e vendeve jo-perëndimore janë kundër izolimit të plotë të Rusisë. Është rritur ndjeshëm Interesi për forumet diplomatike që përfshijnë Rusinë, si BRICS. Mbi të gjitha, Rusia ka marrë ndihmë ekonomike nga anë të ndryshme të globit.
Ndërsa Kina po e ndihmon Rusinë të ketë qasje në teknologjitë perëndimore, reduktimi i prodhimit të naftës nga Arabia Saudite, përbën një ndihmë në kohën e duhur për Moskën, sepse i mban të larta të ardhurat e saj, pavarësisht sanksioneve perëndimore.
Sigurisht, asnjë nga faktorët e përshkruar më sipër nuk garanton stabilitet politik afatgjatë në Rusi. Putin është i detyruar të bëjë gabime, ashtu siç ka bërë në të kaluarën. Natyra famëkeqe e errët e regjimit të Putinit e bën të pamundur të parashikohet se edhe për sa kohë sistemi rus do të mbetet i qëndrueshëm përballë sfidave të tij aktuale.
Por Perëndimi nuk duhet të injorojë mundësinë që Putini të jetë ende në pushtet pas 5 apo 10 vjetësh. Prandaj Perëndimi nuk mund të mbështetet tek dobësia apo paqëndrueshmëria e Rusisë. Përkundrazi ai duhet urgjentisht të dyfishojë përpjekjet aktuale dhe të zhvillojë një strategji afatgjatë për frenimin e Rusisë.
Sanksionet janë vendimtare për ngadalësimin e ringjalljes ushtarake të Moskës. Por ata kanë nevojë për shtrëngim të mëtejshëm. Vendet joperëndimore duhen nxitur që të përmbahen nga ndihma e Rusisë me përzierjen e duhur të presionit dhe stimujve. Por Perëndimi, dhe Evropa në veçanti, duhet gjithashtu të investojë shumë më tepër në aftësitë e tyre ushtarake për të mbrojtur veten dhe për të rritur mbështetjen për Ukrainën për shumë vite në vijim.
Shënim: Janis Kluge, bashkëpunëtor në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SËP) në Berlin./ “The Moscow Times” - Përshtatur nga CNA
Sa më shumë që të vonohet investimi në rrugëtimin evropian...
Nuk ka asgjë më të kotë se lotët, dhe asgjë tjetër nuk u j...
Je duke vrapuar por pa mbërritur askund. Sheh veten duke u...
1985 - Një tërmet i fortë godet kryeqytetin e Meksikës...
Karlos Henrike Raposo, i njohur në botën e futbollit si “K...
Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave ka qenë ...
1793- Xhorxh Uashington vendos gurin e parë të themelit të...
Edhe në tërheqje, perandoria Soros nxit një histeri të...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ft...
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...