
Ja çfarë synonte realisht mumifikimi i të vdekurve në Egjiptin e lashtë
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Motivimi është “porcioni magjik”, që i ndihmon njerëzit të arrijnë shumë nga gjërat që synojnë dhe të ndryshojnë sjelljet. Por përse disa njerëz janë më të motivuar se të tjerët? Motivimet e një personi dhe arsyet që qëndrojnë pas tyre, mund të jenë po aq unike sa edhe gjurma e gishtërinjve.
Por në tru ekzistojnë mekanizma kimikë, të cilët mund të ndikojnë tek ajo që i motivon njerëzit, dhe sa ata janë të motivuar çdo ditë. Robert Uest, psikolog dhe profesor i shkencës së sjelljes dhe shëndetit në Kolegjin Universitar të Londrës në Angli, thotë për Live Science se njerëz të ndryshëm gjejnë motivim në fusha të ndryshme.
“Ne kemi një numër të madh gjërash që na motivojnë”, -tha ai. Dhe këto mund të variojnë nga përvoja (si kënaqësia, rehatia, eksitimi ose uria), deri te dëshirat më abstrakte si qëllimi ose kontrolli mbi situatat. Motivuesit socialë mund të përfshijnë gjithashtu dashurinë, fuqinë, përkatësinë dhe njohjen.
“Ne të gjithë dallojmë mbi atë se sa e rëndësishme është secila prej këtyre gjërave për ne. Dhe ne kemi prioritete të ndryshme në faza të ndryshme të jetës sonë”- thekson Uest. Neurotransmetuesit, ose lajmëtarët kimikë në tru, janë ndoshta përgjegjës për ndryshimet në motivimin e njerëzve.
Një studim i vitit 2012 i publikuar në “Journal of Neuroscience”, u kërkoi njerëzve të luanin një lojë matematikore me nivele të ndryshme vështirësie, në këmbim të një shpërblimi monetar.
Njerëzit që ishin më të gatshëm për të luajtur lojën “më të vështirë” çliruan në trurin e tyre nivele më të larta të neurotransmetuesit dopaminë, pikërisht në zonat që lidhen me shpërblimin dhe motivimin, përkatësisht striatumin dhe korteksin paraballor ventromedial.
Ata që bënë më pak përpjekje, çliruan më shumë dopaminë në insulën e përparme, një zonë e trurit përgjegjëse për emocionet dhe perceptimin e rrezikut. “Pra disa kimikate në tru, si endorfina dhe dopamina, luajnë një rol në përvojat tona të dëshirës dhe në mënyrën se si janë formuar sjelljet tona.
Për shembull, çlirimi i dopaminës në një pjesë të trurit të quajtur bërthama akumbens, na ndihmon në mësimin se çfarë të pëlqejmë dhe çfarë jo, ndërsa endorfina përfshihet në ndjenjat e mirëqenies”, - thotë Uest.
Ekziston një ide e gabuar, sipas së cilës dopamina çlirohet për të nxitur kënaqësi, apo si një kundërpërgjigje ndaj një shpërblimi, dhe se njerëzit e çlirojnë atë kur i kënaq diçka. Gjithsesi, një artikull i vitit 2013 i botuar në revistën “Neuron”, zbuloi se ky neurotransmetues i inkurajon njerëzit të veprojnë përpara se të marrin një shpërblim.
Pra dopamina çlirohet për të arritur diçka të mirë. Meqenëse kërkimet sugjerojnë se dopamina çlirohet edhe në zona të ndryshme të trurit, kjo mund të jetë edhe arsyeja pse njerëz të ndryshëm motivohen nga gjëra të ndryshme.
Studiuesit thonë se nivelet e dopaminës ndryshojnë midis individëve, dhe kjo mund të shpjegojë edhe arsyen pse disa njerëz janë më këmbëngulës sesa të tjerët kur flitet për arritjen e një qëllimi.
Ka të ngjarë që ne të motivohemi më shumë duke kuptuar diçka që quhet hendeku qëllim-sjellje, thotë Suzan Miçi, profesore e psikologjisë shëndetësore dhe drejtore e Qendrës për Ndryshimin e Sjelljes në Kolegjin Universitar të Londrës.
“Edhe pse një njeri mund të ndihet shumë i motivuar për të ndryshuar, ndryshimi nuk ndodh. Pasi kjo ka të bëjë me përkthimin e ndjenjës në veprim, dhe vetëm ndjenja nuk mjafton për t’i bërë gjërat të ndodhin. Po ashtu një person duhet të ketë aftësitë për ta menaxhuar sjelljen dhe mundësinë për ta bërë atë që të ndodhë”, - shprehet ekspertja.
Miçi thotë se ekzistojnë disa mënyra për të mbyllur hendekun qëllim-sjellje. Këto përfshijnë krijimin e një plani, duke detajuar me saktësi se çfarë, kur dhe me kë duhet të ndodhë veprimi.
Ndarja e planit me të tjerët, mund të frymëzojë dikë që t'i përmbahet atij, thekson ajo, siç mund ta bëjë motivues aktiviteti apo takimi me dikë për të ndërtuar shpërblimin social bazuar te përvojat tona.
Një studim i vitit 2011, i botuar në revistën “Social and Personality Psychology Compass” zbuloi se puna si pjesë e një grupi mund të motivojë dhe përmirësojë performancën e anëtarëve më të dobët të grupit, të përkufizuar si njerëz që janë më pak të aftë për të përfunduar vetë një detyrë të caktuar.
Studiuesit menduan se kjo mund të ndodhë për shkak të krahasimeve sociale në rritje, por edhe besimit se përpjekja e dikujt është e nevojshme për suksesin e grupit. Megjithatë, është e paqartë se si kjo ndikoi tek anëtarët “më të fortë” të grupit.
Por Miçi thotë se motivimi mund të forcohet nga zëvendësimi i një aktiviteti me një tjetër.
“Në rast se një person synon të ndalojë së bëri diçka që i pëlqen, si për shembull pirja e alkoolit, ai duhet të mendojë se çfarë mund të bëjë në vend të kësaj, dhe të shmangë vendet që lidhen me sjelljen nga e cila po përpiqet të heqë dorë”- thotë ajo./DW
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe m...
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...