
A mund t’i kthejë Erdogan shpinën Putinit?
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetare ka pësuar një tërheqje në të gjithë botën. Sipas rezultateve nga Anketa e Vlerave Botërore, e kryer midis viteve 2007-2019, rëndësia e Zotit në jetën e njeriut ra mesatarisht në 39 nga 44 vendet e analizuara.
Për më tepër, përqindja e njerëzve që identifikohen si jo-fetarë, është rritur me më shumë se 10 për qind në vende si Singapori, Islanda, Kili dhe Koreja e Jugut gjatë dekadës së fundit. Rënia e besimit fetar është edhe më e habitshme në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë viteve 1940-2000, anëtarësimi në kisha luhatej në nivelin 70 për qind të popullsisë. Me fillimin e mijëvjeçarit të ri, pësoi një rënie të ndjeshme. Në vitin 2020, anëtarësimi në kisha ishte vetëm 47 për qind. Ndërkohë gjatë viteve 2007-2020, përqindja e amerikanëve që nuk ishin të lidhur me asnjë fe u rrit nga 16 në 30 për qind.
Besimi dhe adhurimi i qenieve, perëndive dhe hyjnive të mbinatyrshme ka qenë një aspekt themelor i ekzistencës njerëzore për mijëra vjet. Megjithatë rënia e ndjekjes së besimeve fetare është më se e dukshme. Po çfarë mund ta shpjegojë këtë përmbysje në shoqërinë globale?
Përparimi teknologjik, është aspekti që tërheq më shumë vëmendjen e studiuesve si një shpjegim i mundshëm. Dikur njerëzit i drejtoheshin besimit fetar për të kërkuar përgjigje dhe për të zgjidhur problemet. Tani kemi teknologjinë.
“Kur njerëzit kanë mundësi të përdorin teknologjinë për të parashikuar motin, për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet dhe për të prodhuar burime, ata mund të mbështeten më pak në besimet dhe praktikat fetare”- shkroi së fundmi një ekip ndërkombëtar studiuesish në një studim të botuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Por nëse teknologjia po e zhvlerëson nevojën e njerëzve për fe, atëherë pse nuk pati një rënie masive të besimit fetar gjatë Revolucionit Industrial, Garës Hapësinore apo zgjerimit të përdorimit të kompjuterëve personalë? Pse rënia e fesë është bërë kaq e përhapur dhe e shpejtë vetëm vitet e fundit?
Studiuesit ofruan një hipotezë për këtë dukuri: Nuk është teknologjia në vetvete ajo që e zbeh rolin e fesë në jetën e njerëzve, por automatizimi në formën e robotikës dhe Inteligjencës Artificiale, të cilat u bënë të spikatura vetëm në fillim të këtij shekulli.
“Ky pretendim bazohet në hulumtimet e fundit mbi perceptimet laike të automatizimit. Studime të tilla tregojnë se njerëzit i atribuojnë teknologjisë së automatizimit aftësi që kufizohen me ato mbinatyrore. Historikisht, njerëzit u janë drejtuar agjentëve të mbinatyrshëm dhe klerikëve fetarë për të zgjidhur problemet instrumentale përtej fushës së aftësisë njerëzore. Këto probleme mund të duken më të zgjidhshme për njerëzit që punojnë dhe jetojnë në hapësira shumë të automatizuara”- shkruajnë ata
Për të testuar supozimet e tyre, studiuesit kryen 4 eksperimente. Në të parin, ata vëzhguan rënien e praktikave fetare midis viteve 2006-2019 në 68 vende nëpërmjet një ankete me “po” ose “jo” me më shumë se 2 milionë të anketuar:”A është feja një pjesë e rëndësishme e jetës suaj të përditshme?”.
Më pas, i lidhën këto të dhëna me sasinë e robotëve industrialë të secilit vend.
“Numri i këtyre të fundit, ishte i lidhur fuqishëm dhe negativisht me fenë në të gjithë globin”- raportuan ata.
Kjo lidhje ekzistoi edhe kur u verifikua në raport me PBB-në për frymë, zhvillimin e telekomunikacionit dhe zhvillimin e energjisë.
Në eksperimentin tjetër, shkencëtarët u fokusuan vetëm tek rënia e besimit fetar në Shtetet e Bashkuara, duke krahasuar fenë dhe zhvillimin e robotikës në zonat metropolitane midis viteve 2008 dhe 2016.
“Zonat metropolitane me nivele më të larta të rritjes së robotikës, përjetuan një rënie vjetore prej rreth 3 për qind të besimit fesë në çdo dekadë”- raportuan ata.
Në eksperimentin e tretë, studiuesit vëzhguan 46.680 individë në një komunitet gjatë viteve 2009- 2020, duke e matur besimin e tyre të vetë-raportuar tek Zoti dhe ekspozimin e tyre ndaj automatizimit në punët që bënin. Ata zbuluan se individët që punonin në punë me ekspozim më të lartë ndaj Inteligjencës Artificiale dhe robotikës, raportuan një rënie të konsiderueshme më të madhe të besimit fetar me kalimin e kohës.
“Njerëzit me punë ku ekspozohen shumë ndaj Inteligjencës Artificiale, kishin 45 për qind më pak gjasa të besonin në Zot, krahasuar me njerëzit në profesione që kishin një nivel mesatar të ekspozimit ndaj AI”- shkruajnë autorët. Ndërkaq eksperimenti i fundit u krye në një nivel më lokal.
Studiuesit mbikëqyrën 238 punonjës brenda një organizate, duke matur drejtpërdrejt ekspozimin e tyre ndaj AI dhe besimin e tyre fetar. Sërish u pa që ekspozimi ndaj AI ishte i lidhur me një zbehje të besimit fetar. Të gjitha studimet janë korrelative, dhe për këtë arsye nuk vërtetojnë shkakësinë.
Por të marra së bashku, ato mbështesin fuqishëm pretendimin e autorëve se automatizimi e redukton besimin fetar. “Studimet tona tregojnë se automatizimi është i lidhur me rënien e besimit në shumë vende, qoftë të krishtera, myslimane apo budiste, dhe në të gjitha rajonet e botës si Amerika e Veriut, Azia Jugore dhe Oqeania”-thanë ata./ “Big Think” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i ...
Në fund të muajit korrikut, gjatë gërmimeve arkeologjike p...
Më në fund ka një datë, viti 2030, për Evropën e së ardhme...
Presidenti Xho Bajden ishte “mirë” sipas drejtorit të Komu...
Rreth 930.000 vjet më parë, raca njerëzore ishte në pr...
Është ora 1 e drekës e një të shtune vere, dhe vetëm lehja...
Tradhtia është një temë komplekse, me një ngarkesë emocion...
Në një ditë të nxehtë vere në korrikun e vitit 1954, n...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, e k...
Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, p...
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Kanë ikur kohët e mashtrimeve të vjetra, me “princa” që of...
Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundi...
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...