LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse mëngjarashët kanë më shumë gjasa të preken nga çrregullimet mendore

23 Nëntor 2022, 08:45, Blog CNA

Pse mëngjarashët kanë më shumë gjasa të preken nga

Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë apo që janë fizikisht dominues në anën e majtë të trupit. Pavarësisht se përbëjnë vetëm rreth 10 për qind të popullsisë, ata përfaqësojnë deri në 40 për qind të rasteve të çrregullimeve psikotike si skizofrenia.

Këto janë disa nga llojet më të rënda të sëmundjeve mendore, të karakterizuara nga haluçinacione, besime të çuditshme dhe humbja e kontaktit me realitetin. Po pse mëngjarashët kanë më shumë gjasa të jenë të sëmurë mendorë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është e dobishme të kuptojmë se përse shumica e njerëzve janë djathtashë apo mëngjarashë, dhe si lidhet kjo me zhvillimin, strukturën dhe funksionin e trurit.

Lateralizimi, pra lokalizimi i një funksioni ose sjelljeje në njërën anë të trupit ose trurit, është diçka që ndodh midis specieve. Për shembull, disa lloje merimangash kryesisht përdorin më shumë këmbët e majta kur sulmojnë gjahun, ndërsa bletët përdorin kryesisht syrin e tyre të djathtë kur nisen të kërkojnë ushqim.

Ne njerëzit kemi qenë rreth 90 për qind djathtashë që nga periudha e Paleolitit, mbi 10.000 vjet më parë. Por pse kjo ndarje? Lateralizimi është me gjasë i dobishëm, sepse e bën trurin tonë më të specializuar dhe më efikas duke krijuar “zona të ekspertizës”.

Ashtu si me organizatat më komplekse të biznesit, truri i njeriut përbëhet nga zona të shumta me funksione të ndryshme. Në përgjithësi, truri i njeriut ndahet në hemisferën e majtë dhe të djathtë, dhe secila hemisferë është e përfshirë në funksione të ndryshme.

Pse mëngjarashët kanë më shumë gjasa të preken nga

Një ndarje e tillë mundëson efikasitetin e tyre. Grupimi i funksioneve të lidhura së bashku i lejon ata të specializohen, dhe e zvogëlon hapësirën që sinjalet nervore përkatëse të udhëtojnë për të komunikuar. Një ndarje e tillë, e bën trurin më të aftë për kryerjen e detyrave të njëkohshme, siç është te kafshët kërkimi i ushqimit dhe njëkohësisht ruajtja nga grabitqarët.

Në veçanti, hemisfera e djathtë duket e specializuar për procese më të gjera si integrimi i informacionit vizual, ndërsa ajo e majtë është më e përfshirë në kontrollin e gjuhës dhe lëvizjeve motorike. Dhe meqë hemisfera e majtë tenton të kontrollojë anën e djathtë të trupit, shumica e njerëzve janë djathtashë.

Po pse ndodh kjo? Truri i lateralizuar mund t’i ndihmojë njerëzit të jenë më efikasë dhe të suksesshëm. Por pse një popullatë e tërë priret të koordinohet nga e njëjta anë e trurit? Lateralizimi në nivel popullsie, kur të gjithë priren të jenë majtash ose djathtash, duket se e përmirëson koordinimin social.

Kur shumica e njerëzve përdorin zakonisht dorën e djathtë, ne jemi më të aftë të parashikojmë sjelljet e njëri-tjetrit, duke filluar nga ajo se cilën dorë të shtrëngojmë, tek mënyra sesi e kthejmë kokën gjatë puthjes. Për shembull, milingonat e kuqe të drurit përdorin kryesisht antenën e tyre të djathtë kur shkëmbejnë ushqimin, duke reduktuar mundësinë e përplasjes së antenave. 

Nëse të qenit djathtashë është i favorshëm, atëherë teoria evolucionare do të parashikonte që me kalimin e kohës, mëngjarashët do të kishin më pak gjasa të transmetonin gjenet e tyre dhe përfundimisht do të zhdukeshin. Atëherë pse normat e mëngjarashëve kanë mbetur të qëndrueshme për mijëvjeçarë?

Për këtë ka dy arsye. Së pari, gjenetika. Sipas hipotezës së luftimit, mëngjerashët janë më të aftë në luftime dhe në gara të tjera. Kësisoj ata vazhdojnë të kalojnë përgjatë gjeneve të dorës së majtë, pavarësisht deficiteve të mundshme në fusha të tjera. Në fakt, rreth 25 për qind e anës së duarve është e trashëgueshme, dhe mëngjerashët kanë më shumë gjasa se djathtashët që të jenë sportistë kampionë.

Së dyti, janë faktorët mjedisorë ato që kontribuojnë në të bërit mëngjarashë, si lëndimi i trurit dhe stresorët e hershëm të jetës. Për shembull, një studim ka zbuluar se dëmtimi i trurit në hemisferën e majtë, sidomos ato që ndodhin para moshës 6-vjeçare, mund të rrisin besimin në hemisferën e djathtë. (Dhe mos harroni se hemisfera e djathtë, kontrollon përgjithësisht anën e majtë të trupit).

Po ashtu, stresi perinatal dhe pesha e ulët në lindje, kanë lidhje të ngushtë me mëngjarashët. Kjo sugjeron që infeksionet, mungesa e të ushqyerit, hipoksia dhe faktorë të tjerë stresues, mund të ndikojnë në formimin dhe lateralizimin e hershëm të trurit.

Pse mëngjarashët kanë më shumë gjasa të preken nga

Në fakt, një studim që përdori ultratinguj 4D, zbuloi se kur nënat raportuan nivele të larta stresi, fetuset kishin më shumë gjasa të preknin fytyrat e tyre me dorën e tyre të majtë. Qoftë për shkak të gjeneve apo faktorëve stresues mjedisorë, ana e majtë e trurit është thjesht pak më ndryshe nga ajo e djathtë.

Studimet e fundit gjenetike në shkallë të gjerë, kanë zbuluar se disa gjene të rëndësishme për zhvillimin e trurit janë të lidhura me mëngjarashët. Studimi analizoi të dhënat nga mbi 350.000 njerëz, dhe zbuloi se të majtët kishin më shumë gjasa të kishin ndryshime në 3 rajone të gjeneve të rëndësishme për zhvillimin e citoskeleteve të qelizave të trurit.

Po ashtu, truri i një mëngjerashi duket më pak i anashkaluar dhe më i ndërlidhur. Për shembull, një meta-analizë e 43 studimeve zbuloi se mëngjarashët kanë një ‘corpus callosum’ më të madh (fibrat nervore që lidhin hemisferën e majtë dhe të djathtë), dhe skaneri me fMRI tregojnë se hemisferat e tyre të djathtë dhe të majtë janë më të lidhura kur përdorin gjuhën.

Dhe si lidhet e gjithë kjo shkallën më të lartë të çrregullimeve psikotike? Shkencëtarët janë ende duke studiuar detajet, por një mundësi e mundshme është që të njëjtat dallime të trurit që kontribuojnë te mëngjarashët, kontribuojnë gjithashtu edhe te çrregullime psikotike.

Ashtu si mëngjerashët, pacientët psikotikë shfaqin një probabilitet më i lartë për dëmtime delikate të trurit gjatë zhvillimit, për shkak të stresit të nënës ose fëmijërisë (p.sh kequshqyerja, stresi psikologjik, infeksioni), dhe më pak lateralizim të trurit, veçanërisht në lidhje me rajonet e trurit që lidhen me gjuhën, si rezultat i dëmtimit të trurit ose i ndryshimeve gjenetike.

Nga ana tjetër, studiuesit teorizojnë se ky lloj truri unik ka më shumë gjasa të përpunojë stimujt ose mendimet në një mënyrë jonormale, duke çuar në psikoza.

Gjithsesi, edhe nëse jeni mëngjarash, shanset për të zhvilluar një çrregullim të rëndë psikotik është i ulët. Prevalenca e popullsisë së përgjithshme gjatë gjithë jetës është nën 1 për qind, kështu që edhe nëse rreziku është 4 herë më i lartë, ai mbetet ende relativisht i vogël. Dhe nëse zhvillohet një çrregullim psikotik, trajtimet për të po përmirësohen. Për më tepër, mëngjerashët janë më pak të rrezikuar nga problemeve të tjera shëndetësore, përfshirë ulcerat dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga