
Orët biologjike: Si e di trupi ynë që koha po kalon?
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Bota ka qenë në tranzicion që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe shembja e rendit botëror bipolar në fillim të viteve 1990. Disa përpjekje për të konsoliduar hegjemoninë e Perëndimit, pra atë amerikane, gjatë dekadës së parë të periudhës së pas Luftës së Ftohtë kanë dështuar.
Disa mund të argumentojnë se sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 ishin kundër simboleve të hegjemonisë amerikane dhe një pikë kthese në kërkimin e një hegjemoni të ri.
Por kundër-reagimi i SHBA-së, përkatësisht pushtimet e Afganistanit dhe Irakut, dështuan. Shtetet e Bashkuara nuk mundën të siguronin dot unitetin e Perëndimit. Vendet e Evropës Perëndimore ndoqën politika të ndryshme, ndonjëherë konfliktuale.
Më pas, disa vende jo-perëndimore si Kina, India dhe Brazili e forcuan autonominë e tyre relative në politikën dhe tregjet botërore.
Sa më shumë që vendet jo-perëndimore e rrisnin peshën dhe efektivitetin e tyre në arenën globale, aq më shumë Perëndimi e humbte efektivitetin e tij. Kjo solli destabilitet dhe pasiguri politike dhe ekonomike në mbarë botën. Në këto kushte të gjitha shtetet nisën të marrin masa të ndryshme.
Edhe pse shumica e atyre masave ishin jetëshkurtra dhe të përkohshme për shkak të natyrës tranzitore të rendit botëror, shumica e shteteve vazhduan të ndiqnin politika shumëpalëshe, të shpërndara dhe sektoriale. Mjerisht, disa shtete shkojnë më tej dhe me këmbëngulje shtypin të gjithë “butonat” e lojës politike botërore.
Shtetet kanë pasur të paktën 3 përgjigje të ndryshme për zhvillimet e fundit në politikën botërore. Së pari të gjitha shtetet përpiqen të maksimizojnë interesat e tyre kombëtare dhe në përputhje me rrethanat marrin masat e nevojshme në nivel kombëtar.
Së dyti, shumica e shteteve përpiqen të rrisin efektivitetin e tyre në organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe institucionet e saj të specializuara, të krijuara kryesisht nga vendet perëndimore në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore.
Së treti, shumica e shteteve, perëndimore apo jo-perëndimore, përpiqen të ndërmarrin nisma të reja politike, ekonomike dhe të sigurisë për të qenë gati për t’u përballur me ndikimet negative të destabilitetit dhe pasigurive globale.
Hegjemoni aktual i botës, SHBA-ja, dhe sfidantja e tij kryesore, Kina, kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në të tria këto dimensione. Dhe një nga arsyet kryesore është se të gjitha shtetet janë njëkohësisht pro statuskuo-së aktuale por edhe revizioniste.
Për shembull, SHBA-ja beson se sistemi aktual, i krijuar prej saj gati 8 dekada më parë, nuk u shërben më interesave të saj kombëtare, ndaj përpiqet ta rishikojë atë. Ndërkohë, Kina ka përfituar nga hegjemonia amerikane gjatë 3 dekadave të fundit. Por në të njëjtën kohë, Pekini po përpiqet të krijojë institucione të reja ndërkombëtare, duke i hapur rrugën hegjemonisë së saj globale.
Nga njëra anë SHBA-ja është përpjekur të ruajë rolin e saj udhëheqës në organizatat ndërkombëtare globale dhe rajonale si OKB dhe NATO. Nga ana tjetër, duke qenë se institucionet e vjetra nuk mund të plotësojnë më nevojat e saj, ajo është pioniere në krijimin e institucioneve të reja si AUKUS, pakti trepalësh i sigurisë midis SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë.
Pra ndërsa është përpjekur të forcojë aleancën e saj transatlantike, ka punuar për krijimin e aleancave të reja në Paqësor. Kina e ka rritur efektivitetin e saj në institucionet ndërkombëtare të themeluara nga perëndimi, si OKB-ja dhe institucionet e saj të specializuara.
Ajo është pjesë e institucioneve të reja globale si G-20 për të diskutuar dhe zgjidhur çështje globale. Por ka qenë edhe pioniere në krijimin e organizatave ndërkombëtare alternative si Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë dhe BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).
Gati të gjitha shtetet rajonale dhe globale ndjekin gjithashtu politika të ngjashme dhe përpiqen të maksimizojnë interesat e tyre kombëtare dhe të rrisin efektivitetin e tyre në politikën ndërkombëtare. Situata ndërkombëtare e paqëndrueshme dhe e pasigurt, i ka nxitur shtetet të ndjekin politika të jashtme shumëpalëshe dhe të larmishme.
Të gjitha këto përpjekje dhe nisma do të sjellin bashkëpunim, konkurrencë dhe natyrisht edhe konflikte midis shteteve dhe grupeve të shteteve.
Prandaj, shtetet duhet të jenë më të kujdesshme se më parë në hedhjen e hapave të tyre në politikën ndërkombëtare, pasi nuk ka asnjë garanci se do të ruajnë ritmin aktual të marrëdhënieve. Bashkëpunimet aktuale janë si “të shkruarit mbi akull”, ato mund të zhduken në çdo moment.
Shënim:Muhittin Ataman, profesor në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Shkencave Sociale të Ankarasë, Turqi./ Përshtatur nga CNA
Në prill të këtij viti, atletja spanjolle Beatriz Flamini ...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë ob...
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën e drogës dhe...
Nga dy biznese sekuestrohen 228 ora të markave të ndry...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shko...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim t...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Stuhia Daniel në Libi ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa ...
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ësh...
Përfaqësues të rajonit të Nagorno-Karabakut dhe qeverisë s...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...