LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa pasuri zotëron Kisha Katolike dhe Vatikani?

9 Shtator 2023, 09:04, Blog Janet Nguyen “Market Place”

Sa pasuri zotëron Kisha Katolike dhe Vatikani?

Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga Selia e Shenjtë në Vatikan zotëron 73 miliardë dollarë në asete. Kjo e bën kishën thuajse aq të pasur sa miliarderi amerikan Majkëll Blumberg, dhe më të pasur sesa shtete si Bregu i Fildishtë, Uzbekistani apo Kroacia.

Me 1.36 miliardë anëtarë në mbarë botën, besimtarët katolikët përbëjnë grupin më të madh fetar në planet. Kisha Katolike zotëron pasuri të mëdha, duke përfshirë miliarda pasuri të paluajtshme dhe disa arte të paçmueshme, për të mos përmendur Bankën e Vatikanit. Por financat e saj janë kryesisht sekrete. Për këtë arsye ekspertët thonë se përllogaritja e saktë e kësaj pasurie të pamasë është pothuajse e pamundur. Gjithsesi në disa vende si Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, kishat kanë sisteme të decentralizuara ekonomike, thotë Xhejzën Berri, gazetar investigativ që ka shkruar librin “Jeta sekrete e parave më Kishën Katplike”.

“Vetëm Kryepeshkopata e Nju Jorkut ka kaq shumë kisha, shkolla, spitale dhe zotëron shumë pasuri të paluajtshme. Por shumë pak nga dioqezat bëjnë publike pasqyrat e tyre financiare”- thekson Berri. Një investigim i vitit 2018 nga gazeta australiane “The Age”, zbuloi se asetet dhe investimet e Kishës Katolike Australiane në shtetin e Viktorias, kishin një vlerë prej më shumë se 9 miliardë dollarë australianë. Gazeta llogariti se në total kisha në Australi zotëron më shumë
se 30 miliardë dollarë australianë në asete. Kjo shumë është afro 25 miliardë dollarë amerikanë. “Bazuar në këto shifra, Kisha është padyshim pronarja më e madh e pronave joqeveritare”- thekson gazeta. “Handelsblatt”, një
gazetë gjermane, shkroi gjithashtu në vitin 2017 se dioqezat katolike të Gjermanisë zotërojnë pothuajse 33 miliardë dollarë amerikanë asete.

Ndërkohë në SHBA vetëm Kisha e Trinitetit ka një portofol me vlerë 6 miliardë dollarë, raportoi “The New York Times” në vitin 2019. Kjo shifër afërsisht 7 miliardë dollarë këtë vit nëse përshtatet me inflaiconin. Gazeta theksonte se kjo kishë është një zhvilluese e pronave të pa paluajtshme duke “kontrolluar qiratë në toka dhe hapësirat e zyrave me qira në ndërtesat
që zotëron”.

Ndërkaq të dhënat financiare të vitit 2021, tregojnë se Instituti për Punët e Fesë, i njohur më shumë si Banka e Vatikanit, pati një fitim neto prej 18.1 milionë eurosh dhe kishte një total prej afërsisht 2.8 miliardë euro në asete, që arrin në më shumë se 3 miliardë dollarë nëse përshtaten sipas inflacionit.

Banka e Vatikanit ka qenë në qendër të disa skandaleve financiare. Ndaj vitet e fundit, kisha është përpjekur ta reformojë atë. Vitin e kaluar, ish-Ministri i Financave i Vatikanit, Atë Huan Antonio Guerrero Alves, foli me ‘Vatican News’ për pasqyrat financiare të Selisë së Shenjtë për vitin 2021, duke zbuluar se ajo kishte 3.9 miliardë euro në total asete ose gati
5 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër në Vatikan ndodhen dhjetëra mijëra vepra arti në 26 muzetë e tij, përfshirë Kapelën Sistine, e cila përmban vepra nga disa prej artistëve më të njohur në histori. Aty gjendet edhe afresku i Rafaelit “Shkolla e Athinës”, dhe afresku i Mikelanxhelos “Krijimi i Adamit”.

Në vitin 2004, një kontabilist i Vatikanit tha se Bazilika e Shën Pjetrit dhe Kapela Sistinë ishin të paçmueshme). Tregtari i veprave të artit Robert Sajmën, pronar i “Robert Simon Fine Art” në Nju Jork, thotë se disa nga pikturat mund të vjenë 40-50 milionë dollarë.

Ashtu si për pasuritë e tjera të kishës, Simon tha se përpjekja për të vlerësuar vlerën e veprave të artit që zotëron aktualisht Kisha Katolike është një detyrë gati “e pamundur”. Pronat e Kishës Katolike në mbarë botën shtrihen në gati 717.426 km katrorë, ose sa mëdhasia e shtetit të Teksasit në SHBA, thotë Xherald Pozner, autor i librit “Bankierët e Zotit: Histori e parave dhe pushtetit në Vatikan”. Sipas tij këtu përfshihen ambasadat, kishat, katedralet, shkollat ??dhe manastiret.

Dhe disa nga ato pasuri të paluajtshme kanë një vlerë shumë të lartë. Pozner merr si shembull Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork. “Imagjinoni se sa do ta vlerësonte një ndërtues atë tokë që ndodhet në zemër të Fifth Avenue. Pra flasim për miliarda e miliarda dollarë në aspektin e pasurive të paluajtshme”- vë në dukje ai.

Sa pasuri zotëron Kisha Katolike dhe Vatikani?

Kisha Katolike ka një histori 2 mijëvjeçare, dhe ka ushtruar historikisht një pushtet të madh  mbi njerëzit dhe shtetet. Selia e Shenjtë në Vatikan vlerësohet se zotëron mbi 73 miliardë dollarë në para dhe pasuri të paluajtshme dhe vepra arti. Por financat e saj janë kryesisht sekrete, ndaj është e pamundur një përllogaritje e saktë. Një investigim i disa viteve më parë,
zbuloi se Kisha Katolike Australiane zotëron një pasuri prej më shumë se 30 miliardë dollarësh australianë.

Një media gjermane pretendoi në vitin 2017 se dioqezat katolike të Gjermanisë zotëronin pothuajse 33 miliardë dollarë amerikanë asete. Në SHBA vetëm Kisha e Trinitetit zotëron 6 miliardë dollarë asete. Të dhënat e vitit 2021, tregonin se Banka e Vatikanit mban më shumë se 3 miliardë dollarë asete. Këtu nuk llogaritet vlera e dhjetëra mijëra veprave të arti në 26 muzetë e tij, përfshirë Kapelën Sistine, e cila përmban vepra nga disa prej artistëve më të njohur në histori. Sipas një vlerësimi tjetër, pronat e Kishës Katolike në mbarë botën shtrihen në një sipërfaqe 717.426 km katrorë./ Përshtatur në shqip nga CNA

 

 

Lajmet e fundit nga