
Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro nga inceneratorët
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Kohët e fundit, “sindroma e motrës së madhe” është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale, sidomos në Tik Tok dhe Twitter. Ajo prek më shumë gratë se sa burrat dhe kjo për një arsye kulturore, e cila i sheh gratë si më të ngarkuara me presion, detyra dhe përgjegjësi brenda
familjes.
Kur rriten, kjo ngarkesë mund të marrë aspekte të ndryshme dhe ndonjëherë është e vështirë për t’u njohur. Ata që vuajnë nga një sindromë e tillë, janë njerëzit që ndjejnë se kanë një barrë të tepruar përgjegjësie ndaj të tjerëve. Ndonjëherë përgjegjësitë e “motrës së madhe” nuk janë reale, por atyre u duket sikur është pikërisht kështu.
Pra, ka një perceptim shpeshherë të pasaktë brenda dinamikës së marrëdhënieve, i cili mund të rrezikojë vetë cilësinë e marrëdhënieve që personi në fjalë ka jo vetëm në familje, por edhe me miqtë apo në marrëdhënie dashurie. Këta njerëz duken shumë të pjekur, të fiksuar pas perfeksionit, shumë kritikë ndaj vetes, mirëkuptues ndaj të tjerëve dhe mospërfillës ndaj vetes. Shpesh ata priren t’i vënë në plan të parë nevojat dhe dëshirat e të tjerëve në vend të atyre vetjake.
Shkaqet e “sindromës së motrës së madhe”
Ato që vuajnë nga kjo sindromë janë mbi të gjitha ato gra, të cilat në fëmijërinë e tyre janë kujdesur për vëllezërit apo motrat e tyre më të vegjël. Të rritesh më shpejt se të tjerët mund të çojë në mangësi dhe boshllëqe të konsiderueshme emocionale dhe afektive. Sepse kur rriten,
këta njerëz mendojnë gjithmonë se të tjerët meritojnë më shumë vëmendje, kujdes dhe dashuri sesa ata vetë.
Ata që gjatë rrugëtimit të tyre evolucionar, nuk e ndjejnë nevojën për t’u rebeluar kundër këtij roli që i ka rrënjët brenda vetes, rrezikojnë jo rrallë të përjetojnë një ndjenjë të papërshtatshmërisë së vazhdueshme, të pakënaqësisë emocionale dhe zhgënjimit, e cila nëse është kronike, mund të çojë në një formë të vërtetë depresioni.
Si të shpëtoni nga kjo sindromë
Nuk është e lehtë ta heqësh qafe këtë sindromë. Ka shumë “motra të mëdha” të cilat në fusha
të ndryshme të jetës së tyre, e kanë të vështirë për ta kuptuar se duhet ta përqendrojnë
vëmendjen jo vetëm tek nevojat e të tjerëve, por edhe tek vetja.
Hapi i parë për të dalë nga kjo sindromë, është të mësoni të thoni “jo”, duke deleguar tek të tjerët disa detyra ose përgjegjësi, duke u përpjekur të ndërgjegjësoheni mbi faktin se edhe të tjerët mund të jenë gjithashtu të aftë të kujdesen për veten, por edhe për nevojat që kanë.
Pranimi i vetvetes ashtu siç jeni, nuk varet nga ajo që bëni për të tjerët.
Sipas psikologëve, këta njerëz duhet të kuptojnë se vlera e tyre nuk varet nga miratimi i të tjerëve. Për ta çliruar veten nga ky rol i rëndë që nuk të lejon të evoluosh, duhet të punoni shumë me veten. Është thelbësore të mësoni ta doni veten për atë që jeni, dhe jo për kujdesin
dhe dashurinë që u jepni të tjerëve. Në shumë raste është e këshillueshme që të ndërmerret një kurs psikoterapie që ju lejon të punoni mbi vetëvlerësimin, menaxhimin e stresit dhe vetë konceptin në përgjithësi./ Përshtatur nga CNA
Në gushtin e vitit 2016, një YouTuber postoi në platformën...
Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë preside...
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Sotir Miçi është një qytetar 66-vjeçar, i cili tregon se n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike ...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ...
Detaje të reja dhe pista të tjera po hetohen në lidhje...
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 23-vjeçarin me ini...
Martin Bardhi ndërroi jetë ditën e djeshme pasi u qëllua m...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçka ka publi...
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ekziston ...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka zbar...
Autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se kanë arrestuar ...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...