
Sa e rrezikshme është turbulenca gjatë udhëtimit me avion?
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxitur pretendimet se paraardhësit e majmunëve dhe njerëzve, evoluan fillimisht në Evropë përpara se të migronin në Afrikë. Propozimi i një ekipi studiuesish, bie ndesh me tezën e zakonshme dhe deri më sot të gjithëpranuar se hominitët - grupi që përfshin njerëzit, majmunët afrikanë (shimpanzetë, bonobo dhe gorillat) dhe paraardhësit e tyre fosile - e kanë origjinën ekskluzivisht në Afrikë.
Megjithatë, zbulimi i disa fosileve hominine në Evropë dhe Anadoll (Turqinë e sotme), ka nxitur disa studiues të argumentojnë se hominidët evoluan fillimisht në Evropë. Sipas tezës së tyre, u shpërndanë më vonë ata në Afrikë midis 7 dhe 9 milionë vjet më parë.
Bashkautori i studimit, Dejvid Begun, paleoantropolog në Universitetin e Torontos, Kanada, sqaroi se ata flasin për paraardhësin e përbashkët të homininëve, dhe jo për prejardhjen e njeriut të sotëm, pasi ai u nda nga paraardhësit e shimpanzeve dhe bonobove, të afërmit tanë më të afërt që janë ende gjallë si specie.
“Që nga ajo ndarje, pjesa më e madhe e historisë evolucionare njerëzore ka ndodhur në Afrikë. Ka shumë të ngjarë që linjat e pasardhësve të shimpanzeve dhe njerëzve të kenë ndryshuar nga njëra-tjetra në Afrikë”- tha Begun për Live Science.
Në studimin e ri, studiuesit analizuan një fosil majmuni të sapoidentifikuar nga zona 8.7 milionë vjeçare e Çorakjerler në Anadollin Qendror. Ata e quajtën specien Anadoluvius turkae. “Anadolu” është fjala moderne turke për Anadoll, dhe “turk” i referohet Turqisë.
Fosili sugjeron se A.turke ka të ngjarë të peshonte rreth 50- 60 kilogramë, sa pesha e një shimpanzeje të madh mashkull. Bazuar në fosilet e kafshëve të tjera të gjetura pranë tij - si gjirafat, kërpudhat, rinocerontët, antilopat, zebrat, elefantët, derrat dhe hienat - si dhe prova të tjera gjeologjike, studiuesit sugjerojnë se majmuni i sapogjetur jetonte në një zonë pyjore kryesisht me pak bimësi, ku me shumë gjasë mund të kenë banuar njerëzit e hershëm në Afrikë, në vend të mjediseve pyjore të dendura ku jetojnë ende sot majmunët e mëdhenj.
Nofullat e fuqishme dhe dhëmbët e mëdhenj plot smalt të A.turkae, tregojnë se ai mund të ketë konsumuar ushqime të forta siç janë rrënjët. Ndaj A.turkae ka të ngjarë të ketë kaluar në Afrikë shumë kohë në tokë. Në studimin e ri, shkencëtarët u përqendruan tek një kafkë e pjesshme e zbuluar në atë vend në vitin 2015.
Ky fosil përfshin pjesën më të madhe të strukturës së fytyrës dhe pjesën e përparme të trurit.
“Unë ia kam dalë të rindërtoj, dhe të shoh për herë të parë fytyrën e një paraardhësi tanë, diçka që nuk e kishte parë askush më parë”, - thotë Begun.
Studiuesit sugjerojnë se A.turkae dhe majmunët e tjerë fosilë nga zonat e afërta, si Ouranopitkus në Greqi dhe Turqi dhe Greekopitekus në Bullgari, formuan një grup njerëzish të hershëm. Nga ana tjetër, kjo mund të sugjerojë se homininët më të hershëm u shfaqën në Evropë dhe Mesdheun Lindor.
Ekipi pretendon se majmunët e lashtë të Ballkanit dhe Anadollit, evoluan nga paraardhësit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore. Një nga pyetjet që ngrenë këto gjetje është nëse hominianët u shfaqën në Evropë, atëherë pse nuk gjenden më atje, përveç njerëzve të sapoardhur, dhe pse hominitët e lashtë nuk u shpërndanë edhe në Azi dhe jo vetëm në Afrikë.
“Evolucioni është një proces jo shumë i parashikueshëm. Kjo ndodh kur ndërveprojnë një seri ngjarjesh të palidhura midis tyre dhe të rastësishme. Ne mund të supozojmë se nuk ishin kushtet e përshtatshme që majmunët të lëviznin në Azi nga Mesdheu lindor në Miocenin e vonë. Por ato ishin të duhurat për një shpërndarje të tyre në Afrikë”, - thotë Begun.
Sa i përket arsyes pse nuk gjejmë majmunët afrikanë në Evropë, ekspertët theksojnë se speciet zhduken gjatë gjithë kohës. “Ky zbulim i ri, e zgjeron të kuptuarit tonë për një grup që duket i lidhur ngushtë me majmunët e gjallë afrikanë dhe njerëzit”- thotë Kristofer Xhilbert, paleoantropolog në Kolegjin Hanter të Universitetit të Nju Jorkut, që nuk ishte pjesë në këtë studim.
Por ai vuri në dukje se analizat e fundit gjithëpërfshirëse të majmunëve të mëdhenj fosile dhe homininëve të hershëm, nuk e mbështesin tezën se homininët kanë origjinën në Evropë./ Përshtatur nga CNA
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, e k...
Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, p...
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Kanë ikur kohët e mashtrimeve të vjetra, me “princa” që of...
Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundi...
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...