
Aleksei Djumin, kush është ish-truproja që mund të zëvendësojë Vladimir Putinin si president i Rusisë?
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Nga Devi Sridhar “The Guardian”
Sipas fjalëve të këngëtares Tejlor Suift, unë mund të ”ndihem si 22 vjeçe”, por realiteti është se ditëlindja ime e 39-të po afrohet.
Pra po i afrohen të 40-ave, që është territori zyrtar i hyrjes në moshën e mesme.
Dëshira për të mbetur i ri, përjetohet sot si një synim universal, pavarësisht nëse jeni Suift, Madona apo Xhef Bezos.
Në fakt është një fiksim që i kapërcen shekujt. Në vitin 1513, eksploruesi Huan Pons de Leon zbuloi Floridën gjatë kërkimeve të tij për burimin e rinisë dhe jetës së përjetshme.
Pas më shumë se 500 vjetësh, multimilioneri amerikan i teknologjisë Brajan Xhonson, po synon që të zbulojë të njëjtën gjë.
Thuhet se ai shpenzon 2 milion dollarë në vit për një regjim intensiv të krijuar enkas për të, me synim reduktimin e moshës së tij biologjike nga 45 në 18 vjeç.
Së fundmi ai bëri bujë në media pas injektimit të plazmës së djalit të tij 17-vjeçar, pasi disa studime tek minjtë treguan se gjaku i të rinjve mund të ripërtërijë indet e vjetra.
Në këto eksperimente, 2 minj (një i vjetër dhe një i ri) u bashkuan në mënyrë kirurgjikale për të ndarë një sistem të përbashkët të qarkullimit të gjakut. Brenda 5 javësh, gjaku nga miu më i ri i kishte ripërtërirë qelizat e muskujve dhe të mëlçisë tek miu më i moshuar.
Po ashtu, u pa se kishte ndikuar në shtimin e qelizave në tru. Nga ana tjetër, minjtë e rinj që ishin të ekspozuar ndaj gjakut të një miu më të madh në moshë, kishin një rritje më të reduktuar të tyre.
Eksperimentet nuk ishin fare pa rreziqe.
Në një studim të vitit 1956 që bashkoi 69 çifte minjsh, shkencëtarët vunë re se nëse 2 minj nuk përshtateshin me njëri-tjetrin, njëri do të përtypte kokën e tjetrit derisa të ngordhte.
Përveç kësaj, 11 çifte minjsh ngordhën brenda 1-2 javësh pas bashkimit të sistemit të qarkullimit të gjakut, ndoshta për shkak të refuzimit të indeve të njëri-tjetrit.
Atëherë pse një multimilioner do të donte ta mbushte trupin me gjakun e djalit të tij, bazuar në një eksperiment me kaq shumë të dhëna të dyshimta? Synimi që i ka vënë Xhonson vetes, është tregues i fiksimit tonë të veçantë si shoqëri për t’u dukur më të rinj dhe për të jetuar më gjatë përballë një “kurimi” gjithnjë të pamundur kundër plakjes.
Kërkesa për eliksire kundër plakjes është e madhe, nga produktet e lëkurës dhe flokëve të disponueshme gjerësisht, deti tek procedurat kirurgjikale dhe eksperimentet më pak të zakonshme mjekësore, siç janë edhe transfuzionet e plazmës që ka bërë Xhonson.
Deri në vitin 2030, tregu i produkteve dhe procedurave kundër plakjes pritet që të kalojë shifrën e 119.6 miliardë dollarë në nivel global.
Ndërsa njerëzit jetojnë më gjatë në mbarë botën dhe shoqëritë tona po plaken, ekziston një presion social i vazhdueshëm për të rikthyer efektet e dukshme (dhe biologjike) që vijnë me çdo vit të jetës që ecën përpara.
Kompanitë private e njohin këtë gjë, ndaj kanë krijuar produkte që pretendojnë se të garantojnë “rininë”, pra idenë e rikthimit në kulmin tuaj dhe plotësinë e jetës. Ne jemi sot të rrethuar nga marketingu dhe reklamat që na inkurajojnë ta kërkojmë këtë qëllim të pa arritshëm, dhe të na shtyjë të shpenzojmë sa më shumë para, nga qindra deri në miliona paund.
Unë jam po aq fajtore sa kushdo që mendoj se sa shpejt ikën jeta teksa po i afrohem të 40-ave. Por e kam ndryshuar mentalitetin tim nga mosdashja për t’u plakur, në hedhjen e e hapave për t’u plakur sa më natyrshëm dhe shëndetshëm që të kem mundësi.
Për mua ky proces ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit funksional me çdo vit që kalon: a mundet mendja dhe trupi im të bëjnë gjërat që unë dua të bëj, si për shembull të vrapoj 5 km në ditë apo të zgjidh fjalëkryqin e njohur Wordle? Dhe a mund t’i shmang sëmundje si diabeti i tipit 2 dhehipertensioni që priren të vijnë me plakjen?
Ne nuk dimë se si ta “prapësojmë” plakjen, por dekada të tëra kërkimesh mbi shëndetin publik kanë krijuar një bazë të dhënat se si të jetosh sa më gjatë:mos pini duhan, mos pini shumë alkool, mbani një dietë ushqimore të larmishme dhe të ekuilibruar, shmangni ushqimet shumë të përpunuara, përpiquni të lëvizni çdo ditë - edhe nëse vetëm duke ecur – ruani masën muskulore dhe qëndroni aktiv në shoqëri me miqtë dhe të njohurit.
Vetmia, sidomos për ata të moshës 50 vjeç e lart, ka pasoja të mundshme, përfshirë një rritje 50 për qind të rrezikut të demencës, 29 për qind rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, 32 për qind rritje të rrezikut nga një goditjeje në tru, si dhe një rritje e konsiderueshme të rrezikut të vdekjes së parakohshme nga të gjitha shkaqet.
Mjekësia mund të na sigurojë një ditë “kurimin” ndaj efekteve biologjike të plakjes. Por deri atëherë, shumica e përgjigjeve se si jetohet më mirë me kalimin e moshën, mund të gjenden tashmë në kërkimet aktuale mbi shëndetit publik.
Dhe ndërsa plakja shihet shpesh në terma negativë, ajo është në fund të fundit një tregues i suksesit të shëndetit publik dhe i sistemeve tona mjekësore që ne po plakemi si specie.
Në vitin 1841, jetëgjatësia mesatare ishte afërsisht 40 vjeç. Pra të ishte 40-vjeç nuk ishte në mesin e jetës, ishte vetë jeta në total. Plakja është thjesht një nënprodukt i të jetuarit, dhe të jetosh edhe një vit tjetër, është një arsye e mjaftueshme për të festuar çdo ditëlindje që vjen.
Shënim:Devi Sridhar është drejtuese e departamentit të shëndetit publik global në Universitetin e Edinburgut, Skoci./ Përshtatur nga CNA
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e ev...
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë de...
Një e moshuar ka hyrë në ujërat e lumit Devoll duke rrezik...
Tri objekte kulti (teqe) janë vjedhur gjatë dy muajve ...
49-vjeçarja nga Pogradeci me iniciale A.H. denoncoi në Pol...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka miratuar forca sht...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se...
Qeveria e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit...
Policia e Kosovës në vazhdën e realizimin të detyrave dhe ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...