LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të humbësh jetën duke qeshur apo nga një dardhë që të bie mbi kokë/ 11 rastet më të çuditshme 

3 Janar 2023, 10:47, Blog CNA

Të humbësh jetën duke qeshur apo nga një dardhë që

Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por disa prej nesh vdesin në mënyra shumë më të çuditshme se të tjerët. Më poshtë, kemi përpiluar një listë të disa prej vdekjeve më të çuditshme të regjistruara ndonjëherë në histori.

1. Deputeti britanik vdiq nga rrëzimi mbi një rrepë gjigante

Sër Uilliam Pejn-Galluej ishte një anëtar i parlamentit britanik në fundin e shekullit XIX-të. Si shumë deputetëve të tjerë, atij i pëlqente të dilte për gjueti gjatë gjithë vitit. Në një nga këto udhëtime, ai kaloi mbi një rrepë, ku u rrëzua dhe pësoi një dëmtim serioz në organet e brendshme. Ai vdiq nga plagët e marra vetëm pak ditë më vonë.

2. Piktori grek vdes nga e qeshura

E qeshura është një përvojë e këndshme, por mundet edhe të të vrasë. Zeuksis, një piktor grek i shekullit V Para Krishtit, qeshi për herë të fundit pasi vëzhgoi pikturën e tij kushtuar Perëndeshës Afërditë. Dyshohet se një grua e moshuar e kishte porositur pikturën për shtëpinë e saj, por vendosi të shërbente vetë si model. Pasi përfundoi piktura, Zeuksi nisi ta vëzhgonte, dhe nisi të qeshë aq shumë sa vdiq.

3. Ligjvënësi i njohur athinas mbytet nga dhuratat e shumta

Në vitin 620 Para Erës Sonë, spektatorët në një teatër vranë aksidentalisht një burrë. Drakoni i Athinës, një ligjvënës i lashtë, ishte aq i dashur nga qytetarët, saqë ata e mbushën me dhurata. Por qytetarët i hodhën aq shumë sende sipërsipër, saqë përfundoi i mbytur prej tyre.

4. Shkrimtari i njohur vdes nga një breshkë që i ra mbi kokë

Nëse jeni tullac, atëherë mund të mësoni të jeni edhe më të kujdesshëm. Eskili, një dramaturg i famshëm athinas i shekullit V-të Para Krishtit, kishte një kokë tullace aq të shndritshme dhe të rrumbullakët sa shqiponja mendoi se ishte një shkëmb. Kjo e fundit hodhi një  breshkë të madhe mbi kokën e tij për të copëtuar zhguallin e saj për ta konsumuar mishin, akt që e vrau menjëherë. Ironia? Ai kishte dalë vetëm jashtë atë ditë sepse kishte frikë se shtëpia e tij do të shembej dhe do ta vriste.

5. Poeti vdes nga një kokë dardhe

Një tjetër vdekje e çuditshme në historinë e lashtë ishte ajo e Antifanit, një poet i lashtë komik i shekullit IV Para Krishtit. Dramaturgu pati një ditë të pafat nën disa pemë frutore. Sipas SUDA, një enciklopedi e lashtë bizantine e shekulli X-të, Antifani u vra nga një rrëzimi i një dardhe të madhe.

6. Mbreti i Sirakuzës gjen vdekjen nga një kruajtëse dhëmbësh

Agatokli  ishte një mbret i lashtë i Siçilisë dhe një tiran grek i Sirakuzës. Shumë sicilianë të lashtë nuk e pëlqenin mënyrën e sundimit të Agatoklit, dhe ai përmendet shpesh në tekstet e lashta për veprat e tij kriminale. Në vitin 289 Para Krishtit, Agatokli u vra kur përdori një  kruajtëse dhëmbësh të helmuar nga njëri prej armiqve të tij.

7. Gjenerali vdes në betejë nga shtypja e elefantit

Juda Makabe ishte një prift hebre që ka jetuar në shekullin II Para Krishtit. Ai udhëhoqi  revoltën makabeane kundër  Perandorisë Seleukide. Por protagonist i kësaj historie të veçantë është vëllai i tij, Eleazar Avaran. Ai ishte pjesë e revoltës së drejtuar nga vëllai të tij, kur vrau heroikisht elefantin mbi të cilën ndodhej një mbret, duke e goditur me një shtizë në bark. Fatkeqësisht, elefanti që po ngordhte u rrëzua mbi të duke e vrarë.

8. Shenjtori vdes nga pickimi i bletëve

Marku nga Aretuza pati një fund të “ëmbël” për jetën e tij, por jo ashtu siç e prisnit. Ky martir i krishterë pësoi një vdekje të çuditshme. Ai u var në një shportë të mbuluar me mjaltë nga armiqtë e tij. Më pas ajo u dërgua tek një zgjoje bletësh, të cilat e thumbuan për vdekje.

9. Kryebashkiaku vdes i mbytur nga mjekra e tij

Një tjetër vdekje e çuditshme ndodhi në shekullin XVI në Austri. Hans Shteininger ishte kryebashkiaku i Branaut. Ai pati një fund tragjik kur në qytet ra një zjarr. Në fakt nuk vdiq nga zjarri. Ndërsa po evakuohej, u pengua aksidentalisht u ndal në mjekrën e tij 1.4 metra të gjatë, duke thyer qafën. Zakonisht mjekra ishte e mbështjellë në një qese lëkure, por atë ditë ai vendosi të mos e përdorte.

10. Senatori amerikan vdes nga balena

Guvernatori Morris, autori i Preambulës së Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, është një nga themeluesit më pak të njohur të Shteteve të Bashkuara. Senatori i Nju Jorkut dhe kundërshtari i hershëm i skllavërisë, pati një vdekje të çuditshme pasi u përpoq të kurohej vetë.

Morris vuante nga një bllokim të dhimbshëm në traktin e tij urinar, të cilin ai u përpoq ta pastronte duke përdorur kockën një balene. Ndërsa raportet thonë se ai ia doli ta zhbllokojë, shumë shpejt u infektua, gjë që shkaktoi edhe vdekjen e tij në vitin 1816.

11. Vdekje nga mania për të gëlltitur thika

Edhe pse është më se e qartë se gëlltitja e thikave shkakton vdekjen, Xhon Kamings filloi të gëlltiste tehet e thikave pasi vëzhgoi një profesionist të bënte këtë gjë në një cirk të zonës.

Në përpjekjen e tij të parë, ai gëlltiti 4 thika pa asnjë problem. Më pas gëlltiti 14 thika menjëherë, nga të cilat pati disa ditë dhimbje barku.

Duke e provuar fatin për herë të fundit, Kamings gëlltiti 20 thika dhe një dorezë me një lëvizje, por fatkeqësisht ishte përpjekja e tij e fundit. Ai nxori përmes jashtëqitjes dorezën disa ditë më vonë, por asnjë nga 20 thikat. Vdiq pas 4 vitesh dhimbje barku të tmerrshme. Një autopsi zbuloi pas vdekjes se stomaku i tij përmbante një teh të plotë thike, 1 sustë dhe të paktën 40 fragmente të ndryshme prej metali, briri dhe druri.

Përkthyer nga CNA.al

22:00 Blog

Si lindi Panetone?

Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...

Lajmet e fundit nga