LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të vonuarit” e NATO-s duhet të mos harrojnë se jetojmë në një botë që është bërë edhe më e pabesë

8 Shtator 2023, 07:41, Blog CNA
“Të vonuarit” e NATO-s duhet të mos harrojnë se
Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë nisur një fushatë për të përforcuar gatishmërinë ushtarake. Kjo është nxitur kryesisht nga kërcënimi i madh që paraqet sulmi në shkallë të plotë i Rusisë ndaj Ukrainës 18 muaj më parë.

Por edhe pse po rriten shpenzimet e përgjithshme të NATO-s, disa nga 31 shtetet anëtare të aleancës po zvarrisin përmbushjen e objektivave të përcaktuar, pra ata që të gjithë i pranojnë se janë një përgjegjësi kolektive. Dhe te "të vonuarit” hyjnë disa nga vendet më të pasura të NATO-s dhe të botës si Kanadaja, Italia dhe Spanja.

Vetëm Prodhimi i Brendshëm Bruto i këtyre 3 vendeve është gati 3-fishi i PBB-së së Rusisë. E megjithatë, secila prej tyre mbetet ende larg përmbushjes së objektivit të NATO-s për të shpenzuar çdo vit 2 për qind të PBB-së në mbrojtje, një objektiv për të cilin të gjitha vendet anëtare ranë dakord gati një dekadë më parë.

Për më tepër, tani aleanca e konsideron këtë nivel shpenzimesh si minimumin për të adresuar rreziqet në rritje me të cilat po përballet. Pasojat e përmbushjes ose jo të këtij objektivi, janë të rëndësishme si një sinjal gjeopolitik, por edhe gatishmërie në terren.

Ndërsa Vladimir Putin po e shndërron ekonominë ruse në një ekonomi lufte, për të mbështetur një fushatë ushtarake të përgjakshme që mund të vazhdojë me vite, Perëndimi duhet të tregojë se edhe ai po i grumbullon burimet e tij, diçka kjo shumë më e rëndësishme për një luftë afatgjatë.

“Të vonuarit” e NATO-s duhet të mos harrojnë se
Vladimir Putin

Dështimi për ta bërë këtë, vetëm sa do të inkurajonte bastin e Kremlinit, se koha është në anën e tij. Edhe pasojat në terren nga shmangia e objektivit të shpenzimeve të NATO-s janë po aq të rënda. Kanadaja, që ka ekonominë e 9-të më të madhe në botë, përbën një shembull tipik të kësaj neglizhence.

Sipas një dokumenti sekret të Pentagonit të konsultuar nga ne pranverën e këtij viti, vetë Forcat e Armatosura Kanadeze kanë arritur në përfundimin se për shkak të mungesës “të qëndrueshme” të shpenzimeve në mbrojtje, Kanadaja “nuk mund të kryejë dot një operacion të madh ushtarak”, duke ruajtur njëkohësisht ndihmën e saj për Ukrainën, dhe drejtuar një grup beteje prej disa mijëra trupash në Letoni, një vend i vogël i NATO-s që kufizohet me Rusinë.

Kjo dhe probleme të tjera me gatishmërinë dhe rekrutimin, duhet ta alarmojnë Otavën.

Në prill po të këtij viti, ish-zyrtarë dhe ekspertë të lartë të ushtrisë, sigurisë dhe inteligjencës kanadeze, bënë një paralajmërim të tmerrshëm për qeverinë.

“Vitet e kufizimit të shpenzimeve, uljes së kostove, zvogëlimit të përmasave të ushtrisë dhe investimet e shtyra kanë sjellë atrofizimin e aftësitë mbrojtëse të Kanadasë”- u shprehën ndër të tjera ata në një letër të hapur.

Shpenzimet ushtarake mjerane të Kanadasë, e lënë atë gjithashtu të papajisur si duhet për të ndihmuar partnerët e saj të SHBA-së në kuadër të Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, NORAD. Po ashtu, Otavës gjithashtu i mungojnë kapacitet e duhura për të qenë aktive në Arktik, ku Rusia dhe Kina po i shtojnë ndjeshëm aktivitetet e tyre.

Por pavarësisht kësaj situate, dhe pavarësisht tensioneve me NATO-n që burojnë nga kjo neglizhencë, kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, u ka thënë aleatëve se Otava nuk do të përmbushë kurrë objektivin e aleancës për shpenzimet e mbrojtjes prej 2 për qind, sipas dokumentit të klasifikuar, të cilin “The Ëashington Post” e mori pasi u shpërnda në aplikacionin e mesazheve Discord.

Ajo shpenzon për ushtrinë vetëm 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara shpenzojnë afërsisht 3.5 për qind të PBB-së së tyre. Por Kanadaja nuk është anëtarja e vetme problematike. Këtë vit, vetëm 11 nga 31 anëtarët e aleancës do të arrijnë ose do të kalojnë pragun prej 2 për qind.

“Të vonuarit” e NATO-s duhet të mos harrojnë se

Italia, me një ekonomi pak më të madhe se ajo e Kanadasë, i kushton vetëm pak më shumë mbrojtjes sesa Kanadaja. Otava ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për mbrojtjen dhe stabilitetin financiar të Ukrainës, dhe ka pranuar dhjetëra mijëra refugjatë ukrainas.

Por pavarësisht investimeve të mëdha në mbrojtje kohët e fundit - shpenzoi 19 miliardë dollarë për blerjen këtë vit të 88 avionëve luftarakë amerikane F-35, dhe po shpenzon 2 herë më shumë për të modernizuar aftësitë e saj në kuadër të NORAD - shtetet e tjera të mëdha të NATO-s po ecin më shpejt.

“Të vonuarit” e NATO-s duhet të mos harrojnë se

Franca, një shtet i armatosur me armë bërthamore dhe me një ushtri të shkëlqyer, po bën shpenzimet më të mëdha të mbrojtjes në një gjysmë shekulli, dhe pritet të arrijë shifrën prej 2 për qind të PBB-së vitet e ardhshme. Edhe Gjermania, prej vitesh kontributore modeste në NATO, njoftoi vitin e kaluar krijimin e një fondi të posaçëm prej 100 miliardë dollarësh për shpenzime shtesë në mbrojtje gjatë 5 viteve të ardhshme.

Po ashtu, ajo ka rritur shpenzimet e rregullta ushtarake në buxhet, ndonëse shpenzimet u pakësuan thuajse në çdo kategori tjetër. Berlini synon të arrijë pragun prej 2 për qind vitin e ardhshëm, edhe pse kjo normë do të bjerë pasi të jetë harxhuar fondi prej 100 miliardë dollarësh.

“Të vonuarit” e NATO-s duhet të mos harrojnë se

Po të lihen në planet e tyre, shumica e vendeve të aleancës do të vendosin të shpenzojnë “më shumë për gjalpë, dhe më pak për armë”. Por agresioni i Rusisë, si dhe sfida në rritje e paraqitur nga Kina, e ka privuar Perëndimin nga ky lloj luksi.

Vendimi i  Putinit për të nisur luftën më të madhe në Evropë në gati 80 vjet, dhe rreziku që do të përfaqësojë Rusia për të ardhmen e parashikueshme, nënkupton se vendet perëndimore nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të përballen me një sfidë të re të frikshme. Sa më shpejt që ta kuptojnë që të gjithë këtë mesazh, aq më mirë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga