LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetë arsye pse njerëzit shumë inteligjentë e kanë të vështirë të ndihen të lumtur

30 Gusht 2023, 11:27, Blog CNA

Tetë arsye pse njerëzit shumë inteligjentë e kanë

Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shumë i vlefshëm te një njeri, ajo nuk garanton domosdoshmërisht lumturinë e tij.

Në fakt, njerëzit tepër inteligjentë mund të përballen me sfida unike, të cilat e pengojnë kërkimin e lumturisë.

Kompleksitetet e mendjeve të tyre, të kombinuara me pritshmëritë sociale dhe presionet personale, mund të krijojnë pengesa serioze për të përjetuar gëzim në jetë.

Ja cilat janë 8 arsyet kryesore pse njerëzit shumë inteligjentë, mund ta kenë të vështirë të gjejnë lumturinë.

1. Mendimi me tepri dhe paraliza nga analizat e pafundme që u bëjnë situatave

Individët me një nivel inteligjence të lartë, priren t’i analizojnë situatat thellë, gjë që shpesh u sjell vështirësi të mëdha në të menduar dhe vendimmarrje.

Analiza e vazhdueshme për shumëçka, mund ta bëjë të vështirë gjetjen e kënaqësisë, pasi këta individë analizojnë në detaje çdo aspekt të jetës së tyre.

2. Ndjeshmëria e shtuar

Njerëzit inteligjentë kanë shpesh një ndjeshmëri të shtuar ndaj mjedisit, emocioneve dhe madje edhe shqetësimeve ekzistenciale.

Dhe kjo ndjeshmëri e shtuar, mund të çojë në ndjenjën e mbingarkesës nga stimujt dhe emocionet negative.

3. Mania për të qenë i përsosur dhe standardet e larta që i vendosin vetes

Kërkimi i përsosmërisë dhe standardeve të larta, mund të jetë një thikë me dy presa.

Ndërsa nxit arritjen e shumë synimeve, ajo mund të shkaktojë gjithashtu pakënaqësi kronike, pasi këta njerëz përpiqen vazhdimisht të kenë një nivel përsosmërie, e cila është e paarritshme.

4. Tjetërsimi dhe izolimi

Ndjenja e keqkuptimit apo e të qenit ndryshe nga bashkëmoshatarët, mund të çojë në një ndjenjë tjetërsimi.

Përpjekja për të gjetur njerëz që kanë të njëjtin vizion dhe ide, mund të gjenerojë ndjenja të vetmisë dhe izolimit.

5. Ankthi ekzistencial

Njerëzit që janë shumë inteligjentë, mund të përballen me pikëpyetje ekzistenciale rreth qëllimit, kuptimit dhe fundit të kësaj jete.

Këto pyetje mund të shkaktojnë ankth ekzistencial, duke ndikuar seriozisht mbi nivelin e përgjithshëm të lumturisë së tyre.

6. Vështirësi në gjetjen e marrëdhënieve që i përmbushin

Perspektivat dhe interesat e tyre unike, mund ta bëjnë shumë sfiduese për këta njerëz që të gjejnë lidhje domethënëse.

Kjo mund të sjellë mungesë të mbështetjes emocionale dhe intimitetit.

7. Sindroma e Mashtruesit

Pavarësisht arritjeve të tyre, shumë njerëz inteligjentë vuajnë nga Sindroma e Mashtruesit, që është frika e vazhdueshme se mos dalin si mashtrues para të tjerë.

Ky vetëdyshim, mund ta shkatërrojë besimin te vetja si edhe lumturinë e tyre.

8. Mërzia dhe mungesa e stimujve mendorë

Individët tejet inteligjentë dëshirojnë në çdo kohë stimulim mendor dhe sfida.

Pa një angazhim të vazhdueshëm intelektual, ata mund të përjetojnë mërzi dhe mungesën e përmbushjes.

Në fund të kësaj analize, është e rëndësishme të pranohet se inteligjenca është vetëm një aspekt i identitetit të një njeriu, dhe se lumturia është një përpjekje e shumanshme që përfshin faktorë të ndryshëm.

Njerëzit shumë inteligjentë, mund ta gjejnë lumturinë duke pranuar sfidat e tyre, dhe duke punuar në mënyrë aktive mbi strategji të ndryshme për t’i zbutur ato.

Kërkimi i terapive të duhura, meditimi, kultivimi i lidhjeve shoqërore dhe gjetja e aktiviteteve të orientuara nga qëllime të qarta, mund të ndihmojnë në përballimin e sfidave të tilla të mëdha. 

Mos harroni se lumturia është një udhëtim, dhe duke i kuptuar këto sfida, individët shumë inteligjentë mund t’i hapin rrugën një jete më të ekuilibruar dhe më të përmbushur./Përshtatur nga CNA

Lajmet e fundit nga