LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashkia e Tiranës, 6 milionë euro për inceneratorin inekzistent/ Kujt do i jepen paratë?

15 Shtator 2023, 20:43, Denoncim CNA
Bashkia e Tiranës, 6 milionë euro për inceneratorin inekzistent/
Bashkia e Tiranës

6 milionë euro ose e thënë ndryshe 600 milionë lekë është pagesa e radhës së Bashkisë së Tiranës për inceneratorin inekzistent të Tiranës, i cili është vënë nën sekuestro nga SPAK.

Këtë gjë e ka denoncuar mbrëmjen e sotme mjeku dhe këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Ai shtroi pyetjen se kujt do t’i jepet pagesa prej 6 milionë eurosh, tashmë që inceneratori është sekuestruar.

Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 milionë euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord.

Kujt iu paguan 6 milionë euro, kur incenerim nuk kryhet? Përse vazhdohen pagesat kur inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK?”, deklaroi Alimehmeti./ CNA

Lajmet e fundit nga