
Aksioni opozitar/ Sali Berisha mbledh Kryesinë e PD-së
Kreu i PD-së, Sali Berisha po vijon aksionin opozitar ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha po vijon aksionin opozitar ...
Selim Tartaraj vetëm 7 vjeç banon në fshatin Ramicë rreth 50 km larg nga qyteti i Vlorës. Selimi në moshën 2 vjeçare u braktis nga e ëma pasi ishte me probleme të shëndetit mendor, nga ajo kohë për të voglin është kujdesur gjyshja e tij që sot nuk jeton më.
Babai dhe gjyshi i Selimit kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare sepse dëshira e tyre është ta dërgojnë të voglin në fshatin SOS për shkak të pamundësive ekonomike dhe kushteve të jetesës që kanë. Në intervistë për gazetarët e Fiks-it, një i afërm i familjes së 7-vjeçarit thotë se Selimi ka njohur si nënë vetëm gjyshen e tij dhe se kur mbaron shkollën ai shkon tek varri i gjyshes së tij.
Babai i Selimit 7-vjeçar thotë se ka qenë i martuar 2 herë. Nga martesa e parë ka 3 fëmijë dhe pasi e shoqja ndërroi jetë fëmijët i dërgoi në fshatin SOS, ku jetojnë atje prej 16 vitesh. Më pas u martua dhe nga martesa e dytë erdhën në jetë Selimi dhe motra e tij 5 vjeçare e cila është dërguar që në ditën e tretë të lindjes në shtëpinë e fëmijës në qytetin e Vlorës. Selimin e rriti gjyshja e tij, pasi ajo ndërroi jetë në muajin gusht të vitit 2022 për të voglin kujdeset babai dhe gjyshi i tij. Babai tregon se jetojnë vetëm me pensionin që merr i moshuari, pasi në zonën ku ata jetojnë është shumë e vështirë të punësohet në një punë të përhershme. Ai kërkon që 7-vjeçarin ta dërgojnë në shtëpinë e fëmijës “Fshatin SOS” pasi kushtet e jetesës për të do të jenë më të mira.
Orjeta Mishtaku drejtoresha e Shërbimit Social në bashkinë Selenicë tregon se institucioni i tyre është në dijeni të historisë së Selimit dhe herë pas here janë përpjekur t’i qëndrojmë pranë me ushqime dhe me çdo gjë tjetër. Në lidhje me situatën e tij ajo tregon se janë në proces plotësimi dokumentacionesh.Gjithashtu ajo thotë se kanë bërë një kërkesë para shumë kohësh për ta dërguar në fshatin SOS, por është refuzuar si pasojë se e gjithë qendra ishte në rikonstruksion. Dosja për momentin po punohet nga punonjësi i bashkisë në zonën e Ramicës dhe sapo të jetë e plotësuar rasti do të kalojë në komision për zgjidhje.
Redaksia e emisionit Fiks Fare referoi rastin e 7-vjeçarit pranë kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky institucion në përgjigje të tij tha se përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Sociale te Bashkisë Selenicë dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Vlore kanë bere vlerësimin socio-ekonomik te familjes. Gjithashtu, stafet e shërbimeve sociale po asistojnë duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm në pamundësi nga ana e kryefamiljarit. Bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po e ndjek me prioritet rastin e fëmijës duke vlerësuar interesin më të lartë të tij dhe djalit së shpejti do t’i garantojmë kujdesin më të mirë dhe shërbimet e munguara./ tch
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka thënë se ortaku i Edi Ramës...
Para disa ditësh “Stop” transmetoi denoncimin e zonjës Rin...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Njësinë Administ...
Një qytetar nga Berati denoncoi në emisionin "Fiks Fare" s...
Bashkia Lushnjë bën kontrata jo në përputhje me njëra-tjet...
“Stop” ka shkuar në Peshkopi për një çështje që ka nisur n...
Lidhur me problemin e ndërtimit pa leje në zonën e Urës së...
Dajana Prifti dhe Gjergji Kola, të dy banorë të Njësisë Nu...
Në datën 19 shtator 2022, "Fiks Fare" transmetoi problemat...
Anëtarët e familjes thanë për "Fiksin" se nuk e njihnin ku...
Plarent Berxha ka dërguar një video mesazh në redaksinë e ...
“Stop” ishte në Fllakë të Durrësit për shqetësimin e zotit...
E zuri COVID-i dhe shkoi 10 ditë me vonesë për të tërhequr...
“Stop” rikujton mënyrën, se si ish-prokurori Emëror Kasaj ...
Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollari...
Në datën 6 tetor 2022, "Fiks Fare" transmetoi një investig...
Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal,...
Tre persona janë ankuar në redaksinë e "Fiks Fare" se janë...
“Stop” u ndal në familjen e zotit Ilir Krekeza, i cili vet...
Prej disa muajsh emisioni “Stop” transmeton problemet e pa...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një shtetas me inicialet A. K., 51 vjeç, është gjetur ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i koduar “F...
Një konflikt ka ndodhur mes punonjësve të policisë. Sipas ...
Një aksident fatal me 4 humbje jete, ku 3 prej viktimave i...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Deri në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin ...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Një paralajmërim i fortë për një grusht shteti ka ardhur n...
William Walker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së...
Pjesëtarë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë ...
Sa më pak gabime, mosrënia në sy për të keq, krijimi i...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...