LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim/ "Mali" me plehra, panorama e zymtë e Orikumit

22 Gusht 2023, 14:37, Denoncim CNA

Denoncim/ "Mali" me plehra, panorama e zymtë e Orikumit

Situata katastrofike me "malin" e plehrave në Orikum vijon.

Në anë të rrugës, në pjesën ku lidhet bypassi i Vlorës me rrugën e Dukatit, drejt Rivierës n?7 Palasë, Dhërmi, Himarë etj., "mali" me plehra është kthyer në panoramën e zymtë të banorëve.

Ndotja e jashtëzakonshme dhe grumbullimi i plehrave në këtë zonë vijon prej vitesh e mesa duke ende nuk ka një zgjidhje. Era i shpërndan ngado qeset që fluturojnë më lart se zogjqtë që fluturojnë aty pranë.

Ashtu siç shihet dhe në këtë foto, plehrat janë të grumbulluara dhe të përhapura gjithandej, duke u kthyer në makth për banorët dhe çdo kënd që kalon në këtë rrugë dhe pamja e parë që u del përpara janë grumbujt e mëdhenj të plehrave dhe derrat.

Më herët CNA e ka denoncuar këtë fenomen, ku përmes videove shiheshin qartë malet me plehra, të cilat ishin shpërndarë dhe hedhur në një përrua, që me reshjet e shiut gjithçka kullon dhe derdhet në det dhe shkon te plazhet në Orikum./ CNA

 

Lajmet e fundit nga