LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Batërdi me ndërtimet pa leje në Ksamil dhe Sarandë

16 Gusht 2023, 21:58, Denoncim CNA

Denoncimi/ Batërdi me ndërtimet pa leje në Ksamil dhe

Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje me ndërtimet pa leje.

Duke iu referuar mesazheve të qytetarëve digjitalë, Berisha thotë se në Ksamil dhe në Sarandë po bëhet batërdi me ndërtimet pa leje.

Sipas tij, këto ndërtime po kryhen nga mafia qeveritare, e cila ka korruptuar bashkinë, policinë dhe IKMT-në.

Ky denoncim i Berishës vjen vetëm pak ditë pasi në Ksamil dhe në Sarandë u goditën 3 raste ndërtimesh pa leje.

Denoncimi i plotë:

Mafia qeveritare bën batërdinë në Ksamil dhe Sarandë!

Ryshfetet i merr Bashkia, Policia, IKMT.

Denoncimi/ Batërdi me ndërtimet pa leje në Ksamil dhe

Lexoni mesazhet dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Doktor dua te denoncoj disa raste flagrante dhe koruptive ne Ksamil. Duke filluar qe nga prilli ne Ksamil me bekim te institucioneve ja e hedhur dhjetra kioska naten me qellim legalizimin e tyre. Per kete jane paguar shuma maramendse nen dore qe te lejoheshin keto. Ndertimet jane nga zona e liqenit por edhe ne pika te ndryshme ne Ksamil. Nderkohe jane dhene nga Bashkia disa leje per tregetare ambulante te cilet kane hedhur kioska dhe kane bere ndertime ne keto vende dhe jane zgjeruar deri duke prishur mjedisin me qellim me pas legalizimin e tyre.

Denoncimi/ Batërdi me ndërtimet pa leje në Ksamil dhe

Doktor pershendetje, keto ndertime pa leje qe kap policia ditet e fundit ne Ksamil te kujt jane dhe kush i ka lejuar? Kush u ka dhene garanci qe ti ndertonin, se brenda dy oresh nuk jane ndertuar? Kush u ka dhen garanci qe do legalizoen? Po lejet per ambulante qe me pas jane kthyer ne lokale e restorante ne Sarande e Ksamil kush i ka dhene? Jane mbi 50 ndertime pa leje qe nga periudha e fushates e me pas qe jane lejuar ne Ksamil me garanci dhe lejim nga kush? SPAK te ktheje syte nga pushtetaret e qendres dhe Sarandes, Policia, Bashkia dhe ASHK e Sarande se po behet baterdia

Tao Balla ishte dje ne Sarande dhe beri takim me bashkine dhe policine se ne Ksamil jane shfaqur shume ndertime pa leje. Po a e di Balla qe ato ndertime jane edhe te zyrtareve bere me lejen e policise bashkise dhe inuk. Kane mare ata leket dhe bashkia e me pas ka mare leket ASHK qe i ka legalizuar dhe hipotekuar. Po te shikosh emrat se kush ka prona ne ksamil te dalin zyrtar te larte, deputet,shefa komisariatesh, inspektore zonash, drejtues ne bashki dhe ne ikmt dhe zyrtare te ashk sarande./ CNA

Lajmet e fundit nga