LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Mësuesit në Korçë nuk kanë marrë ende pagat

12 Korrik 2023, 12:00, Denoncim CNA

Denoncimi/ Mësuesit në Korçë nuk kanë marrë ende

Një denoncim ka ardhur së fundmi në redaksinë e CNA, në lidhje me pagat e mësuesve në Korçë.

Një qytetar ka denoncuar se mësuesit e shkollave të qarkut të Korçës po hasin problematika me pagat.

Kjo pasi punonjësve të arsimit nuk u kanë kaluar pagat, ndonëse ka kaluar më shumë se një javë ditë pune nga muaji korrik dhe rregullorja parashikon që pagat duheshin kaluar që në ditën e dytë të punës.

Sipas denoncimit, drejtuesit e shkollave dhe përgjegjësit e financave në zyrat arsimore kanë deklaruar se problemi rrjedh të Ministria e Arsimit, e cila nuk ka hedhur mjaftueshëm fonde te buxheti i shkollës.

"Përshëndetje!

Doja të ndaja me ju një problematikë që po hasin mësuesit e shkollave, të paktën në qarkun e Korçës, në lidhje me pagën. Deri në këto momente që po u shkruaj që data është 11 dhe e përllogaritur si dita e 7-të e punës e këtij muaji, akoma nuk kanë kalur pagat për një pjesë të mirë të mësuesve. Pas pyetjeve që janë bërë kundrejt drejtuesve të shkollave apo edhe përgjegjësve të financave nëpër Zyrat Arsimore, merret përgjigjia që problematika është te Ministria e cila nuk ka hedhur fonde mjaftueshëm te buxheti i shkollës. Ndërkohë që rregullorja për kalimin e pagës thotë: Paga kalon ditën e dytë të punës së muajit. Si do bëjnë këta mësues për shlyerjen e kredive, për pagesat e kurseve të fëmijëve, për stërvitjet apo dhe për pagesat e dritave, ujit, çerdheve, kopshteve etj.?

Faleminderit nëqoftëse e ngrini si problematikë, por do doja të ishte anonim.

Ditën e mirë!”, thuhet në denoncim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga