LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejton gërmimet/ David Hernandez: Butrinti është grek, s’ka asnjë gjurmë paraardhësish shqiptarë

5 Gusht 2023, 11:49, Denoncim CNA

Drejton gërmimet/ David Hernandez: Butrinti është grek,

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbajti një deklaratë për mediat nga selia e kësaj force politike për koncesionin e Butrintit.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa tha se kompania koncesionare ka përzgjedhur David Hernandez për të vazhduar gërmimet në Butrint, ndonëse çështja është në Gjykatën Kushtetuese.

“Ka rreth 1 vit e gjysëm që si ligjvënëse e Partisë Demokratike, kundërshtoj me argumenta koncesionin e Butrintit, pikërisht edhe për rrezikun që vjen për identitetin dhe historinë tonë, duke e lënë në dorë të fondacionit privat dhe studiuesve që zgjedhin ata. Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedhi kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.

Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez. Për ata që ky emër nuk u thotë asgjë, dua t’ju njoftoj që ky është një studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit. Sigurisht edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tezat e tij kundër shqiptarëve”, u shpreh ajo.

Deputetja publikoi një video, ku David Hernandez shprehej se në Butrint nuk ka asnjë gjurmë të paraardhërsve tanë, popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve.

Sipas tij, Butrinti është grek, pasi ka qenë i populluar me një koloni greke.

“Sipas Hernandezit, i cili gërmon në Butrint prej kohësh, në këtë qytet antik nuk ka asnjë gjurmë të popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve. Pra sipas tij, nuk ka asnjë gjurmë të paraardhësve tanë.

Ai thotë se nuk është asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur me të drejtë nga Mema mbi fatin e vendasve, Hernandes thotë se vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek. Pra, ne jemi barinj dhe Butrinti është grek. E njëjta teori që përpiqet të vërtetojë e të lartësojë edhe Richard Hodges. Një e pavërtetë e madhe dhe qendrim antishqiptar pa asnjë evidencë historike.

Të dy këta, por dhe të tjerë që i zgjedhin po këta, me kompetencat që ka Hodges në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës së tyre antishqiptare, të deformojnë realitetin, të keqpërdorin pushtetin dhe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve”, nënvizoi Zhupa./ CNA.al

Lajmet e fundit nga