Në një dalje të djeshme mediatike përballë gazetarëve kryeministri Edi Rama ka pranuar të flasë për inceneratorët.
Duke i trajtuar ato si investime publike kryeministri tha se, në Fier impianti është gati por ka ngelur për shkak të një pagese ndërsa për Tiranën, Rama tha se nuk bëhet pa para.
Dy janë mënyrat, ose do të rriten taksat e qytetarëve ose do t’i paguajë qeveria. Kjo ka qenë ajo që ka thënë Rama që mund ta (lexoni këtu).
"Impiantet ndërtohen me para dhe funksionojnë me para dhe ka dy rrugë për t’i bërë impiantet të funksionojnë. Njëra është të paguajnë qytetarët duke rritur taksat e tyre dhe tjetra që shteti të mbështesë qytetarët që ata të mos paguajnë atë që kushton.
Si i bëhet për ta shpjeguar këtë. Investimet janë bërë aty. Për ato gjëra që kanë ndodhur ka pasur mangësi e nevoja. Impianti i Elbasanit është funksional si çdo makineri tjetër që herë pas herë kërkon pjesën e përkujdesjes, është pronë e Bashkisë së Elbasanit.
Edi Rama, kryeministërFieri ka nevojë për një pagesë të fundit sepse u ndërpre nga sekuestrimi do ta marrë bashkia e Fierit do të bëjë dhe atë pjesë të fundit dhe të futet në funksion. Siç është plani për t’u bërë.
Shqipëria ka qenë e mbytur nga plehrat. U vendos inceneratori i Tiranës në administrim nga shteti, si mendoni ju do të bëhet pa para ajo punë? I kemi thënë këto gjëra një mijë herë. Puna për të pastruar Shqipërinë do të vazhdojë dhe le të hidhen përpjetë të gjithë ata që nuk e kuptojnë.
Puna për të pastruar Shqipërinë kushton dhe kjo punë do të vazhdojë. Këto nisma kanë pasur rolin vendimtar që Tirana, Elbasani edhe Fieri janë sot ndryshe. Nuk duhet hedhur bebja bashkë me ujin e ndotur. Uji i ndotur hidhet dhe bebja vazhdon të rritet”, ka thënë Rama.
Ekspertët e opozitës në drejtimin e Belind Këlliçit, kanë mundur të sigurojnë disa pagesa të cilat tregojnë të kundërtën e asaj që thotë kryeministri.
Kryeministri ka thënë se pagesat kanë ngelur për shkak të sekuestrimit nga SPAK. Në fakt ka pagesa të kryera pas sekuestrimit të bërë nga SPAK. Gjithashtu kompania kocesionare e Klodian Zotos ka mashtruar qeverinë.
Pagesat janë kryer deri në tre muaj, pasi është bërë sekuestrimi i inceneratorit të Fierit pas vendimit të gjykatës dhe SPAK të datës 28 Mars të vitit 2022. (Lexo këtu njoftimin e SPAK)
Më poshtë do të gjeni dhe burime të tjera të siguruara nga ekspertët e opozitës të cilët i bëjnë me dije CNA-së se materialet janë edhe më të plota.
Është një dokument i shkruar nga kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier, i cili i drejtohet Bashkisë së Fierit në Qershor të vitit 2021 dhe ministrisë së linjës.
9 muaj para se të sekuestrohej nga SPAK, kompania pretendon se e ka përfunduar investimin e duhej të merrej në dorëzim inceneratori.
Kujtojmë se disa deputetë të komisionit hetimor dhe zyrtarë të PS kanë shkuar tek inceneratori dhe thanë që po punon, kur në fakt ishte ndezur një transportier. Gënjeshtrat nuk kanë të sosur.
Dokumenti i dytë pasi i pari është në Mars të vitit 2021 ku kompania koncesionare i kërkon ministrisë së linjës dhe bashkisë të marrin në dorëzim inceneratorin e Fierit dhe pretendon që ka përfunduar investimi.
Në fakt, sot rezulton se, investimi nuk kishte përfunduar dhe ministria nuk ka bërë marrjen në dorëzim të objektit dhe inceneratori i Fierit nuk punon, në Tiranë nuk ekziston edhe pse kompania ka marrë 110 milionë euro në 6 vite.
Nga Marsi i vitit 2021 dhe deri në Mars të vitit 2022, kur është bërë sekuestrimi i SPAK për inceneratorin e FIerit, dhe disa muaj më pas derisa janë kryer pagesat e faturave përkatëse , kompania koncesionare nuk e ka përfunduar investimin, pra nuk e ka kryer të plotë.
Grupi i ekspertëve ka konstatuar se mungon rreth 10 % e investimit në inceneratorin e Fierit, që bëhet fjalë për një shumë nga 3.5-4 milionë euro, e cila mungon tek investimi që duhej kryer.
Ekspertët e opozitës nën drejtimin e Belind Këlliçit, kanë siguruar dhe të dhëna në lidhje me konfliktet të krijuara me kompani të certifikuara ndërkombëtare për ndërtimin e inceneratorit, të cilët janë ata që i vendosin vulën, por Klodian Zoto nëpërmjet skemave së bashku me Mirel Mërtirin kanë përjashtuar një kompani të huaj, kanë marrë një nga drejtuesit e saj për ta punësuar.
Më pas ai ka hapur një kompani private në Itali, është paditur atje dhe në Shqipëri Kompania Europiane, e cila po bënte zbatimin e projektit i ka bërë një shkresë edhe administratorit Farudin Arapi ku i kërkon që të ketë kujdes me investimin dhe mbylljen e tij në inceneratorin e Fierit, pasi certifikimin e jep vetëm kjo kompani, pasi është pronë intelektuale e saj pjesa e ndërtimit të inceneratorit të Fierit.
Kryeminsitri në rastin e inceneratorit të Fierit është thuajse i kapur mat. Ose thotë gënjeshtra, ose e gënjejnë, por të dyja nuk i shkojnë udhëheqësit të Rilindjes.
Ai ka thënë se investimi ka ngelur për një pagesë të pakryer që do të bëhet nga bashkia e Fierit. Në fakt kompania koncesionare e ka mashtruar qeverinë shqiptare dhe shtetin pasi ka thënë se investimi dhe punimet kanë përfunduar dhe pagesat kanë vazhduar edhe pas sekuestrimit.
Kryeministri Rama, më shumë se sa të justifikonte një pagesë të pamarrë të kompanisë koncesionare, duhet t’u kërkonte ndjesë shqiptarëve që e kishin marrë për leshko dhe me një skemë abuzimi shteti kishte paguar gati 120 milionë euro për inceneratorë që nuk punojnë dhe nuk ekzistojnë.
Rama mund ta pranonte korrupsionin e Rilindjes dhe faktin se Klodian Zoto, ish zyrtar i PS, Mirel Mërtiri, truri i Rilindjes mbi plehra, skenaristët e inceneratorëve, njerëzit e tjerë të përfshirë të politikës, ku vetë kryeministri ka drejtuar gishtin tek dardhat e Arben Ahmetajt, tek kryebashkiakët që i ka mbrojtur, tek fiqtë e Lali Erit apo fruta perimet që do dalin rrugës, bashkë me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Agaçi & co, kryeministri duhet tu tregojë shqiptarëve se si ka ndodhur e vërteta. E në rast se nuk e di, në rastin më të keq, apo di gjithçka, sa më pak të flasë aq më mirë është.
Tek Inceneratori i Fierit nuk ka ngelur pa përfunduar investimi për shkak të një fature të papaguar. Ka patur të tjera problematika që lidhen me transferim parash në bashkëpumin me nënkontraktorët në shkresat e dërguara ndaj shtetit, ku qartazi duket se ka patur një mashtrim, ka pasur manipulime për të marrë fonde, korrupsion, abuzim, vjedhje, pa shkuar më tej tek fakti që tek inceneratoriti Fierit, zullumi është më i madh se te ai i Elbasanit.
Të dhënat janë me dokumente. Më sipër është Thesari që tregon pasgesat edhe pas sekuestrimit të kompanisë së inceneratorit të Fierit nga SPAK, megjithëse ai një vit më parë kishte njoftuar përfundimin e punimit dhe kryerjen e investimit sipas planit.
Nga ana tjetër është shkresa që i drejton Bashkisë së Fierit dhe linjës për ta marrë në dorëzim objektin.
Në fund mund të theksojmë faktin se eskpertët kanë mundur të gjejnë detaje mjaft të rëndësishme në lidhje me inceneratorin e Fierit, të cilat do të vijojnë të publikohen në ditët në vijim./ CNA
Agjencia Shtetërore për Shpronësim, në muajin Korrik p...
Situatë skandaloze në një nga lagjet në periferi të Tiranës....
Situata katastrofike me "malin" e plehrave në Orikum vijon...
Një postim të tij në rrjetet sociale eksperti i IT, Ge...
Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali ...
Më datë 1 gusht SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, p...
CNA ka zbardhur 16 faqet e para të akuzës së SPAK për ince...
Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka bërë këtë të shtunë një ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbajti një dekl...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së nga një qy...
Skandali me autobusët e Tiranës vijon. Një nga linjat e a...
"Wizz Air" ka goditur me skandalin e radhës. Qytetarët denon...
Problemtikat në vijat bregdetare nuk kanë të mbaruar. Edh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të...
XHOVAN SHYTI Në disa shkrime rradhazi kemi trajtuar g...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Përveçse ofrojnë kushte mizerabile udhëtimi për shkak të g...
CNA pak kohë më parë ka denoncuar një problematikë në një ...
Një tjetër denoncim është bërë ditën e sotme për incen...
Afera e inceneratorëve është një ndër çështjet që ka marrë...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...