
Zbulohen skandalozët e “JOQ” dhe “Lolitës”/ Si i vënë gjobat ndaj bizneseve
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me aftësi ndryshe në Vlorë, të cilët konsumojnë ushqime të prishura dhe qëndrojnë në një godinë me myk dhe lagështirë.
Në muajin janar të vitit 2022, Fiksi denoncoi abuzimet me ndërtimin e godinës së Qendrës së Zhvillimit në Vlorë, ku megjithëse ishin shpenzuar plot 240 milionë lekë të vjetra, sërish ishte e shkatërruar. Në atë godinë qëndrojnë rreth 30 persona, të cilët iu është dashur që të jetojnë në një ambient të papërshtatshëm, krevate të shkatërruar, mungojnë dyer, ka lagështirë, myk apo edhe suva të rëna.
Një vit pas këtij denoncimi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar të njëjta problematike. Fiksi ka siguruar këtë raport, ku konstatohen probleme të shumta higjieno-sanitare për mbajtjen e ushqimeve si dhe me ndërtimin e godinës.
“Konstatohet se ambientet janë në kushte të papërshtatshme për magazinimin e mallrave dhe ushqimeve dhe nuk plotësojnë parametrat higjeno-sanitarë. Ka lagështirë dhe erë të rëndë! Ky magazinim ka shkelur çdo standard ushqimor. Ato janë dërguar në zyrën e magazinieres, disa rifuxho në çimento dhe disa në ambiente akulli në frigorifer. Pulat janë të pa paketuara dhe disa të prishura me erë të rëndë dhe ngjyrë të transformuar” thuhet në këtë raport.
Sipas të njëjtit dokument, i shoqëruar edhe me fotografi të ushqimeve, mishi ishte në 2 qesë në sasi 5 kilogramë dhe i pa prerë. Ndërkohë, patatet, qepët dhe frutat ishin hedhur rifuxho në kushte lagështie pa u peshuar, pa etiketa.
“Perimet dhe zarzavatet ishin pranuar pa asnjë fletë analize, nëse janë apo jo të freskëta apo edhe të cilësisë së parë. Mishi, sallami dhe proshuta, nuk përmbante të dhëna mbi vulën e kontrollit veterinar. Nuk vërtetohet nëse produkti është i sigurt dhe lejohet për konsum publik. Qumështi, djathi dhe gjalpi, nuk kanë certifikatën e cilësisë” thuhej në këtë raport.
Ndërkohë, një tjetër problematikë e konstatuar nga KLSH ishte edhe godina. Sipas tyre, personat me aftësi të kufizuar, në karrige me rrota, e kishin të pamundur të shkonin në tualet!
“Objekti ka shfaqur probleme të ndryshme lidhur me lagështinë, dyert, instalimet elektrike, sistemi hidraulik, kondicionimi etj. Edhe pse objekti ka shfaqur problematikat, drejtoresha ka vlerësuar jo problematik qëndrimin e rezidentëve, duke sjellë rrezikimin e jetës së tyre. Në ambient është lehtësisht e identifikueshme rënia e dyerve dhe thyerja e dritareve” thuhet në raport.
Disa elementë të tjerë të cilët konsiderohen të rrezikshëm për rezidentët janë kasa elektrike e pambuluar dhe lehtësisht e prekshme, pusetë e hapur në ambientin e jashtëm, ashensori i cili nuk funksiononte dhe qëndronte i hapur. Një tjetër problematikë e një rëndësie të veçantë ishte edhe prezenca e lagështisë në të gjithë ambientin e godinës, pra në të dy katet.
Pas këtyre problematikave, kamera e Fiks Fare fiksoi sërish ambientet e Qendrës së Zhvillimit Rezidencial në Vlorë. Megjithëse janë bërë investime të reja, madje në shuma të konsiderueshme, gjendja është e njëjtë. Gazetarët biseduan me drejtoreshën Elida Grabova, e cila pranoi se nga viti 2022 deri në ditët e sotme është tenderuar një shumë prej 130 milionë lekësh të vjetra. Por, ajo tregoi se punët janë bërë sërish kuturu, ka lagështirë, myk dhe dritare të pa rregulluara. Dyert janë të hapura, ashensori nuk punon. Suvatimet janë bërë nga gjysma e poshtë dhe se punimet ende nuk janë kolauduar.
Drejtoresha tregoi se ajo qendër ka bërë disa tendera, ku blerja e ushqimeve shkon në rreth 50 milionë lekë të tjetra, fizioterapia diku te 2 milionë lekë. Ndërkohë, 6-7 milionë shkojnë për pampersa dhe 9 milionë për detergjent. Për këta të fundit thotë se nuk janë cilësorë dhe se firma që ka fituar tenderin i sjellë jo në kushtet e duhura.
“Ne bëmë një tender krevatesh. Na sollën 1 krevat 280 mijë lekë të vjetra. Ata ishin karton dhe nuk kushtonte më shumë se 50 mijë të vjetra. U prishën menjëherë. Bëjmë edhe tendera për mirëmbajtje, suvatime në shuma të vogla, por që punët janë bërë shkel e shko” thotë drejtoresha.
Pra, megjithëse janë shpenzuar sërish miliona lekë, gjendja është e njëjtë. Rreth 30 personat me aftësi ndryshe vijojnë të jetojnë mes lagështirës, mykut. Ndërkohë që ushqimet janë të prishura./ tch
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...
Prej kohësh CNA ka raportuar se njerëzit e incenerator...
Rreth një vit më parë, gazetari Elvi Fundo publikoi në emi...
Në 23 Shkurt emisioni Stop në Tv Klan transmetoi se si For...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Durrësi...
Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kr...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...