
Denoncimi: 3 gjyqtarët që i dhanë vulën Alibeajt, janë kërcënuar me jetë
3 gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, ...
Prej 7 vitesh banorët e fshatit Dardhë në Fushë Arrëz enden rrugëve e nuk dinë si të veprojnë.
Dilema e tyre e madhe është paradoksi në të cilën shteti i ka vënë. Në 10 mars 2018 në këtë fshat filluan plasaritjet dhe rrëshqitja e tokës e cila zgjati plot 3 ditë.
Asokohe në media u fol shumë për këtë dukuri, por mbeti vetëm në këtë kuadër, pasi prej 5 vitesh këta banorë ende janë si atëherë. Banorët të shqetësuar shprehen për Fiksin se vetëm janë mashtruar duke u thënë që kopsitini letrat e më pas t’u shpërblejmë dhe kur ata i bënë letrat, gënjeshtra e radhës sipas ishte se letrat ishin jo të sakta.
“E vetmja ndihmë është një 500 mijë lekësh të vjetër që nuk na ndihmoi fare”, shprehen banorët.
Shtatë familjet që e vuajnë këtë thonë se vetëm çadra dhe ushqime u ka çuar shteti. Por pas një studimi që Shërbimi Gjeologjik ka bërë në terren ka dalë në konkluzionin që aty toka është e paqëndrueshme, pra nuk mund të ndërtohet. Por banorët vazhdojnë e rrinë aty pasi nuk kanë mundësi tjetër se ku të shkojnë.
Fiksi pyeti ne sektorin e Emergjencave Civile në Bashkinë Fushë Arrëz. Përgjegjësi Dodë Pepa tha se që me njoftimin në datë 7 mars të 2018 kanë ngritur një grup pune. Më pas kanë ndjekur të gjitha praktikat teknike dhe ligjore, në lidhje me kompensimin e dëmit të këtyre familjeve.
Është vlerësimi i preventivit të dëmeve, dhe për çdo familje kanë bërë nga një dosje teknike më vete. Sipas ligjit të emergjencave Civile, sipas v.k.m 329, banorët përfitojnë kompensim dëmi fizik të banesave te tyre, kur studimi gjeologjik, e paraqet një tokë të rrëshqitshme dhe te pabanueshme, për ta përfituar kompensimin e dëmit duhet që banorët të pajisen me leje ndërtimi.
Por pyetjes së Fiksit se banorët nuk kanë tokë që ta paraqesin për leje ndërtimi z. Pepa shtoi se ky është detyrim ligjorë e më pas të vazhdojnë me plotësimin e dosjeve dhe dërgimin pranë instancave përkatëse për marrjen e këtij kompesimi.
“Megjithatë duke qenë përpara këtyre kushteve që banorët nuk e kishin mundësinë për të paraqitur një leje ndërtimi për efektin mungesës së tokës, që do të ndërtonin, i jemi drejtuar për shprehje mendimi Ministrisë së Mbrojtjes, i jemi drejtuar Këshillit të Qarkut, i jemi drejtuar Prefekturës, kemi vënë në dijeni dhe Kryeministrin në lidhej me situatën, dhe përgjigja ishte se duhet të zbatohet ligji në fuqi. Pra duhet të pajisen me leje ndërtimi”, tha z. Pepa.
Gazetarët e Fiksit gjithashtu pyetën se përse këta banorë nuk përfituan dhe bonusin e qirasë. Përgjegjësi i Emergjencave Civile Fushë Arrëz pohoi se zona ku ka ndodhur rrëshqitja e tokës është larg zonave urbane, rreth 45 km larg Fushë Arrëzit.
Gjithashtu nga ana e emergjencave civile banorëve u është ofruar strehim në disa objekte por ata nuk kanë pranuar dhe kjo automatikisht i bën jo përfitues të bonusit të qirasë.
Z. Pepa thotë se edhe pse banorët nuk kanë pranuar të strehoheshin në këto objekte, ata si bashki kanë mundur t;i strehojnë në shtëpi të braktisura në fshat dy prej familjeve.
Përsa i përket zgjidhjes përfundimtare të problemit të këtyre banorëve z. Pepa pohoi se janë në pritje të një zgjidhje nga qeveria, pasi bashkia nuk ka kapacitet për kompensim dëmi për këto 7 familje.
Dhe deri sa kjo zgjidhje të vij, banorët do jetojnë sërish me frikën se nga momenti në moment mund të përsëritet marsi i vitit 2018./ tch
3 gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me den...
Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim pë...
Arjan Hyseni, prej 5 muajsh në burg pasi makina që i dha p...
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një procedurë te...
Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë n...
Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një py...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë Demokra...
CNA po sjell sot dy dokumente të tjera në lidhje me njeriu...
Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan du...
Malvina Dani është vetëm 3 vjeç dhe po shuhet dita ditës. ...
Menaxherët e lokaleve ankohen se nuk gjejnë punonjës e kon...
Në fashatin Toç të Njësisë Administrative Qesaratë, Bashki...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...