Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë me një notere, e cila mbylli në zyrën e saj gazetaren e “Stop”.
Në kohën kur noterja Anila Haxhiu kishte mbyllur gazetaren e “Stop” me çelës në zyrën e saj, papritur në vendin e ngjarjes u shfaq bashkëshorti i noteres Ilirjan Ymeri, i cili godet me grusht pas koke operatorin e “Stopit” dhe i vërsulet gazetares, duke i thyer telefonin.
Situata përfundon në komisariatin e Fierit, ku grupi i xhirimit i emisionit “Stop” bën kallëzim për dhunën e ushtruar për shkak të detyrës, shkatërrim sendi si dhe cënim lirie në pa të drejtë.
Aida Xhuri, OPGJ: Do të marr kallzimin dhe secilit prej jush, do t’i marr deklarim për ta sqaruar. Do iu jap edhe një vendim mjeko-ligjor.
Pas këtij momenti, operatori u pajis me vendim mjeko-ligjor nga mjeku Blerim Peli.
Mjeku Blerim Peli: Si është puna? Ma thuaj me pak fjalë!
Operatori: Isha duke xhiruar tek një notere…, ting grusht. E humba për momentin, u rrotullova njëherë kështu kot, s’e mora vesh çfarë ndodhi. Ishte gjithë ai peshë, o vlla..!
Mjeku Blerim Peli: Ke dhimbje mbrapa kokës?
Operatori: Po, dhimbje prapa kokës. Tek pjesa e qafës.
Mjeku Blerim Peli: Tani ka filluar edhe kjo.
Operatori: Po qafe, se e kupton? Isha i lirshëm, kameran s’e mbaj me sup, por e mbaj në dorë dhe ishte trupi i lirshëm. Këtu tek kjo pjesa këtej, këtu ka ardhur goditja.
Mjeku Blerim Peli: Hiqe njëçikë dorën! Grusht ë…
Operatori: Domethënë ishte i bëshëm, ishte gati 2 metra.
Mjeku Blerim Peli: Do ta bëj kështu në foto ta kem për… jo mbajte me hatër, jo… Numrin tim të telefonit e ke. Larg qoftë, duke qenë se je pa bukë, pate ndonjë siklet, hëngre bukë, ia fute një të vjellme, apo ku ta di unë, dhe detyrohesh të vesh në ndonjë spital, gjej ndonjë dokument mjekësor, gjej mundësinë të ma nisësh!
Operatori: Thjesht noterja më ka kapur nga pjesa e krahut.
Pas kallëzimit, Komisariati i Policisë Fier arreston 50-vjeçarin, ish-bashkëshortin e noteres, Ilirjan Ymeri. Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, me prokurore zonjën Elida Hoxha. “Stop” i vë dispozicion organeve hetimore pamjet filmike dhe kërkon sekuestrimin e pamjeve të subjektit noterial.
Pas gjithë incidentit, qytetari denoncues Dritan Harapi, bën denoncim tek Krimi Ekonomik ndaj noteres Anila Haxhiu, që s’i ka kthyer shumën 5 milionë lekë.
Dhe pasi Stop ve në lëvizje Kadastrën qendrore, kjo e fundit merr informacion tek ajo rajonale e Fierit dhe thuhet, se nga 21.09.2022 që ishte bërë kontrata e shitblerjes, vetëm në datë 27.03.2023 është bërë aplikimi nga ana e noteres, pak ditë pasi atje ishte grupi i “Stop”.
Dritan përshëndetje. Pas interesimit të emisionit investigativ “Stop” sot komunikuam me burime të brendshme të ASHK-së qendrore e cila u intersua te ASHK e Fierit dhe na vuri në dijeni se notërja Anila Haxhiu, sot me tatë 27 Mars 2023 ka aplikuar për këtë kontratën e shitblerjes.
Qytetari Dritan Harapi: Po pse kaq kohë, 7 muaj noterja m’i ka mbajtur lekët mua, që talleshin me mua ato?
Qytetari Dritan Harapi: Do kalojnë lekët?
Qytetari Dritan Harapi: Ju faleminderit shumë! Ju dua shumë, se pa ju, mua m’i hëngrën lekët ato. Saimirin, Gentin, ty dhe atë kameramanin, që u vra atje! Ju dua shumë dhe ju falenderoj jashtë mase! Ju faleminderit!/tvklan.al
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...
Prej kohësh CNA ka raportuar se njerëzit e incenerator...
Rreth një vit më parë, gazetari Elvi Fundo publikoi në emi...
Në 23 Shkurt emisioni Stop në Tv Klan transmetoi se si For...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita ndërkombëta...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Finlanda do të dëbojë nëntë diplomatë rusë nga Ambasada ru...
Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shm...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perën...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...
UBS ka bërë me dije se pritet që me 12 qershor të marrë Cr...