LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamera e fshehtë - I zhvatën qytetarit 13 milionë lekë, mashtruesit e pranojnë: Paratë i mori Beni

22 Shtator 2022, 22:34, Denoncim CNA

Kamera e fshehtë - I zhvatën qytetarit 13 milionë lekë,

Emisioni "Stop" në "Tv Klan" trajtoi rastin e qytetarit Qemal Shabani, i cili është mashtruar nga tre persona për t’i bërë një kompleks blegtoral dhe i morën 3 milionë lekë të vjetër me noteri dhe të tjera shuma parash, por pa noter, duke e çuar shumën e përgjithshme në 13 milionë lekë të vjetër.

Emisioni "Stop", përmes kamerës së fshehtë, u takua me këta persona. Të gjithë ata pranojnë se kanë mashtruar Qemal Shabanin, por “ja pasojnë topin” njëri-tjetrit se kush i ka marrë lekët.

Arben Mera dhe Adem Zalla fajësojnë njëri-tjetrin për marrjen e parave. Adem Zalla pranon se Qemali është mashtruar dhe paratë i ka përfituar Arben Mera.

Adem Zalla: E kemi mashtru Qemalin. Jam unë, është Sula i pari, unë, është Beni. Beni i ka marrë të gjitha lekët edhe Beni ka dhe pasuri, ka dhe pasuri, ka fabrikën, ka vila, ka toka. I ka bërë pasuri Beni, edhe ne vetëm shkopinjtë kemi ne. Gënjeshtrat, që na ka thënë neve, mashtrimet.. Unë ia mora Qemalit me deklaratë noteriale, i them “urdhëro”! Se ai ka deklaruar vetë, që lekët janë te unë të gjitha. Ka deklaruar vetë ai.  

Adem Zalla: Ka deklaruar vetë ai, ka deklaruar dhe me shkrim.  

Adem Zalla: Po! E di, si më tha mua? I thashë unë do na çojë Qemali atje, do përgjigjemi te Krimi Ekonomik. Ata e zbulojnë. Hajde më kap k… njëherë,- më tha mua. Edhe i lumtë Benit, s’ka bo asnji.., s’ka dhënë nji copë letër. Na mashtroi të gjithëve.  

Qytetari: Unë dua të di kush i ka? Kujt t’ia marr? Kaq dua të di unë!

Adem Zalla: Kush i ka, Beni i ka marrë të gjitha. Vetëm me dëshmitarë, me dëshmitarë.  

Sula: Ne pra, jemi dëshmitarë. Lirimi ka marrë 2 milion lekë.  

Qytetari: Këtë 2 milionshin nga e ka marrë Lirimi?  

Sula: Nga unë dhe nga Nafaili, ia kemi marrë te Qemali, ia kemi dhënë te Tajvani.  

Qytetari: Këtë 2 milionshin, Lirimi është e sigurtë që ia ka dhënë Benit, apo i ka mbajt për vete? K’të dua të di unë! 

Adem Zalla: Të gjitha Benit, edhe na turpëroi me Qemalin. Qemali, burrë zotni. Po s’vajti puna te krimi ekonomik…  

Arben Mera rezulton se është pjesë e auditit në Ministrinë e Bujqësisë dhe jo pjesë e AZHBR-së siç ishte prezantuar. Në takimin me të ai pranon se ka marrë 6 milionë e 200 mijë Lekë të vjetra për projektet dhe asgjë më tepër. 

Arben Mera: Unë kam marrë 6 milionë e 200 mijë lekë. Pra, u bë herën e parë i dhive, stallë dhish etj, etj, komplet tjetër.  

Qytetari: Po ti i kishe dhënë nji numër protokolli atij Qemalit. I kishe dhënë nji numër 329, 15 janar të 2020-s.  

Arben Mera: S’u bë leja e mjedisit , s’erdhi. 

Qytetari: Domethënë ai projekti ishte për…?  

Qytetari: Për frigorifer ai, që protokollove ti?  

Arben Mera: Po, për frigorifer. Mua Qemali më ka pas ngel nga pjesa e projekteve, e letrave dhe e fjalëve 4 milionë lekë shqiptare.  

Qytetari: Po faturë i bëre ti për k’to projektet?  

Arben Mera: Po s’është përfunduar pra, s’është përfunduar. Se fatura bëhet, kur merren dhe lejet e zhvillimit. Janë 6 projekte brenda. Secili inxhiner të pret faturën e vet.  

Qytetari: Ademi thotë, që na ka mashtru Beni, ka marrë gjithë ato lekë.  

Arben Mera: Pse s’kam bo punën.  

Qytetari: Edhe s’ka bërë asnji punë. Na mashtroi.  

Arben Mera: Unë nuk du të flas, se i pari i ka marrë lekët Ademi.  

Arben Mera: Nji, i pari. I dyti i ka marrë i biri. 

Qytetari: Po ai i biri, për çfarë i mori? Se ai thotë, që ti e bëre si Koordinator atë.  

Arben Mera: Po pikërisht pra, tashi unë e kam marrë vesh i fundit fare, sa lekë ka dhënë miku im.  

Në fund u zhvillua dhe takimi me Sulën, personi që kishte prezantuar Qemal Shabanin me këta 3 persona të cilët kishin premtuar investimin. Sula pohon se të gjithë e kanë mashtruar Qemalin, edhe pse vetë ai, i njihte si burra të mirë.

Sula: Këta na kanë mashtruar!  50 vjet, që e njoh. Adem Zalla. Edhe më vjen mu, është bërë një miku im më thotë, e kam si djalin tem thotë, Drejtor i Fondacionit për dhënie kredie falas…  

Sula: Nuk ma përcaktoi atëherë ai. Banka botërore…  Njëkohësisht tha kanë marrë dhe djalin tim koordinator. Djali i vet është gazetar.  

Sula: Lirim Zalla! Edhe vijmë në Tiranë, takojmë Lirimin. Lirimi u zu me gjithë shoferin.  

Stopi: Pse bëtë noteri?  

Sula: Si mos bëjmë noteri?! Si jepen ato lekë kështu?!  Po jo, tha,- ne e kemi besë. Ç’keni ju? Takojmë dhe me Benin, se nuk e njihja Benin. Na u prezantua Drejtor i Ministrisë së Bujqësisë.  

Stopi: Beni sa ka marrë?  

Sula: Beni ka marrë 4 milionë e 200 mijë vetëm tek Qemali njëherë. Beni ka marrë 2 milionë lekë gjoja për topografin. Adem Zalla ka marrë 3 milion me noteri. Adem Zalla ka marrë 2 milionë lekë tek Qemali prapë. Gjithsej Beni bashkë me Ademin kanë marrë 11 milionë e 700 mijë tek Qemali. Qemali i ka dhënë Lirimit 2 milionë lekë./ Tv Klan

Lajmet e fundit nga