
Drutë e zjarrit, problem për Pustecin/ Kryebashkiaku dhe Zonat e Mbrojtura pranojnë ngërçin
Mungesa e druve të zjarrit mbetet një nga problematikat më...
Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 degë me prioritet kombtar, për shkak të mosregjistrimit të studentëve. Kriter i vetëm ishte mesatarja, që të përfitoje dhe pagesën shtesë prej 400 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë në Korrik të këtij viti situata ndryshon, pasi tani do të veprohet në bazë të kuotave dhe numri i tyre do të jetë në varësi të buxhetit, që do t’i shkojë institucionit të arsimit të lartë. Me kamerën e fshehtë ne shkuam në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor, ku na u tha se mesatarja nuk do të ketë më rëndësi, por kuotat do të jenë në varësi të buxhetit.
Universiteti i Shkencave të Natyrës
Qytetari: Kam motrën në gjimnaz, e kam ekselente.
Kryesekretarja: Po!
Qytetari: Dhe…
Kryesekretarja: Bravo!
Qytetari: Dua ta fus tek këto lëndët me…
Kryesekretarja: Prioritet!
Qytetari: Me prioritet kombëtar!
Kryesekretarja: Po!
Qytetari: A paguhet ajo?
Kryesekretarja: Për mot?
Qytetari: Po!
Kryesekretarja: Hajde, pagesën e merr edhe po s’është me dhjeta. E merr mbi 8.5, po dega e financës është ajo, që merret me anën financiare dhe me zbatimet.
Qytetari: Ajo më tha, që merr atë pagën minimale çdo muaj.
Kryesekretarja: Atë 400 mijë lekëshin?
Qytetari: Po!
Financa : Sepse gjithçka do ketë lidhje me Agjensinë Kombëtare të Financimit të…
Qytetari: E kam fjalën, në qoftë se ajo mbaron edhe këtë vit me dhjeta, aplikon, ku di gjë unë, për Matematikë-Fizikë për shembull, edhe del edhe këtu me dhjeta. A e merr atë 400 mijë lekëshin muaj për muaj?
Financa: Po! Themi, se do ta marri. Për çdo gjë duhet të shkoni tek kjo Agjensia Kombtare e Financimit.
Qytetari: Ku është kjo?
Financa: Ngjitur me Ministrinë e Arsimit dhe aty ke të drejtat dhe detyrimet, që ka vajza.
Universiteti Bujqësor i Kamzës, Inxhinieri Pyjesh
Qytetari: Unë interesohem për lëndët me prioritet kombtar, për Inxhinieri Pyjesh.
Financa: Këto degët prioritare janë degë që përkrahen nga shteti, nuk janë degë që përkrahen nga universiteti. Domethënë, shteti jep fondet për të studiuar nxënësit në degët prioritare.
Qytetari: Marrin pagesë mujore?
Financa: Po marrin një pagesë mujore prej 400 mijë lekësh, saç është paga minimale, por atë sivjet për shembull, ja aktualisht sivjet, që jemi, që u tha, që do merren kjo, tani presim, sa do jenë fondet realisht. Se për shembull u tha, që do merret për çdo student, që është në degë prioritare. Neve jemi universitet dhe presim, jemi në pritje të fondeve dhe fondet lëshohen nga Ministria. Ministria thotë, në bazë të të ardhurave, që kemi aty, do lëshohet fondi, tani…
Qytetari: Jo për të gjithë studentët, domethënë i bie për gjysmën.
Financa: Tani, deri në momentin që ai e shpreh këtë dhe thotë në bazë të limitit do të thotë se diçka ka, se meqënë….
Financa: Viti i parë ka qenë vjet, që iu ofroi shteti për degë prioritare, që është Inxhinieri Pyjesh edhe…
Qytetari: Kishit ekselenta vjet ju?
Financa: Ishin me 8 pikë ca me 8.5, ata mbi 8.5, që kishin ardhur.
Qytetari: Morën lekë?
Financa: I morën një vit rresht dhe sivjet nuk e përfitojnë, nuk arritën, s’e mbajtën dot mesataren dhe ne donim që ata ta mbanin mesataren.
Në fund, u drejtuam në Agjensinë e Finacimit të Arsimit të Lartë, ku gjithashtu na shpjeguan se në varësi të fondit, do të jenë kuotat që do të hapen, por të gjithë mund të regjistrohen.
Agjensia Kombëtare e Financimit: Të bjeri kartën dhe të vijë të aplikojë!
Qytetari: Të aplikojë?
Agjensia Kombtare e Financimit: Një fotokopje të kartës dhe të vijë këtu!
Qytetari: Po doja të pyesja për këto kriteret! Ça kriteresh?
Agjensia Kombëtare e Financimit: Asnjë kriter s’ka. Aplikon këtu, pastaj përzgjedhja bëhet në universitet në bazë të kuotave, që cakton ministria.
Qytetari: Po si funksionon tani?
Agjensia Kombtare e Financimit: Po pra, studentët e vitit të parë vijnë e aplikojnë këtu për mbështetje financiare. Vjet ka qenë me mesatare, sivjet është pa mesatare, por është me kuota.
Agjensia Kombtare e Financimit: Këtë vit, në qoftë se aplikon, nuk ka mesatare, nuk detyrohet të mbajë mesataren, por që të fitojë normalisht, në qoftë se ka më shumë kërkesa sesa kuota, do shifet mesatarja.
Agjensia Kombtare e Financimit: Gjithmonë në vit të parë.
Agjensia Kombtare e Financimit: Ai që merr këtë vit, e mban pastaj. Vetëm po la shkollën./ tvklan
Mungesa e druve të zjarrit mbetet një nga problematikat më...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Sokol Nako, ka bërë një dek...
Për çështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, sh...
Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërrua...
Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafj...
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Në Qershor të këtij viti, “Stop” transmetoi rastin e zonjë...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen t...
CNA ka nisur një investigim për prokurorët dhe gjyqtar...
Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollar...
CNA ka zhvilluar një investigim të plotë në lidhje me ...
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grur...
Nipër, mbesa, familjarë të afërm të prokurorëve të SPAK në...
Në Tiranë, zonja Zejnebi Dervishi është një pensioniste, e...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Në komisionin hetimor për inceneratorët të mbajtur rre...
Këtë të premte janë publikuar disa mesazhe tronditëse,...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasit me iniciale J.G dh...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, më 30 nëntor nis pun...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem, ku...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...