LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro nga inceneratorët

27 Shtator 2023, 14:17, Denoncim CNA
Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro
Carlo Bollino, kontrata

Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzohet nga SPAK-u për aferën e Tiranës, janë nga mijëra euro në miliona euro, kjo sipas kompanive dhe mediave që ata kanë zgjedhur.

Pak kohë më parë u publikuan faturat e pagesave, dikush i mohoi, i quajti tabela “Excel”-i, dikush tjetër tha se ishin pagesa të rregullta reklamash.

Sot, CNA po sjell për herë të parë ekskluzive jo pagesat, por kontratat. Kjo është një nga kontratat e Carlo Bollino-s.

Siç do ta shihni më poshtë, një aktmarrëveshje për publicitet, firmosur në 1 shkurt të vitit 2021.

Ashtu si dhe kontratat e tjera ka një detaj. Detaji lidhet me kohën. Koha kur ato janë firmosur ka të bëjë me periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Në fakt në atë kohë mjafton të hapësh pikërisht “Report TV” apo “shqiptarja.com” për të parë se çfarë thotë Carlo dhe mediat e tij, pasi është paguar për një hapësirë publicitare sipas kësaj kontrate për jo pak, por përreth 12,720 euro për periudhën e saj.

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kjo është një kontratë dymujore, e firmosur nga Vilma Theodhos, si përfaqësuese e “MTSC”, pra kompanisë së Carlo Bollino-s dhe kompania “Integrated Energy BV SPV”, e cila mban firmën e Arjola Kodrës. Pagesat në fakt janë më të shumta.

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Dje CNA publikoi kontratën e Baton Haxhiut, i cili me një media thuajse inekzistente në vitin 2021 nuk e dimë sa ekzistente është dhe sot paguhej 4400 euro në muaj.

Por pagesa për Carlo Bollino-n ka qenë 12,720 euro për dy muaj.

Pra, rreth 6360 euro në muaj për Carlo Bollino-n. Por nuk janë vetëm këto dy pagesa.

Këto dy pagesa janë vetëm këta dy muaj, janë pjesë e një pagese të vetme, pasi pagesat për “MTSC” kanë qenë të vazhdueshme.

Sipas tabelës që po ripublikojmë ka pagesa në muajin shkurt prej 5200 eurosh, ka në muajin mars 5200 euro, ka në korrik të viti 2021, 5100 euro, ka në prill 5200 euro, ka sërish në maj 5200 euro, ka në 29 qershor 5200 euro dhe kontrata që ne kemi publikuar, e cila është fatura në datën 14.4.2021, e cila është një pagesë prej 1,300,000 lekësh të rinj, rreth 13 mijë euro, afërsisht sa vlera e firmosur e kontratës 2-mujore.

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro
Pagesat e mëparshme

Çfarë janë këto pagesa?

Sipas Carlo Bollino-s janë pagesa të rregullta reklamash, në fakt, në një vëzhgim të bërë nga CNA dhe në dokumentin që po nxjerrim më poshtë thuhet pagesa për fushatë.

Cilën fushatë? Fushatën mediatike të inceneratorëve, dhe për çfarë?

Në rast se është një fushatë mediatike e inceneratorëve gjatë kohës së zgjedhjeve të 2021 atëherë janë paguar para për të deformuar të vërtetën, për të gënjyer shqiptarët, për të thënë sa të mirë janë inceneratorët dhe këtë ka bërë “Report TV”.

Sa bukur punon ai i Elbasanit që në fakt është në remont dhe nuk ka punuar dhe nuk funksion dhe plehrat digjen, e sot e kësaj dite kërkon 2 milionë euro në vit, që të vihet në punë.

Inceneratori i Fierit që s’ka punuar kurrë, por u ndez një transporter për të thënë që inceneratori është në punë apo në Tiranë ku inceneratori nuk ekziston.

Reklama, publikime për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët, për të fshehur të vërtetën. Korrupsion mediatik me inceneratorët me fatura të rregullta ligjore, pagesa në bankë, kuptohet, por nga ana tjetër propagandë, devijim nga e vërteta, mashtrim i opinionit publik, pasi në Tiranë nuk ekziston inceneratori, në Fier nuk ka përfunduar dhe në Elbasan nuk po punon.

Ky është fakti!

-Kjo është fushata që ka bërë Carlo Bollino?

-Kjo është fushata mediatike e mediave të tij?

-Për çfarë e ka bërë fushatën?

-Apo është për fushatë politike?

Kujtojmë këtu se jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në të kaluarat, shpesh biznesmenë thirren nga media të ndryshme për sondazhe.

Për të mbështetur financiarisht sondazhet që bëhen në media të ndryshme. Një nga këto media që bën sondazhe është edhe “Report TV” e Carlo Bollino-s.

“E-mail”-i thotë shtesë për fushatë, në 2021 kujtojmë se kishte një fushatë politike.

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Ka sondazhe, janë të gjallë biznesmenët kur menaxherët e Carlo Bollino-s shkojnë dhe kërkojnë financim për sondazhin e fushatës apo për fushatën.Kuptohet në këto sondazhe fiton gjithmonë qeveria apo bashkia që ka firmosur dhe paguan inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Mediat, sipas profilit që kanë, Carlo ka një profil të majtë ekstrem, është një zgjedhje e tij politike. Marketingu kërkon para për fushatë. Në mbështetje të kujt? Të një media që merr para në mbështetje të Partisë Socialiste. Është një zgjedhje personale. 

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Por në rastin konkret SPAK-u duhet të vërtetojë a janë dhënë para nga kompania e inceneratorëve gjatë kohës apo sipas dhe faturave të tjera të zgjedhjeve parlamentare dhe për të fshehur aferën e inceneratorëve?

A janë dhënë para në media, nga kompania e inceneratorit të Tiranës për të mbështetur publikisht dhe politikisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2021-shit?

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

“E-mail”-i është aty, ku tashmë ashtu si edhe në kontratën e parë dhe në “e-mail”-in e parë me Baton Haxhiun shfaqet Matilda, por në vijim do të zbulojmë të dhënat, detajet dhe faktet se si ky person lidhet me gjithë skemë e pagesave mediatike për inceneratorët.

Sot po qëndrojmë te Carlo. Pagesat janë të faktuara. Me transferta bankare, para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

“E-mail”-i thotë shtesë kontrate për fushatë, fushatë zgjedhore kishte 2021 në fakt. Sipas të dhënave janë dhjetëra mijëra euro dhënë për Carlo Bollino-n nga inceneratori i Tiranës.

Këtu flasim gjithmonë vetëm për periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Asnjë faturë apo pagesë tjetër të kryer më parë apo më vonë nga kompanitë e inceneratorëve për mediat./ CNA

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

 

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

(Kontrata dhe e-mail që tregon paratë që media e Carlo Bollinos mori nga inceneratorët)

Më poshtë do të gjeni disa nga artikujt ku media e Carlo Bollinos reklamon inceneratorët.

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

Kontrata dhe faktet/ Media e Carlo Bollino-s mori dhjetëra mijëra euro

 

Lajmet e fundit nga