LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrojnë qytetarin dhe i zhvasin 13 milionë lekë për projektin blegtoral

22 Shtator 2022, 22:32, Denoncim CNA
Mashtrojnë qytetarin dhe i zhvasin 13 milionë lekë për
Qemal Shabani

Problematika e radhës e emisionit "Stop" në "Tv Klan" është në Cërrik. Një i moshuar që kishte 50 kokë dhi ra pre e një mashtrimi nga 3 persona, të cilët i premtuan investim për kompleks blegtoral në tokën e tij.

Është fjala për qytetarin Qemal Shabani, i cili produktet e bulmetit i shiste te një person i quajtur Sula. Ky i fundit e prezantoi me 3 persona nga Tirana, të cilët premtuan se do të bënin investimin.

Qemali thotë për "Stop" se Arben Mera dhe Adem Zalla i morën 13 milionë lekë të vjetër për të fituar një projekt, pasi njihnin zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë. Njëri prej tyre, pikërisht Arben Mera iu prezantua si drejtor në AZHBR.

Në projektet që zotëron Qemali, është shkruar sikur ato janë miratuar nga bashkia dhe kanë foto të ndryshme, por nuk kanë asnjë vulë dhe asnjë firmë.

Këta më thanë se ne kemi një të njohur nga AZHBR-ja, drejtor i bordit për zhvillim. Më thanë që do të bëjmë stallë të madhe dhish, do të të biem dhi dhe ti duhet të bësh një parapagim 10 mijë Euro që me lekë shqiptare bënin 13 milionë e 700 mijë të vjetra. Unë ato nuk i kisha, i dhashë 3 milionë Lekë të vjetra, i bëmë me noter, i mori i ati atij menaxherit. Arben Mera ishte ai që u paraqit si drejtor i bordit, Ilir Zalla ishte menaxheri, Adem Zalla është babai i menaxherit. Pjesën tjetër ja kemi dhënë pasi erdhi projekti, ja kemi dhënë pak nga pak. Në projekt përfshihej të kishte 200 kokë dhi. Mirëpo unë kisha 50 kokë dhi dhe u detyrova shita ato që u dhashë lekët këtyre. Projekti qe në plan që do të bëhej brenda vitit 2016. Sot jemi 2022, nuk u bë asnjë gjë fare. Këta gjithmonë më mbanin me shpresa se do të bëhet. Fillimisht ata vinin një herë në dy muaj, më mbrapa nuk vinin më veçse flisnin në telefon. Unë i thashë ose më kthesh lekët ose unë do t’ju ndjek penalisht. Ai më tha mua asnjë llaf mos hap gojë se janë bërë gjithë ato projekte. Ne jemi dy pensionista, ramë pre e këtyre mashtruesve”, thotë Qemal Shabani.

Ata premtonin ta realizonin projektin, i cili edhe pas 6 vitesh nuk u finalizua kurrë. Në momentin që Qemali kërkoi paratë mbrapsht, ata i thanë se pagesat kishin shkuar për projektet.

Emisioni Stop u interesua tek AZHBR-ja për punonjësin Arben Mera, por rezultoi se aty nuk figuron asnjë person i tillë.

Stopi: Si kalove? Arben Mera, ku e ka zyrën?  

Punonjësja: Keni lënë takim?  

Stopi: Jo, s’kam lënë takim. Doja të flisja, ta takoja pak!  

Punonjësja: Tek AZHBR-ja nuk ka një punonjës me emrin Arben Mera.  

Qemali tregon se Arben Mera i kishte dhënë një numër protokolli për projektin. Më datë 21 Shtator 2021, Qemal Shabani iu drejtua Gjykatës së Tiranës ku ka kërkuar lëshim urdhri ekzekutimi për deklaratën noteriale të datës 13 Korrik 2016. Sot ende nuk ka asnjë veprim.

Stopi: Një urdhër ekzekutimi, i cili është regjistruar më datë 11.10.2021 me gjyqtare Blerina Muça. Çfarë është bërë me këtë çështje?  

Sekretarja: S’ka asnjë veprim!  

Stopi: Ngaqë afati është 31 ditë, prandaj.  

Sekretarja: Nuk ka asnjë veprim./ Tv Klan

Lajmet e fundit nga