GJKKO caktoi këtë të shtunë masë sigurie për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të cilin e la në “detyrim paraqitje” dhe i ndaloi daljen jashtë territorit të Shqipërisë.
Beqaj akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me koncesionin e sterilizimit 100 milionë euro, i cili u fitua nga kompania “SaniService”, në të cilën aksioneri më i madh ishte biznesmeni Ilir Rrapaj me subjektin “Investital LLC".
Siç CNA ka raportuar edhe më parë, Beqaj dhe Rrapaj kishin njohje para se të bëhet koncesioni i sterilizimit dhe kjo është konfirmuar nga udhëtimet që ata kanë kryer së bashku.
Ata kanë udhëtuar bashkë në Itali para se të hapej procedura e koncesionit dhe pasi u hap dhe këto fluturime janë përmendur edhe në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.
Rrapaj ka udhëtuar në të njejtin avion me ish-ministrin e Shëndetësisë dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dy muaj para se të ngrihej komisioni për dhënien e koncesionit të sterilizimit.
Udhëtimet datojnë që nga qershori i 2014-ës dhe madje Rrapaj një muaj pas kthimit nga Italia regjistroi kompaninë “Investital LLC”, aksioneren më të madhe të kompanisë koncesionare dhe në 18 gusht 2014 u ngrit komisioni për koncesionin.
Beqaj nuk ka qenë i vetmi që shkonte në Itali me Rrapajn, por edhe zëvendësi i tij, ndërsa një udhëtim i ish-ministrin rezulton në Vjenë me administratorin i shoqërisë koncesionare në shtator të 2016-ës.
Nga të dhënat në dosjen e Prokurorisë së Posaçme dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rezultojnë këto udhëtime:
- Shtetasit Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në pikën e kalimit kufitar Rinas, nga Italia, më datë 15 qershor 2014 përkatësisht në orën 21:12, 21:14 dhe 21:10.
– Shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Romë, në datë 26 mars 2015, përkatësisht në orën 16:34 dhe 16:25 (kjo periudhë përkon me shpalljen e njoftimit të tenderit brenda afatit të dorëzimit të ofertave).
– Shtetasit Ilir Rrapaj, Umbro Staccini dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, Peruxhia më datë 13 prill 2016, përkatësisht në orën 13:14, 13:07 dhe 13:10.
– Shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore në datë 24 nëntor 2016 përkatësisht në orën 11:33 dhe 11:34.
– Shtetasi Admir Daca, administrator i shoqërisë koncesionare “Sani Service” që prej datës 1 dhjetor 2015 që fitoi koncesionin objekt hetimi dhe shtetasi Ilir Beqaj me detyrë Ministër i Shëndetësisë në këtë kohë, kanë dalje nga Shqipëria në pikën e kalimit kufitar Rinas, me linjë ajrore Vjena më datë 25 shtator 2016, përkatësisht në orën 14:15 dhe 14:06./ CNA
Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 d...
Mungesa e druve të zjarrit mbetet një nga problematikat më...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Sokol Nako, ka bërë një dek...
Për çështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, sh...
Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërrua...
Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafj...
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Në Qershor të këtij viti, “Stop” transmetoi rastin e zonjë...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen t...
CNA ka nisur një investigim për prokurorët dhe gjyqtar...
Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollar...
CNA ka zhvilluar një investigim të plotë në lidhje me ...
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grur...
Nipër, mbesa, familjarë të afërm të prokurorëve të SPAK në...
Në Tiranë, zonja Zejnebi Dervishi është një pensioniste, e...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Në komisionin hetimor për inceneratorët të mbajtur rre...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe ...
Ekspertë të pavarur të Këshillit të Evropës thonë se legji...
Ish-gruaja e vrasësit serial francez Michel Fourniret ...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen në...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...