LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk plotësojnë kushtet/ Linjat urbane të Tiranës, me licenca jashtëligjore

16 Korrik 2023, 11:58, Denoncim Xhovan Shyti

Nuk plotësojnë kushtet/ Linjat urbane të Tiranës, me licenca

Një pjesë e konsiderueshme e autobusëve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mbulimin e mbi 20 linjave urbane të kryeqytetit funksionojnë të pajisura më licenca të dhëna në shkelje flagrante të ligjit përkatës. Kjo për shkak të mosplotësimit të kushteve që ky ligj detyron dhe që lidhen kryesisht me gjendjen teknike të autobusëve të destinuar për transportin e udhëtarëve.

Nuk plotësojnë kushtet/ Linjat urbane të Tiranës, me licenca

Në një shkrim të mëparshëm, CNA denoncoi ofrimin e kushteve mizerabël nga disa prej linjave, që, në kundërshtim me kërkesat për të merituar licencimin, u ofrojnë udhëtarëve kushte aspak normale. Në qendër të shkrimit të publikuar ishte mungesa e ajrit të kondicionuar. Gjë kjo që vjen nga mosfunksionimi i kondicionerëve të cilët ca autobusë i kanë, por, për të kursyer karburantin, nuk i ndezin, dhe ca s’i kanë, për shkak të vjetërsisë së autobusëve dhe gjendjes së mjeruar teknike.

Mungesa e kondicionerëve bën që udhëtarët të vuajnë praninë e ajrit të acartë në dimër dhe përvëlues në verë. Ndërkohë që autobusët e linjave kryesore, përgjithësisht, u ofrojnë udhëtarëve kushte normale udhëtimi, ngaqë kanë në funksion flota autobusësh brenda standardeve që përcakton neni 9, KREU II i LIGJIT Nr. 8308, datë 18.3.1998 “Transporti i udhëtarëve” (F.Z. nr.8, viti 1998) të tjerët nuk e mundësojnë këtë detyrim ligjor. E megjithatë vijojnë të ushtrojnë aktivitetin në përditshmëri, rezultojnë të licencuara. Situata paraqitet me probleme të mëdha veçanërisht ndër linjat dytësore, që mbulojnë zona periferike të Tiranës, ku kushtet e transportit të udhëtarëve janë skandaloze. A thua jemi në shekullin e “karro-qereve” dhe jo në atë të revolucionit teknologjik.

Nuk plotësojnë kushtet/ Linjat urbane të Tiranës, me licenca

E theksojmë: Ndonëse mosplotësimi i “disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve” (siç formulon ligji), përbën pengesë për ushtrimin e aktivitetit të transportit urban të udhëtarëve, nga ana e kompanive të licencuara, ato vijojnë punën normalisht pa pyetur për fatin e zi të udhëtarëve, që, në këto ditë më temperatura të tejnxehta, laparosen me djersë, nga koka te këmbët.  Për të mbështetur këtë konstatim jeni të ftuar të frekuentoni shërbimin urban të linjave: “Stacioni i Trenit – Parku Zoologjik”, apo “Jordan Misja – Qyteti Studenti”, apo të udhëtoni në linjën urbane të “Kasharit”, “Uzina Dinamo e Re–Sharrë”, linjën “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” etj.

Nuk plotësojnë kushtet/ Linjat urbane të Tiranës, me licenca

Jeni të ftuar gjithashtu të lexoni udhëzimin ligjor që përcakton kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë për të merituar licencën e ushtrimit të aktivitetit të transportit urban. Konkretisht “Udhëzimin Nr. 1649, datë 16/08/1999 “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”. Ku në pikën “B: KOMODITETI I UDHËTIMIT”, ndër të tjera kushtet, që duhen plotësojnë autobusët (e që nisin që nga pamja e jashtme, etj.), gjendet dhe pika me nr.7, ku lexohet: “Autobusët urbanë duhet të jenë të pajisur me sistem ventilimi dhe ngrohje konform atyre të parashikuar për tipin përkatës nga uzina prodhuese dhe në gjendje pune…”. Në të kundërt, nëse këto kushte nuk plotësohen, ndaj  shkelësve ndërmerren masa ndëshkuese që  vijojnë nga gjoba deri te heqja e licencës. Linjat e sipërpërmendura kanë kohë që nuk e plotësojnë kushtin e ofrimit të komoditetit e megjithatë vijojnë të jenë në shërbim torturues të udhëtarëve, që me gjithë ankesat në bashki, mbeten të papërfillur./ CNA.al

Nuk plotësojnë kushtet/ Linjat urbane të Tiranës, me licenca

Lajmet e fundit nga