CNA ka zbardhur 16 faqet e para të akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës.
Në akuzën e SPAK, të dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, tregohet “ping pong”-u me financimin e ndërtimit të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.
Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe këtë fakt e ka përmendur në një deklaratë për mediat edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Kreu i PD-së tha se Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetajn nuk pranuan të miratojnë ndërtimin e inceneratorit pasi e shihnin si një kërkesë krejtësisht të papërballueshme nga pikëpamja financiare.
Ai theksoi se në ndryshimin e qëndrimit të ministrisë së Financave, pati rol vendimtar falsifikimi dhe mashtrimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velliaj, se bashkia do të përballonte shpenzimin për fondin prej 91 milionë eurosh.
“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike, zyrtare, origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori më kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.
Këto të dhëna të cilat disponohet plotësisht edhe nga Prokuroria Speciale dëshmojnë se, jo një, por gjashtë herë Ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, gjë të cilën e konfirmon me përgjegjësi të plotë para një viti edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Janë të gjitha datat: 28 shtator 2016, 27 nëntor, 7 dhjetor i po të njëjtit vit, 27 dhjetor të 2016 në të cilat Ministria e Financave ka shprehur disaprovimin e saj të plotë për djegësin e Tiranës. Përveç këtyre, data 1 shkurt, 21 shkurt, pra janë edhe këto data të kërkesave dhe të refuzimit të Ministrisë së Financave për projektin e vjedhjes së shekullit që është Inceneratori i Tiranës.
Në ndryshimin e qëndrimit, të cilin unë nuk e mbroj, nuk pranoj se ndryshimi i qëndrimit të Ministrisë së Financave duhet të ndodhte, por në ndryshimin e qëndrimit, rol vendimtar ka patur falsifikimi dhe mashtrimi i Erion Velliajt, se bashkia do të përballonte shpenzimin për fondin prej 91 milionë eurosh”, theksoi Berisha./ CNA.al
Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka bërë këtë të shtunë një ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbajti një dekl...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së nga një qy...
Skandali me autobusët e Tiranës vijon. Një nga linjat e a...
"Wizz Air" ka goditur me skandalin e radhës. Qytetarët denon...
Problemtikat në vijat bregdetare nuk kanë të mbaruar. Edh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të...
XHOVAN SHYTI Në disa shkrime rradhazi kemi trajtuar g...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Përveçse ofrojnë kushte mizerabile udhëtimi për shkak të g...
CNA pak kohë më parë ka denoncuar një problematikë në një ...
Një tjetër denoncim është bërë ditën e sotme për incen...
Afera e inceneratorëve është një ndër çështjet që ka marrë...
Një tjetër denoncim është bërë këtë të diel për incenerato...
Një pjesë e konsiderueshme e autobusëve që e ushtrojnë vep...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë me dokumente në emisionin “...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, denoncoi ...
Elisa Spiropali nuk i kurseu deklaratat lajkatare ndaj kry...
Megaafera e inceneratorëve vijon të thellohet, ndërsa fakt...
Një denoncim ka ardhur së fundmi në redaksinë e CNA, në li...
Rijetëzimi i banesave në Gjirokastër edhe pse është një ni...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Pagesat e kompanisë së inceneratorëve që tashmë akuzoh...
Emisioni Stop në Tv Klan ka publikuar disa herë rastin e H...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një tjetër person i arrestuar është penduar dhe ka rrëfyer...
Policia ka dhënë detaje nga të shtënat me armë në Malë...
Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në veri të Shqipër...
Një megaoperacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme...
Në Shqipëri, të rinjtë pohojnë se krahas vështirësive për ...
Shenja të ndryshme të horoskopit kanë dhe karakteristika t...
Të gjithë ne në një moment të jetës sonë përballemi me koh...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e ku...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petk...
Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty,...
Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit...
Policia e Kosovës tha të mërkurën se ka përfunduar kontrol...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë sesa ...
Sot, më 27 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...