LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Baton Haxhiu u pagua 4400 euro në muaj nga inceneratorët?!

27 Shtator 2023, 10:13, Editorial CNA
Pse Baton Haxhiu u pagua 4400 euro në muaj nga inceneratorët?!
Baton Haxhiu, kontrata, inceneratori i Tiranës

Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA faktoi gjithçka që ishte thënë dhe artikuluar në media pak kohë më parë se, një nga njerëzit më afër kryeministrit Edi Rama ishte paguar nga inceneratori i Tiranës, me shuma dhjetëra mijëra euro përpara dhe gjatë fushatës të zgjedhje parlamentare të vitit 2021.

Pse Baton Haxhiu u pagua 4400 euro në muaj nga inceneratorët?!

Ky nuk ishte rasti i parë ku Baton Haxhiu faktoi dhe vërtetoi se paguhej me mijëra euro për një media që në fakt në kohën kur është paguar thuajse nuk ekzistonte dhe në një periudhë para dhe elektorale.

Pra, pagesat kryesore nga kompania e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy” në fakt në shumicën e mediave janë bërë në periudhën e parë të vitit 2021 përpara dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të atij viti.

Pse Baton Haxhiu u pagua 4400 euro në muaj nga inceneratorët?!

Batoni kontratën dhe i hodhëm një sy për të parë median e tij, cili ishte reagimi, çfarë qëndrimi kanë mbajtur për aferën e inceneratorëve dhe zgjedhjet në atë kohë, kritika, pasi në atë kohë ishin paguar dhjetëra miliona euro për inceneratorët, këto nuk ndodhnin.

Pra, paratë qartazi duket se në atë kohë janë paguar për të favorizuar Batonin, artikulimin e tij publik apo në median e tij, politikisht pro qeverisë dhe inceneratorëve që ishin një "minë me sahat" për zgjedhjet që në atë kohë thuajse nuk ekzistonte në opinion.

Për inceneratorët apo të mbështeste PS-në për zgjedhje. Këtë e bënte dhe papaguar Batoni nuk ka nevojë, por e para është më problematike, pasi ka shërbyer te një aferë korruptive, te një skandal mashtrimi që i është bërë shtetit shqiptar dhe këtë e ka bërë me dijen gjatë kohës që publikoheshin faktet apo shumë prej tyre ishin publikuar që u pasuan nga një komision hetimor parlamentar më pas.

Dosja e mediave, të cilat janë paguar nga inceneratorët është mjaft e madhe dhe në momentin e parë ku u bë publikimi i pagesave që ata merrnin shumë reaguan dhe thanë se ishin para normale reklamash dhe se çdokush ka ta drejtë të bëjë reklamë. Në fakt morrë para në prag dhe gjatë fushate.

Këtë artikulim pati në atë kohë Carlo Bollino. Baton Haxhiu dhe të tjerë u përpoqën të heshtnin dhe të mohonin pagesat duke thënë se ishin thjesht dhe vetëm disa tabela në Exel.

Në fakt publikimi i kontratës i zë të gjithë mat dhe rrënon argumentet e tyre.

Pse Baton Haxhiu u pagua 4400 euro në muaj nga inceneratorët?!

Fillimisht nuk ishin disa tabela pasi tani do të vërtetohen me kontrata, të cilat do të publikohen sot dhe në vazhdim edhe për mediat e tjera dhe gjithashtu argumenti se ishin kontrata normale reklamash bie. Bie për faktin se kompania e inceneratorit të Tiranës nuk kishte çfarë të tregtonte dhe çfarë të reklamonte. Është një kompani unike, monopol në shërbimin që ajo ofron.

Çfarë reklamonte inceneratori i Tiranës?

Malet me plehra që mbuloheshin me dhe, mediat thoshin se sa ta mira ishin dhe nuk kishte korrupsion, ndërkohë që sot pas 6 vitesh me fillimin e strategjisë së inceneratorëve është në burg një ish-ministër, një ish-sekretar i Përgjithshëm, zëvendëskryeministri në arrati dhe janë shpallur në kërkim pronarët e inceneratorëve, pronarët e anijes së mbytur, të projektuar, kuptohet, nga qeveria shqiptare.

Një kompani monopoliste që paguan, media anonime, por edhe mediat kryesore në ortakëri patjetër, miliona euro për propaganda për manipulimin e opinionit publik para dhe gjatë zgjedhjeve, duke i shërbyer mashtrimit dhe korrupsionit politik.

Ky është fakti që fillon me Baton Haxhiun dhe vazhdon me të tjerë./ CNA

 

Lajmet e fundit nga