LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, goditja më e madhe për Qeverinë

7 Gusht 2023, 18:02, Denoncim CNA

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, goditja më e madhe

Më datë 1 gusht SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, pasi konfirmoi me fakte aferën dhe dy personat që fshiheshin pas saj, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Teksa skandali thellohet dita ditës, SPAK po zbulon lidhjet e njerëzve të inceneratorëve me ministra dhe zyrtarë të Qeverisë.

Për këtë goditje të SPAK ka folur së fundmi analisti Fatos Lubonja.

Ai tha në një dalje televizive se sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është goditja më e madhe për Qeverinë këtë vit.

Lubonja deklaroi se afera me inceneratorët është është krimi më i hetuar dhe më flagrant.

“Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është goditja më e madhe për Qeverinë këtë vit pasi është krimi më i hetuar dhe është më flagranti. Protagonistët kryesorë janë arratisur, aq flagrant është. Po t’i kishte dalë Ramës nga kontrolli SPAK, ai do ishte i pari që do arrestohej”, nënvizoi analisti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga