LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkeljet flagrante në kontratën e inceneratorit të Tiranës

16 Korrik 2023, 16:41, Denoncim CNA

Shkeljet flagrante në kontratën e inceneratorit të Tiranës

Afera e inceneratorëve është një ndër çështjet që ka marrë vëmendjen e mbarë opinionit publik, ndërsa është denoncuar fort prej vitesh nga CNA.

CNA ka publikuar dokumenta që tregojnë se tek inceneratori i Tiranës mungojnë 80 milionë euro investime.

Lidhur me këtë skandal, ka reaguar deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili deklaron se shkeljet në kontartën me kompaninë koncesionarë të inceneratoirit të Tiranës, janë njëra të rënda dhe flagrante.

Ai ngre akuzat se fajet penale rëndojnë mbi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, që sipas tij, e ka të pashmagshme përballjen me drejtësinë.

“Faje të rënda penale rëndojnë mbi Veliajn: Rrëmbimi i kompetencave të Këshillit Bashkiak.

Vetëm për groposjen primitive të mbeturinave paguhen sikur ato diferencohen e trajtohen ndërkohë që në Shkodër Bashkia paguan vetëm 12 euro tonin. Inceneratori nuk ekziston gjëkundi.

Investimet të parealizuara në masën 80 milionë euro duke shqyer totalish kontratën.

Biznesit të ndërtimit i kushtëzohet dhënia e lejes së ndertimit me lidhjen më parë të kontratës me kompaninë e inceneratorëve që të paguajnë për dherat e ndërtimit.

Janë njëra më e rëndë dhe më flagrante se tjetra.

Përballja e Veliajt me SPAK-un është e pashmangshme dhe absolutisht e paevitueshme, ja edhe për fare pak.......!”, shkruan Vasili./ CNA.al

Shkeljet flagrante në kontratën e inceneratorit të Tiranës

Lajmet e fundit nga