LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të bëhesh miliarder si Ermal Beqiri

21 Gusht 2023, 13:11, Denoncim Gent Progni
Si të bëhesh miliarder si Ermal Beqiri
Foto ilustruese

Një postim të tij në rrjetet sociale eksperti i IT, Gent Progni ka hedhur akuza të forta ndaj një kompanie që sipas tij ka pasur përfitime klienteliste.

S'ka nevojë as SPAK-u as Prokuroria e thjeshtë me u lodh me bo një hetim të nderlikuar, shkruan Progni.

Soft & Solution e Ermal Beqirit është themeluar që në vitin 2011. Megjithëse ka qenë vetë pronar “de facto” i firmës që në kohë të Baba Takut (mentorit të parë) me letra u bë vetëm në 30.7.2021 atëherë kur bëmat iu trashën shumë bashkë me miliardat e firmës. U detyrua nga frika se mos ia merrnin “punëtores” t'i siguronte me emrin e vet. Ermal Beqiri sot është një miliarder me lekë në letra dhe një “bilioner” si i thonë amerikanët në të zezë me dollarë.

Soft & Solution është themeluar fillimisht nga Vjollca Vasiari dhe Enida Puto (26.1.2011) me kapital 100 lekë. Pak muaj më vonë (3.10.2011) kuotat i kaluan Dritan Didit që i bleu 1.000.000 lekë. Pas disa muajsh (5.3.2012) kuotat i bleu “puntorja” Arjola Koromani me të njëjtën vlerë po 1.000.000 lekë. Po të krahasohen dy kontratat e transferimit të kuotave edhe pse duket sikur palët skanë lidhje me njëra-tjetrën kontratat janë të dyja identike copy-paste të lidhura te e njëjta notere Suzana Jashari. Kjo tregon se këto transaksione në letër kanë qenë thjesht formale. Usta Ermali nga Gjirokastra kishte një plan

Shikoni të dhënat e bilanceve:

Për vitin 2013- Totali i aktiveve 15.019.268 lekë

Për vitin 2014- Totali i aktiveve 14.156.173 lekë

Për vitin 2015- Totali i aktiveve 64.031.097 lekë me një shifër 106.589.776 lekë të klasifikuara në bilanc si “të ardhura nga aktiviteti i shfrytëzimit”!!!

Për vitin 2016- Totali i aktiveve 288.363.981 lekë me një shifër 451.214.887 lekë të klasifikuara në bilanc si “të ardhura nga aktiviteti i shfrytëzimit”!!!

Bilanci 2017- nuk e hap QKB

Për vitin 2018- Totali i aktiveve 454.256.740 lekë ndërsa si të ardhura nga aktiviteti deklarohet shuma 245.713.945 lekë

Për vitin 2019- Totali i aktiveve 722.329.834 lekë, me një shifër 493.896.036 lekë të klasifikuara në bilanc si “të ardhura nga aktiviteti i shfrytëzimit”!!!

Për vitin 2020- Totali i aktiveve 715.657.456 lek, me një shifër prej 649.825.011 lekë të klasifikuara në bilanc si “të ardhura nga aktiviteti kryesor”!!!

Në 29.7.2021 me një kontratë të titulluar Shitje pasurie e luajtshme (kuota kapitali) “pronarja” Arjola Koromani ia shet 100% kuotat e firmës Ermal Beqirit me të njëjtën vlerë prej 1.000.000 lekë sikur në ditën që shoqeria ishte themeluar 10 vjet para!!! Ndërkohë që aktivet e shoqerisë sipas bilanceve tregojnë për shifra marramendeëse aktivesh (7 milion $) dhe xhiroje që vështirë ta besosh që një pronar të shesë për dhjetë milion lekë të vjetra aksionet!!! Këtë e beri “puntorja” Arjola Koromani për “pronarin” Ermal Beqiri. Po të lexohet me vëmendje kjo kontratë prej 2 faqesh është e pandarë nëpër nene. Kontrata është lidhur tek noterja Majlinda Demollari nr. repertor 5918 nr. koleksion 1934. Në titull dhe në gjithë faqen e parë kontrata quhet si kontratë shitje ndërsa palët quhen si ‘shitës’ dhe ‘blerës’. Në faqen e dytë kontrata quhet “kontratë dhurimi”!!!!! Kjo “ngatërresë” që ngjan si lapsus po të shihet me vëmendje nuk është fare lapsus se një kontratë shitje sidomos e lidhur para noterit duhet të ketë të përcaktuar mirë “çmimin” që Ermal Beqiri ka paguar për të blerë  kuotat e një shoqërie që në vitin financiar referon si vlerë aktivesh shifrën prej 715.657.456 lekë pra rreth 7 milionë euro!!! Kontrata e shitje-dhurimit duhet të tregonte si, ku dhe kur ia ka kaluar çmimin e shitjes Ermali - Arjoles. Plus që një kontratë shitje kuotash kapitali të një shoqeri tregtare me 7 milion euro aktive para shitjes duhet të kalonte përmes vlerësimit të një eksperti kontabël për të caktuar vlerën reale të kuotave të shoqerisë në mënyrë që noteri që vulos shitjen ose dhurimin të orientojë palët për detyrimet që duhet ti paguajnë shtetit për këtë transkasion në varësi të vlerës reale. Po kjo nuk ka ndodhur dhe kuptohet pse. Vetëm 2 ditë më vonë po të shihet prap QKB tani miliarderi Ermal Beqiri që është ortak i vetëm i Soft & Solution e zmadhon kapitalin dhe e bën nga 1.000.000 lekë në 60.000.000 lekë!!! Këtë zmadhim eksperti i Ermalit e justfikon me “fitimet e pashpërndara” që Arjola ja shiti apo ja dhuroi Ermalit për 10 milionë lekë të vjetra. Pra Arjona Koromani pranoi të bëhet nga pronare miliardere e Soft & Solution në një administratore dhe punëtore e thjeshtë e shoqerisë.

Soft & Solution në vitin 2021 ka total kapitali dhe aktive 795.824.916 lekë afërsisht 8 milion dollare ose euro. Kurse për vitin 2022 totali i aktiveve kap shifrën e frikshme 1.018.732.946 lekë ose konvertuar 10 milion dollarë ose euro meqenëse janë një kurs të përafërt. Ermal Beqiri me letra është miliarder!!! As bilancet e bankave nuk kanë këto fitime në letra.

Lindin shumë pyetje për miliarderin nga Gjirokastra:

Çfarë aktiviteti dhe kontratatsh ka lidh kjo shoqeri që zhvillon këtë xhiro dhe rrit në mënyrë galopante nga viti në vit aktivet e saj???

A është kontrolluar ndonjëherë nga tatimet dhe DPPPP se ku i çon paratë dhe si mundet që ti shmanget detyrimeve qe ka ndaj shtetit Soft & Solution duke transferuar kuotat në mënyrë fiktive nga Bosi te puntorja për vlera qesharake në raport me të ardhurat reale që deklaron???

Ka edhe me shumë. Soft & Solution me nipt L11328009F ka marrë edhe nje licencë nga Banka e Shqiperisë si institucion financiar i parasë elektronike. Si e mori? Kush dhe si ja dha?

Rregullorja 59/2021 ''Për licencimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të pagesave'' u miratua nga Guvernatori Sejko i Bankes se Shqiperisë në 24 Dhjetor 2021. Direkt pas dy ditesh me 26.11.2021 pa u publikuar akoma vendimi në fletoren zyrtare Soft & Solution me administratore Arjola Koromanin mori licencen si institucion financiar i parasë elektronike!!! Vetëm për dy ditë Banka qendrore e njohu Arjolën e vlersoi aftësitë e saj profesionale dhe jo vetëm mori paratë që i duhen bankës rreth 450 milion si kapital fillestar por dhe një her aq si kapital në xhep se kështu jepet licenca në Shqipëri për dy ditë nga 200 milion dita . Përse e do Ermali licencën e pares elektronike???

Këtë përgjigje mund ta japë puntorja e pareve Arjola Koromani që ka qenë gjithnjë puntorja e Ermal Beqirit. Arjola Koromani është thembra e akilit që nëse kapet dhe bëhet “pentita” mund te tregoje se ku ka cuar dhe xhiruar ne te zeze e ne te bardha shiframe maramendëse mbrenda dhe jashtë Shqiprisë. Follow Arjolën dhe money se do dalin bilionat në dollar euro vet. Arjola Koromani mund të çojë në burg të gjatë Mirlinda Karcanaj dhe shumë burra me kollare të institucioneve publike ku ajo me metodat e saj i ka rekrutuar duke i blerë me para dhe joshur me forma të tjera. Arjola di shumë. Ajo është çelsi.

Hapni niptin në QKB të Soft & Solutiondhe shihni të gjitha sa thuhen më sipër. Hapni dhe faqen e Bankës qendrore shifni licencën e parasë elektronike të Soft & Solution.

Kaq hetim dhe dalin miliarda. Kush firmë në Shqiperi fiton në kaq kohë 10 milion euro të thata???

Lajmet e fundit nga