LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stop/ Fituan projekte rindërtimi, firma fituese i detyrohet 86 milionë Lekë të vjetra

10 Korrik 2023, 22:33, Denoncim CNA

Stop/ Fituan projekte rindërtimi, firma fituese i detyrohet 86 milionë

Në vitin 2019-2020 qytetari Astrit Kuqi që ka në pronësi një biznes privat me materiale ndërtimi, lidhet me Besim Ruçin, të cilin e njihte si administrator të firmës “Priam 20”.

Astriti furnizonte me materiale kompaninë e Besimit, i cili punonte për rindërtimin e banesave në Tiranë e Shijak, të dëmtuara nga tërmeti.

Një pjesë të parave, firma ia shleu, por i detyrohet 86 milionë Lekë të vjetra dhe kjo provohet nga faturat, të cilat Astriti i paraqiti në gjykatë, nga ku mori edhe vendimin që detyron firmën  për shlyerjen e detyrimit.

Bisedat, Astriti i ka bërë edhe me Besimin, por edhe me të birin Anxhelon, i cili në dokumente figuronte si administratori i firmës.

Astrit Kuqi: Kam një aktivitet privat timin, biznes privat për materiale ndërtimi. Kam punuar gjatë vitit 2019-2020 me një subjekt tjetër privat “Priam 20”. E kam furnizuar me tulla, hekur, çimento dhe transporte. Në bazë të rregullave me shtetin, me fatura tvsh-je çdo gjë e shoqëruar. Edhe gjatë kohës, një pjesë të pagesave m’i kaloi, një pjesë nuk i ka kaluar. Kjo firmë ka bërë punimet e shtëpive të tërmetit, kemi ndërtuar në Shëngjergj, Dajt, Shijak, Pezë edhe Ndroq. Unë kam furnizuar me materiale ndërtimi subjektin për çfarë kishte nevojë. Çoja faturën dhe ma firmoste administratori Anxhelo Ruçi, ai ka bërë të gjithë firmosjen e faturave të tvsh-së për çdo ngarkesë, për çdo transport që unë kam bërë subjekt me subjekt. Pjesa tjetër është pa paguar sepse ka thënë që nuk m’i ka kaluar shteti lekët. Në një kohë që unë jam interesuar nëpër subjekte edhe deklarojnë që lekët i kanë marrë të gjitha si subjekt. Se ku i ka çuar, nuk e di. Edhe unë kam lekët e mia pa marrë për materialet që kam çuar dhe për transportin që kam bërë. Shuma është 8 milionë e 600 mijë Lekë të reja. Iu drejtova gjykatës, gjykata më kërkoi librin e blerjeve dhe të shitjeve, i kanë marrë vetë në Tatime, edhe më dhanë një vendim gjykate të formës së prerë për borxhin që më ka “Priam 20” mua për të më shlyer detyrimin kompania.

Nga viti 2022, administrator në letra u bë babai. Qytetari thotë se e ka të pamundur që të kontaktojë me ta, pasi numrat e telefonit nuk ekzistojnë dhe zyra është mbyllur.

Megjithatë, emisioni Stop, në përpjekje për të rënë në gjurmët e tyre, e takoi në shtëpi Besimin, i cili na th, se ndodhej në arrest shtëpie.

Arsyeja është se ai bashkë me të birin dhe disa të tjerë, akuzohen për “skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Besimi tha, se ai vetë ka qenë nënkontraktor dhe atij i detyrohet firma “Riviera 2008”.

Gazetari: Më falni për shqetësimin, se jemi në shtëpi, realisht!

Besim Ruçi: Jam në arrest shtëpie, kam shtatë muaj. Kam qenë nënkontaktor. Ky ka pjesën e vet të detyrimit, mua m’i ka “Riviera 2008”.

Besim Ruçi: Nga viti, që kaloi, “Riviera” ishte firma, që duhet të na paguante. 

Firma “Riviera 2008”: Jo, jo! E kam mbyllur unë atë. I kam mbyllur të gjitha. Po, patjetër. Gjithë detyrimet ia kam shlyer.

Besim Ruçi: Unë nuk bëj dot, edhe me dasht këtë, sot, nuk…, se janë me fatura, se nuk është se ne kemi marrë dhe dhënë me njeri-tjetrin kështu.

Gazetari: Po, z. Besim, ju e dini, që ka një urdhër ekzekutimi gjykata?

Besim Ruçi: Asnjë gjë s’kam unë. Nuk po them unë tani, se Astriti ka ardhur kot, me ju, ndoshta, e ka gjet’ rrugën këtej, mosbesim, apo…

Gazetari: S’kishte numër telefoni…

Bashkëshortja: E ka prokuroria, more!

Besim Ruçi: Sepse, unë  i kam fatura të preme për “Rivierën 2008” dhe fatura të preme me këtë, jam në mes.

Besim Ruçi: Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që unë t’i them Astritit, që nuk kemi punuar bashkë, sepse unë e kam me fatura, o shoku im.

Astrit Kuqi, denoncues: Po “Riviera” pse thotë, që s’kam lekë për t’i dhënë?

Astrit Kuqi, denoncues: “Riviera’’.

Besim Ruçi: Po ai mund të thotë, çfarë të dojë dhe unë mund të të them ty, që s’kam me të të dhënë. Bashkë kemi një marrëdhënie kontraktore. Kemi një kontratë. Kemi bërë punën. Kemi marrë likujdimin e 70-80% , kanë ngelur një pjesë. Po të them, se në çfarë kushtesh jam, të mbarojmë punën e të shikojmë punën. Ju doni ta zgjidhni me rrugë të tjera, s’e kuptoj. Në momentin, që ke shkuar, paske bërë edhe gjykatë,  edhe të tjera, nuk e di arsyen tani, pse duhet ta…

Astrit Kuqi, denoncues: Besim, unë i kam bërë ato, sepse mua më vonohet leku. Unë kam detyrime./ tv.klan

Lajmet e fundit nga