
Shet në klinikë private produkte pa faturë/ Drejtori: Është në terren!
Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar d...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur shqetësimi i një prindi të kthyer nga emigracioni. Zonja thotë se nuk arriti të regjistrojë fëmijën në arsimin bazë 9-vjeçar, që fëmija të mund të vazhdontë studimin e instrumentit muzikor.
Zonja ka trokitur në shkollat “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, ku përveç arsimit bazë, bëhen edhe orë për vegla muzikore.
“Unë jam një nënë e një fëmije 8 vjeç që sapo jemi kthyer nga emigracioni. Kemi jetuar për shumë vite andej dhe tani jemi kthyer në Shqipëri. Fëmija im këtë vit duhet të futet në klasë të dytë, sepse klasën e parë e ka mbaruar në Itali, ka bërë arsimin bazë plus dhe një vegël muzikore të cilin ai e ka pasion që është violinçeli. Pyeta gjithandej se ku mund të vazhdonte arsimin bazë, por në të njëjtë kohë të vazhdonte pasionin e tij me instrumentin muzikor. Të gjithë më thanë emrat e dy shkollave, që është shkolla “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë”. Shkova fillimisht te “Servete Maçi”, u interesova dhe më thanë që jo, kemi vetëm 9-vjeçaren dhe nuk e ofrojmë pjesën e instrumentit muzikor. Shkova te shkolla tjetër, të njëjtën përgjigje mora. Sigurisht unë do ta fus djalin në shkollë sepse nuk do ta lë pa arsim, por më vjen shumë keq që t’ia ndërpres këtë dëshirë që ai e ka me shumë pasion dhe nuk po di se si të veproj sepse kjo gjë nuk më duket absolutisht e drejtë”.
Në shkollën 9-vjecare “Servete Maçi”, një ndërtesë e re me 8 ambiente individuale për studimin e instrumentit, drejtoresha e institucionit mohon që aty bëhen vegla muzikore.
Qytetari – Si kalove drejtoreshë?
Qytetari – Kam vajzën e motrës, që ka studiuar jashtë është në klasë të dytë këtë vit. Ka bërë mësim atje, tani duhet të vijë në Shqipëri. Ajo është e prirur te artistiket, i bie violinçelit. Ka mësuar atje. Si i bëhet, për ta regjistruar?
Drejtoresha – Fëmijët, që vijnë nga emigracioni, shkojnë njëherë në zyrën vendore të arsimit.
Drejtoresha – Bëhet një kërkesë. Zyra vendore arsimore shqyrton dokumentacionin, sepse janë ato specialistët, që…
Drejtoresha – Ndërsa për instrumentin, unë sivjet për klasë të dytë, nuk kam instrument. Kështu që, në qoftë se ajo studion, duhet të vejë patjetër në Lice!
Qytetari – Këtu i bie apo jo?
Drejtoresha – Jo! S’është liceu këtu. Në klasë të dytë nuk kam instrument. S’kam asnjë nxënës me instrument. Kështu që duhet të jetë klasa, që ajo të bëjë mësimin e solfezhit, të bëjë instrument dhe meqënëse ajo ka violinçelin, mua do më pyesin, po unë nuk kam.
Stop shkoi edhe në shkollën tjetër “Dëshmorët e Lirisë”, ku edhe këtu prej dy vitesh nuk ka konkurs për veglat muzikore.
Qytetari – Kam vajzën e motrës. Ishte në Itali në shkollë, ka mbaruar klasën e dytë andej.
Qytetari – E do vijë këtej tani për klasë të tretë.
Qytetari – Ajo është për violinë dhe dua, që të…
N / Drejtoresha –Të vazhdojë!
N / Drejtoresha –Po duhet të sjellësh ato notat!
Qytetari – Dakord ato, po erdha ta bisedoj paraprakisht.
N / Drejtoresha –Atëherë do shkosh në drejtori!
Qytetari – Në klasë të tretë i bie ajo, se e ka mbaruar klasën e dytë atje.
N / Drejtoresha –Vjen në klasë të tretë? Si i kemi klasat e treta ne? Po kemi, ku e vëmë.
Qytetari – Dhe regjistrohet? Duhet të japi noi konkurs, a si e keni ju?
N / Drejtoresha –Ne do ta dëgjojmë atë, ça niveli është. Atje ka qenë, bënte kurs muzike? Apo ka qenë në shkollë muzike?
N / Drejtoresha –Ka bërë solfezh?
Qytetari – Po normale, që ka bërë.
N / Drejtoresha –Se domethënë, është për këto lëndët e tjera bëhet fjalë. Domethënë bëjnë solfezhin edhe ato lëndët e tjera…
Qytetari – Po unë prandaj erdha këtu tek kjo shkollë, se më thanë, që është shkollë muzike.
N / Drejtoresha –Po!Po! vjen këtu atëherë.
N / Drejtoresha –Atëherë, do noterizosh dokumentat, që ke! Do shkosh në Drejtorinë Arsimore, që të bëjnë konvertimin, gjërat dhe nëpërmjet atyre, do bësh hedhjen në sistem! Do të thonë ato, si do vazhdosh, pastaj të vish te ne!
Këto dy shkolla, prej më shumë se 50 vjetësh kanë nxjerrë artistë të muzikës, por kjo nuk do të ndodhë më. Për ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti, kjo është një dhe një padrejtësi për prurjet në të ardhmen në lice.
“Për mua kjo përbën një çudi të madhe. Së pari kur u rikonstruktua shkolla, na u tha që do ta bëjmë posaçërisht për këta, dhe u bë një rikonstruksion i tërë në të cilat u krijuan ambiente për studim individual. Që do të thotë i përafrohet asaj shkolle e cila ka një traditë të madhe. “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e Lirisë” kanë një traditë të jashtëzakonshme, me nxënës që kanë përfunduar shkollën dhe kanë parë si vazhdimësi liceun. Ne kemi amenduar ligjin e arsimit në të cilin themi do t’ju japim shkollave drejtim sportiv dhe artistik. Tani ti e ke një shkollë me drejtim artistik dhe nuk jep atë drejtim që do. Si do bësh shkolla të tjera. Nuk mund të hedhim në rrugë një sërë specialistësh të shkëlqyer që ka pasur ajo shkollë dhe ka akoma. Pra aty kanë dalë pianistë, violinistë, njerëz që kanë bërë emër. Si mundet? Është një çudi shumë e madhe. Sot përfundimisht vendimet që merren nëpër shkolla nuk kanë një bazë ligjore, sepse duhet të kishte një bazë ligjore që mbyllet kjo shkollë për këtë arsye dhe jepet ky drejtim. Nuk mundet”, thotë eksperti Ndriçim Mehmeti./ tvklan
Ish-Presidenti i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar d...
Landfilli i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Ky ...
Në dhjetor 2021, “Stop” ishte në Laç për problemin e bashk...
“Stop” ishte në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë lojë...
Zamira Xhelilaj tregon se në vitin 2019 është larguar nga ...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” vjen ng...
“Stop” u ndal në Pyllin e Sodës, të cilin vlonjatët e kons...
Federata e Vrojtuesve të Plazhit është i vetmi institucion...
Rama flet për inceneratorët Në një dalje të djeshme m...
Agjencia Shtetërore për Shpronësim, në muajin Korrik p...
Situatë skandaloze në një nga lagjet në periferi të Tiranës....
Situata katastrofike me "malin" e plehrave në Orikum vijon...
Një postim të tij në rrjetet sociale eksperti i IT, Ge...
Një denoncim i fortë është bërë nga ish-kryeministri Sali ...
Më datë 1 gusht SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, p...
CNA ka zbardhur 16 faqet e para të akuzës së SPAK për ince...
Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka bërë këtë të shtunë një ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mbajti një dekl...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA-së nga një qy...
Skandali me autobusët e Tiranës vijon. Një nga linjat e a...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën e drogës dhe...
Nga dy biznese sekuestrohen 228 ora të markave të ndry...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shko...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim t...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Stuhia Daniel në Libi ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa ...
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ësh...
Përfaqësues të rajonit të Nagorno-Karabakut dhe qeverisë s...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Në Europë, rritja e çmimeve u frenua ndjeshëm këtë vit, po...