LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video – Landfillit të Vlorës i vihet sërish zjarri, tymi kancerogjen “mbyt” qytetarët

8 Shtator 2023, 17:08, Denoncim CNA

Video – Landfillit të Vlorës i vihet sërish zjarri, tymi

Landfilli i Vlorës është përfshirë sërish nga flakët.

Ky fakt është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar pamje nga zjarri në landfillin e Vlorës.

“Djegësi i Edi Ramës në Vlorë. Turizmi i plehut! Sb”, shkruan Berisha krahas videos.

Kjo situatë ka shqetësuar sërish banorët, duke qenë se e gjithë zona është mbuluar nga tymi kancerogjen.

Kjo nuk është hera e parë që landfillit të Vlorës i vihet zjarri. Edhe në korrik të këtij viti, mbetjet e depozituara në Vlorës u dogjën. Zjarri në landfill zgjati për disa ditë.

Ndërkohë, e njëta gjë ndodhi edhe me landfillet e Elbasanit dhe të Fierit, ku fusha e grumbullimit të mbetjeve u përfshi nga flakët./ CNA

Lajmet e fundit nga