LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Makina e braktisur kthehet në kazan plehrash/ Situata skandaloze në periferi të Tiranës

22 Gusht 2023, 16:36, Denoncim CNA

VIDEO-Makina e braktisur kthehet në kazan plehrash/ Situata skandaloze
Situatë skandaloze në një nga lagjet në periferi të Tiranës. Përkatësisht në Bulevardin Migjeni, rruga "Tre dëshmorët", një makinë e braktisur prej më shumë se dy vitesh, është kthyer në një kazan plehrash.

Pamjet të mbërritura në redaksinë e CNA janë shokuese. Makina është plot plehra dhe gjithashtu anës rrugës shihen mbeturinat e shpërndara kudo.

Sipas asaj që kanë raportuar qytetarët për CNA, makina i përket një shtetasi që nuk jeton më në atë zonë, por ndodhet jashtë Shqipërisë.

Makina e shkatërruar është kthyer në një kazan plehrash për banorët e kësaj lagje.

Ndiqni videon e meposhtme./ CNA

 

Lajmet e fundit nga