LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen skandalozët e “JOQ” dhe “Lolitës”/ Si i vënë gjobat ndaj bizneseve

29 Mars 2023, 16:42, Denoncim CNA
Zbulohen skandalozët e “JOQ” dhe “Lolitës”/ Si
Foto ilustruese

“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media” që u vendosin gjoba bizneseve duke përdorur skenare skandaloze.

Këto skenare me shantazhe i ka denoncuar ditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në një aktivitet, Veliaj tha se “JOQ” dhe “Lolita” po bëjnë lajme për t’u vënë gjoba pronarëve të autobusëve të kryeqytetit.

Kryebashkiaku socialist deklaroi se drejtuesit e këtyre faqeve kanë kontaktuar me drejtuesit e kompanive të autobusëve dhe i kanë kërkuar para.

“Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e ‘Jeta Osh’ Qef’, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigjja që keni dëgjuar nga unë është: ‘JO’. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të ‘Jeta osh’ Qef’, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me ‘Range Rover’ dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus.

Zbulohen skandalozët e “JOQ” dhe “Lolitës”/ Si
Gent Çekrezi dhe Erland Dalliu

Erland Dalliu është nipi i Brahim Dalliut - ta dijë gjyshi i tij, që në muajin e Ramazanit bëhet një haram i tillë dhe nipi i tij gjobit gjithë autobusët… i kam thënë edhe linjës së Kombinatit, ‘jo, s’ke për të paguar’, edhe linjës ‘Green Line’ i kam thënë ‘s’ke për të paguar’, le t’u vijnë me oferta. O do ta bëjmë këtë punë siç bëj unë punët e bashkisë, që pavarësisht gjobave vazhdojmë përpara, dhe koha na provon që kemi të drejtë, po kështu nuk bëhet të jesh nipi i një haxhiu të nderuar, një kleriku të madh si Brahim Dalliu, dhe sot Erland Dalliu u vë gjoba kompanive të autobusëve, kjo nuk pranohet, se në dallim nga ata gazetarët që të paktën dalin me emër, këta dalin edhe pa emër”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, ai deklaroi se drejtuesit e këtyre faqeve fshihen pas pseudonimeve.

Zbulohen skandalozët e “JOQ” dhe “Lolitës”/ Si
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

“Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e ‘Lolitës’ më ka vënë gjobë’. I thashë: ‘Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba’. Nuk do të paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do të provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdha të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto.

Zbulohen skandalozët e “JOQ” dhe “Lolitës”/ Si
Anisa e "Lolitës"

Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik… jam i sigurt që edhe Xhoni, edhe Kristiani [ekspertët e GIZ], teksa dëgjojnë fjalët e mia thonë: ‘s’e kishim dëgjuar këtë kosto të tillë!’”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Por kjo nuk është hera e parë që Veliaj denoncon “JOQ” si gjobëvënëse. Edhe më parë ai ka denoncuar “JOQ”, si media gjobëvënëse me emra dhe mbiemra.

Në një nga daljet e tij në shtator të 2022-shit, Veliaj shprehej se “JOQ” ka vënë gjoba me apartamente dhe me para kesh.

“Unë e kuptoj që ‘JOQ’ vë gjoba dhe do nga një apartament po unë nga një apartament për Erland Dalliun, për Gent Çekrezin, për muaj nuk kam. E di more se e dinë të gjithë kush vë gjoba në qytet. Mos bëj si naiv dhe je i virgjër dhe ke ardhur sot në Tiranë”, shprehej ndër të tjera Veliaj.

Edhe vetë kryeministri Edi Rama, e ka akuzuar për shpifje “JOQ”, pas tërmetit të nëntorit, pas një lajmi “fake news” për viktima.

Zbulohen skandalozët e “JOQ” dhe “Lolitës”/ Si

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do të jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik”, paralajmëronte Rama, në vitin 2019.

Pra, “JOQ” dhe “Lolita” ecin në të njëjtat gjurmë, shantazhojnë për interesat e tyre duke përdorur pushtetin e fjalës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga