LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bir selman i nënës kë të (mos) votoj më parë!

23 Shtator 2022, 10:07, Editorial Edvin Kulluri

Bir selman i nënës kë të (mos) votoj më parë!

Zgjedhjet lokale të pranverës së 2022-shit, ndryshe nga ato të 2019-ës do të kthejnë përballë njëra-tjetrës 3 partitë më të mëdha, pa dublantët Basha dhe Kryemadhi në krye të opozitës, por me “pronarët” e vërtetë të rolit të liderit, Berisha dhe Meta!

Megjithëse është e vështirë të bëhen parashikime, është po aq e lehtë të kuptosh se kush do të jetë përballë kujt! Rama, Berisha dhe Meta kanë një histori politike 24 dhe 32-vjeçare! Jo dhe aq e shkurtër sa mendojnë ata vetë.

Po si vijnë palët në këtë përplasje?

Le ta nisim nga Rama, i riu i parë i vjetër në këtë garë. Pas 9 vitesh qeverisjeje që nuk prodhon më entuziazëm, por vetëm mbyllje gropash me probleme, Rama po kapet pas dobësive të kundërshtarëve, por jo te bilanci i qeverisjes. Me 2 ish-ministra në burg dhe me shumë gjasa ca të tjerë që nuk i zë gjumi natën për PPP e shëndetësisë dhe inceneratorët tërkuzë, sulmin kibernetik mbi kokë dhe Erion Veliajn që i vjen vërdallë si hije e pasuesit plangprishës nga Tirana në Washington, Ramës i janë shtuar dhe dy halle akoma më të mëdha.

Bir selman i nënës kë të (mos) votoj më parë!

Rritja e çmimeve që nga nisja e luftës në Ukrainë ia ka bërë jetën shumë të vështirë shqiptarëve. Por më e keqja s’ka ardhur akoma. Nga 1 tetori rritja e çmimit të energjisë mund të shndërrohet në fitilin e “bombës sociale” që e ka në dorë, por nuk ka shpërthyer ende! Me kaq halle politike varur në shpinë as optimisti më naiv nuk do ta mendonte një fitore! Por, ka një “por” të madhe! Kush do ta mundë në garën për pushtetin vendor?

Kandidati numër 1 është partia më e madhe e opozitës. Partia Demokratike “e rithemeluar” nga njëra anë dhe një grup deputetësh po të PD-së që nuk njohin organet e dala nga Kuvendi i 30 prillit! Pra, një PD në zyrat e PD-së dhe një tjetër në zyrat e Kuvendit! Të dyja palët që heshtën 5 vite për dështimet e Bashës mendojnë se do të shpëtojnë Shqipërinë, ndërkohë që varrosën vetë PD-në!

Bir selman i nënës kë të (mos) votoj më parë!

Pala e tretë në këtë ndeshje është Partia e Lirisë së Metës që në 4 orë zhbëri gjithë kupolën e vetë duke emëruar “lirisht” ekipin drejtues! Sa për shembull të freskët, “autokratët” konservatorë anglezë harxhuan 2 muaj në debate për të zgjedhur në fund Liz Trus në krye të partisë dhe qeverisë si udhëheqesen e re!

Bir selman i nënës kë të (mos) votoj më parë!

Por absurdi më i madh është “gara e fortë” se kush ka më shumë dosje në SPAK! Dhe gara për zgjedhjet e ardhshme mund të shndërrohet nga garë për qeverisjen vendore në garë për mbushje burgjesh me mëkatarë!

Por zgjedhjet do të mbahen dhe do të kenë një fitues. Nëse fiton PS, Berisha dhe Meta vërtetë do ta shtyjnë betejën për në 2025 pasi ia kanë marrë dorën motos së Lulit se “shtatorin tjetër fillon lufta”, dhe do të ngarkojnë e shkarkojnë edhe një herë kryesitë e partive duke mos ikur vetë, por duhet të rishpikin veten pa “Lul besëprerin” nëpër këmbë!

Bir selman i nënës kë të (mos) votoj më parë!

Por nëse fiton opozita, Rama duhet të ikë nga sytë këmbët, por me një problem akoma më të madh për të zgjidhur. Në një parti që e kontrollon, duhet të vërë gishtin mbi pasardhësin. Meqenëse ky është hall paszgjedhor, Rama duhet të zgjidhë hallet parazgjedhore si fillim. Dhe frika është se këto halle nuk i zgjidh dot duke u fshehur as pas iranianëve, as luftës në Ukrainë e as pas “non-gratës”.

Kur familjeve shqiptare t’u vijnë faturat e energjisë për t’i paguar ”sa frëngu pulën” nuk ka gogol t’i stepë për të dalë në sheshe! Boll është boll!

Ndaj trilema e votuesve për të zgjedhur mes alternativave se kush është e keqja më e vogël po thellohet nga zgjedhjet në zgjedhje! “Vota jonë plumb për armikun” duket se do të jetë slogani elektoral i PS-së, PD-së dhe PL-së! 3 rivalë dhe një 1 parrule nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë, por jetojmë në Shqipëri dhe çdo gjë është e mundur!/CNA.al

Lajmet e fundit nga