LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Evi Kokalari, si kryetare e FRPD-së

4 Tetor 2022, 12:24, Editorial CNA

Evi Kokalari, si kryetare e FRPD-së

Një grua në mesomoshë rreth të 50-ave, siç është e lindur si Evis Kokalari dhe sot si konservatore e konservuar në Evi Angelakis, ka marrë shpatën e luftës me të rinjtë e FRPD-së.

Për interes të kujt?

Çfarë interesi do të ketë Evi Kokalari me të rinjtë e FRPD-së, ku gati 10 mijë vetë votuan dhe fituesi ka një diferencë të madhe në vota.

Çdo denoncim i bërë nuk ka asnjë diferencë për ndryshimin e rezultatit. Edhe sikur gara të përsëritet, fituesi do ta humbte vetëm në rast se do të kandidonte me zonjën Angelakis Kokalari, po që në fakt ka 15 vjet që ka kaluar mosha e Forumit Rinor, që ajo kërkon të zbatohet.

 

Evi Kokalari, si kryetare e FRPD-së
Evi Kokalari

Dikush duhet t’i thotë zonjës Angelakis, se nuk mund ta zgjedhë dot kryetarin e FRPD-së, por më poshtë do të mësojmë disa fakte të vërteta dhe të pakontestueshme nga asnjë prej kandidatëve.

Së pari, data e garës u vendos me konsensus të plotë.

Së dyti, kandidatët kishin dy muaj kohë për të bërë fushatë, askush, në asnjë rast nuk pati asnjë kontestim.

Së treti, listat e votuesve, pra të anëtarëve të FRPD-së, të vjetrat apo dhe ato që u shtuan, anëtarët e rinj, asnjëherë në asnjë rast nuk u kontestua asnjë kandidat.

Së katërti, qendrat e votimit dhe komisionet nuk pati nga asnjë prej kandidatëve, kurrë pretendime. Të gjithë kandidatët kanë pasur përfaqësuesit e tyre në qendrat e votimit. Aty ku kanë munguar nuk është për faj të askujt, por është për faj të kandidatëve që nuk kanë pasur njerëz në zona të caktuara.

Evi Kokalari, si kryetare e FRPD-së

Së pesti, procesi i votimit u hap dhe u mbyll pa asnjë kontestim.

Së gjashti, në lidhje me pretendimet se kanë votuar anëtarë mbi moshë, ka qenë një marrëveshje e kandidatëve vetë. Të gjashtë kërkuan që të votonin edhe ata persona që e kishin kaluar moshën dhe kjo ishte e njëjtë për të gjithë.

Së shtati, çdo ankimim lindi pas numërimit, kontestimet për manipulime, janë në qendra votimi me numër shumë të vegjël anëtarësh, që nuk ndikon në rezultat, pasi fituesi e ka diferencën mjaft të madhe, nga tre deri në dhjetëfishin e votave të rivalëve të tij.

Së teti, zhurma e krijuar nga humbësit dhe e keqpërdorur nga ndonjë prej kandidatëve të zhgënjyer nga rezultati, më shumë se gjithçka është një lëvizje e pështirë për interes të dikujt që kërkon të faktorizohet nga përtej oqeanit dhe hedh vickla. Një herë vjen, një herë ikën dhe megjithëse jeton larg, kujton se me statuse në rrjetet sociale, mund të jetë një faktor politik në Shqipëri. Në fakt është askushi dhe nuk i duhet askujt.

Së nënti, lehtësisht lind një pyetje, ç’punë ka një mesogrua me FRPD-në?

Evi Kokalari, si kryetare e FRPD-së
Evi Kokalari

Kandidatët, pretendimet, ankimimet, provat që kanë i çojnë në strukturat e tyre të FRPD-së, pasi është organizatë partnere e PD-së dhe për të qenë të qetë të gjithë, mund t’i çojnë edhe në Komisionin e Partisë. Këto janë strukturat që vendosin, jo pallavrat e rrjeteve sociale të Evi Angelakis, që nga mesogrua i duket vetja se është bërë kryetare e FRPD-së.

Në fakt, siç ne dhe CNA.al e ka theksuar, Evi Kokalari në Shqipëri po të kandidojë në gara politike brenda PD-së, sikur vendi i pastrueses të selisë të ishte me vota, as aty nuk kishte për të fituar.

Evi Kokalari nuk i duhet askujt, nuk vlen për asgjë politike në PD, ajo është thjeshtë një përçarëse dhe ky është kontributi më i madh që ka dhënë për PD-në, pas pallavrave që thoshte nëpër foltore, duke lobuar në Shqipëri dhe duke e fshehur në SHBA.

Së fundi, Evi Kokalari, është kthyer publiksht në një marionetë e Erion Veliajt kundër PD-së zyrtare dhe ish kryeministrit Berisha. Kishte sharë dhe akuzuar këdo që kishte një mendim që asaj s'i pëlqente. Së fundi, i erdhi radha dhe doktorit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga