Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje dhe me abuzim nga taksat e qytetarëve të varfër për inceneratorët që nuk punojnë, që nuk kanë përfunduar dhe që nuk ekzistojnë.
Janë 170 milionë euro ku në pak vite një grup i strukturuar kriminal, një tufë banditësh e mashtruesish sollën vërdallë një shtet të tërë, duke vjedhur dhe abuzuar me shuma të mëdha.
Mashtrimi është një fakt i kryer tashmë, SPAK ka ngritur akuzat. Në Elbasan ka një incenerator që edhe pse i ri është nën remont. Në Fier inceneratori nuk ka përfunduar dhe në Tiranë nuk ekziston.
Historia fillon me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan. SPAK ka hetuar dhe ish-zv.ministrin, Arben Ahmetaj. Ka çuar pas prangave ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë këtu ish-sekretarin e përgjithshëm Alqi Bllako.
Prej kohësh të gjitha duan të mbulohen, të krijojnë një tymnajë. Është “Tigri” pronari apo është Mireli pronari, është Ahmetaj pronari apo është Klodian Zoto pronari?
Dinin t’i merrnin apo donin t’i mbanin. Në fakt të gjitha këto janë thjesht tymnaja propagandistike të një grupi mediatik që është bashkëpunëtor i krimit të inceneratorëve. Individë, të cilët janë provuar me dokumente e fakte që kanë marrë para e i shërbejnë krimit të inceneratorëve.
Ortakët që fillojnë nga “Top Channel” shkojnë te gjobaxhinjtë e akuzuar nga ky televizion që tashmë i ka brenda si Endrit Habilaj, shkon te të tjerë individë që janë përdorur për të ngritur akuza të rreme në SPAK, apo për të deformuar hetimet dhe që në mënyrë propagandistike kërkojnë të fshehin të vërtetën e inceneratorëve deri në fund.
Kërkojnë ta fshehin të vërtetën duke luajtur me pronarë është ky apo është ai.
Në fakt, problemi tashmë me inceneratorët nuk është se cilët janë pronarët. Përgjegjësit SPAK-u i ka evidentuar. Loja e fjalëve është ky apo është ai tashmë nuk ka asnjë vlerë.
Ajo që duan shqiptarët të dinë është ku kanë shkuar 170 milionë euro të inceneratorëve? Ku kanë shkuar paratë?
Në Elbasan ekziston inceneratori por nuk punon, në Fier ende nuk ka përfunduar. Këto janë rreth 60 milionë euro. Janë 110 milionë euro në Tiranë, të tjera, të qarkulluara nga kompanitë e inceneratorëve nga ku janë paguar mediat.
Janë paguar, blerë dhe përdorur si kazan, si llum që thjesht dhe vetëm nuk është media, por janë kanale ujërash të zeza korrupsioni që i shërbejnë në mënyrë të turpshme një afere korruptive, mbrojtjes së saj dhe mbrojtjes së atyre që kanë marrë këto dhjetëra miliona euro duke kryer evazion fiskal e mashtrim të shtetit shqiptar dhe këto duke i bërë dhe për të paguar televizione, gazetarë.
Në fakt, afera e inceneratorëve për ata që mendojnë se tashmë është mbyllur, do të kalohet me akuza të lehta e të tjera si këto, është thjesht dhe vetëm një ëndërr e bukur pasi ka ende dokumente, fakte e prova që do të publikohen ditë pas dite deri në momentin që hetimi do të çohet deri në fund dhe do të marrim përgjigjen të gjithë.
Edhe mediat, edhe gjobaxhinjtë e tyre, edhe ata që qajnë me lot për “Tigrin”, për Mirelin, për Klodin, për Stelën e gjithfarë mashtruesish e hajdutësh që kanë përgjegjësi përballë ligjit, përballë SPAK-ut dhe që duhet të kuptojnë se e vërteta është një dhe vetëm një dhe nuk mund ta fshehin apo manipulojnë një grup hajdutësh me apo pa çizme, të dhunuar apo të blerë, të përdhunuar apo të keqpërdorur që kërkojnë t’u ushtrohet presion institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund të vërtetës së inceneratorëve.
Tashmë nuk ka asnjë emër, por SPAK duhet të gjejë: Ku shkuan 170 milionë euro të inceneratorëve?
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në një ambient në qendër të Bllokut është një lokal, në të...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar bandën e drogës dhe...
Nga dy biznese sekuestrohen 228 ora të markave të ndry...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shko...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim t...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Stuhia Daniel në Libi ka shkaktuar mijëra viktima, ndërsa ...
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, ësh...
Përfaqësues të rajonit të Nagorno-Karabakut dhe qeverisë s...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Në Europë, rritja e çmimeve u frenua ndjeshëm këtë vit, po...