Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministrin e Shëndetësisë, njeriun e dy PPP-ve famoze, check up-it dhe sterilizimit.
Sipas njoftimit të SPAK, masa e sigurisë e dhënë për ish-ministrin Ilir Beqaj ka qenë “detyrim paraqitje” dhe dorëzim i pasaportës për të mos u larguar jashtë vendit.
Ndërkohë, disa muaj më parë, kur u bë masa e parë e prokurorisë, e kërkuar nga prokurori Edvin Kondili, i cili njihet si një nga flakadanët e Rilindjes në sistemin e drejtësisë dhe brenda SPAK-ut, nuk ishte kërkuar asnjë masë shtrënguese apo masë tjetër sigurie ndaj ish-ministrit Beqaj.
Ka qenë gjyqtari Erjon Bani ai i cili i ka kthyer prokurorit dosjen, duke i kërkuar të thellohet në hetim dhe tani është dhënë një masë, e cila në fakt po trumbetohet si e ashpër, por është thjeshtë dhe vetëm një standard i tretë apo i katërt që kemi parë nga SPAK dhe GJKKO-ja kohët e fundit.
CNA shpesh ka raportuar se ajo që kërkohet nga SPAK-u janë standardet, që do të thotë me një formë, me një mënyrë me të gjitha personazhet dhe jo me një të nënës dhe ca të tjerë të njerkës.
Ajo që ka ndodhur me Ilir Beqajn sot është një standard i ri, i tretë apo i katërt, një formë e re e përsëritur. E këtu lindin dyshime e më pas politika akuzon se SPAK ka kontroll politik.
Përtej akuzave se SPAK apo gjykata ka dirigjencë politike, ka një tjetër analizë, që ne e theksuam më lart, që janë standardet.
Sot Ilir Beqajt i është garantuar liria deri në fund të gjykimit dhe dhënies së vendimit nga të gjitha shkallët e gjykatës. Kjo sepse në Kodin Penal është e shkruar qartë, gjykatësi nuk mund të japë një masë sigurie apo shtrënguese më të lartë sesa ajo që kërkon prokurori.
Masa e sigurisë ndaj Ilir Beqajt është dhënë të jetë i lirë, të dorëzojë pasaportën edhe pse partinë e tij e ka në pushtet dhe mund të prishë provat, edhe pse është duke u hetuar dhe për check up-in, edhe pse Ilir Beqaj ka të gjithë mbështetjen e shtetit dhe mund të deformojë dhe dëmtojë hetimet.
Nuk ka një masë sigurie “arrest me burg” pavarësisht kësaj, por ka një masë sigurie “dorëzim pasaporte” dhe “detyrim paraqitje”, që do të thotë se me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, me masën e dhënë sot nga gjykata pas kërkesës së bërë nga prokurori, Ilir Beqaj do të mbetet i lirë derisa të hetohet dhe të jepet vendimi përfundimtar i gjykatës.
Kuptohet, kleçka është te procedurat, një ankimim do të bëhet, një tjetër nuk do të bëhet, do të jepet një vendim i shkallës së parë, do të ankimohet, do të dërgohet në Apel, do të shtyhet, do të shkojë në Gjykatë të Lartë, çka do të thotë se Ilir Beqaj do të vazhdojë të jetojë i lirë derisa gjyqi të përfundojë dhe të ketë një vendim final.
Një standard tjetër që pamë sot nga SPAK, pas atij të Jamarbër Malltezit, i cili nuk mund të prishte asnjë provë të hetimit, ndërkohë që kishte disa vite që hetohej për të njejtën çështje dhe mund të ndiqej i lirë, pasi prova nuk mund të zhdukte, nuk kishte si të vepronte për të dëmtuar hetimin, ndërsa Ilir Beqaj që ka partinë në pushtet, që ka kryeministrin e tij në pushtet lihet i lirë, i merret vetëm pasaporta. Me apo pa atë dokument Beqaj është rrezik potencial për provat.
Pra, disa të nënës dhe disa të njerkës, atë që prish provat e lë të lirë, atë që nuk ka asnjë mundësi të prishë provat e lë në burg.
Skema është e qartë, masa e sigurisë e kërkuar nga prokurori është e lehtë, detyrim paraqitje, dorëzon pasaportën dhe vetëm kaq. Deri në fund të gjykimit Ilir Beqaj do të jetë qytetar i lirë, kurse një pedagog, një mjek siç ishte pak kohë më parë, apo një qytetar tjetër, që nuk ka asnjë rrezik për hetimet sidomos në çështje të tilla korrupsioni qëndron pas prangave.
Në rast se ke qenë afër kryeministrit, çuditërisht je i lirë, si rasti i Ilir Beqajt edhe pse mund të rrezikosh prishjen e provave dhe hetimeve.
Dhe ky është standardi që vendosi prokurori Edvin Kondili, i cili siç e theksuam është flakadani i Rilindjes, një nga prokurorët që njihet gjerësisht për mbështetjen që ka ndaj mazhorancës në pushtet./ CNA
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televi...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Një anije luftarake e marinës amerikane në Detin e Kuq...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshjen për të zg...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Jerusalem ku ...
Henry Kissinger, ish-sekretari amerikan i shtetit dhe ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...